Vizita e A. Vuçiqit në Kosovë, një ditë pas dështimit të dialogut në Bruksel është një paralajmërim se Serbia postfashiste ka ndryshuar kursin politik rrënjësisht, por nuk e ka ndryshuar paradigmën e retorikës, e bindur se me te do të mjegulloi çdo gjë. Vizita e A. Vuçiqit është përgtitur me muaj nga tre historian dhe një politikolog, të gjithë të zhytur thellë në përgjegjësinë kriminale të S. Millosheviit, dhe ideator të kasaphanës në fund të shekullit XX. Autorët e fjalimit, nga ritmika paksa të ndryshuar nga lexuesi, janë të njohur për shovinizëm ekstrem rreligjioz dhe politik.
Politika e Beogradit në gjeostrategji ka ndryshuar duke zbukuruar retorikën me fjalë përverëze, por të “ëmbla” për demokracinë Perendimore. Kjo tregon se Beogradi ngadal po provon, nuk po ngulë këmbë, ta “ndryshojë” kursin dhe të rreshtohet kah SHBA+ BE, gja që është shumë vështirë të ndodhë. Lidhur me këtë nuk është mosndryshim i politikës në Beogrd kur A. Vuçiqi e vlerëson Millosheviin si politikan largvajtës, sepse Gebellsi (Vuçiqi) dhe Geringu (Daçiqi), nuk mund të ndryshojnë, por vetëm të sharrojnë më thellë se Hitleri i Ballkanit (S.Millosheviqi) në urrejtje të maskuar. Vuçiq e lartëson Milloshin, e “kritikon”, pse nuk i shfarosi jo në etapa, por për një kohë të shkurtër të gjithë shiptarët. Ky projekt i ri, i vjetër serbian zbulohet me mbështetjen e A.Vuçiqit në politikën e popit fashist Nikollaj Velimiroviqin, një ideolog i terthort i Stevan Moleviqit dhe S. Jovanoviqit në “Klubit Kulturor Serb 1935-1943”. Se çfarë shoqërie ka projektuar popi fashist Nikollaj Velmiqoviq, të cilin pushteti i Millosheviqit e dekoroi dhe e nguli në dekoratë nga Patriku Pavle, sepse të gjithë u rreshtuan kah humbet lufta, edhe kjo dihet. Vuçiqi tash në 100 vjetorin e themelimit të Mbretërisë SKS (1918-2018), don që N. Velimiroviqin ta largojë nga “ngulja” në hu. Mu për këtë A. Vuçiq po bëhen qe dy muaj që i ka siellë 40 arkeolog rus në Kosovë dhe ata po gjurmojnë nën ujin e UJMANIT pallatin e njëfar Jelina Anzhujska (një intriganate) nga vitet 1226-1306. Kush i ka lejuar këta (40 ‘arkeologë’ rus) dhe tre arkeolog serbian, nuk e di. Pushtetarët tanë që i kanë plandosë intelektualët e vërtetë shqiptar, i kanë siellë buzë shkopit lypsisë, populli le ta kuptojë, se ku shkeli Vuçiqi aty aspiron t` i ngritë sërish “çadrat”, e mediturinë e tyre, me institucionet partiake po deshmohet se një kastë mediokrish do ta lejojë një Dejton II, që do të thot: “Republikë shqiptare në Serbi” e nëse kjo nuk dhezë, paslon palni B, një “Republikë Serbe në Kosovë”.
Pse e përmendi disa herë A. Vuçiq popin fashist Nikollaj Velimiroviq. Po sepse më 1935/43 N. Velimir do të mësojë popullin serbian që kishte prirje për luftë qytetare deri në kasaphane, se “atë që po e bënë Adollf Hitleri sot (1941-3) mbi Hebrenjët etj. e ka bërë Shën Sava në Mesjetë ndaj Arbanasëve”. Lidhur me këtë, po të lexohen me kujdes porositë e Shën Savës nga viti 1219 e deri më 1375, krimet ndaj arbanasëve, vllehëve, bizantinëve (më vonë grekëve) e bullgarëve, del se ishin aq ogurzeza, sa që krematoriumet e Hitlerit mbesin zero, kuptohet për kah zbatimi në një hapësirë të caktuar. Lidhur me këtë, princat shqiptarë të gjetur para kullës dhe çekanit, nën pushtetin kriminl të princave dhe kralëve e një cari sadist serbian, më 1338 dhe 1348 do të shkojnë te Sulltani në Brusë për të kërkuar ndihmë. Sipas lavdimeve të popave serbian në të gjitha kohërat, ka pasë raste kur një lokalitet është diegur me të gjithë njerëzit në te, vetëm pse nuk ka paranuar të flasin e luten sllavisht, sepse monoteistë ishte para 1200 vjetësh. Konkretisht, më 1330 pushteti i kishës dhe shtetit serbian do të ligjësojë: “Nëse një arbabanas ose vllëh, vetëm thot se ara ose kullosa ka qenë e imja më parë, do të denohet 500 copë dele”; “në shtëpi, në rrugë dhe askund arbanasi… nuk guxon ta flasi gjuhën e vet”. Për këto mizori kishtare e shtetërore, Patriku i Stambollit Kallistos e anatemoi nga kisha më 1350 Car Dushanin. Për ta zbutur anatemën bizantine, Car Dushani (1346-1355) do të provojë që Murat Khanit t` ia japi vajzën për harem. Sulltani dijti ta shfrytëzojë mirë luftën civile në Bizant dhe mizoritë e princave, kralëve e Car Dushanit të vetëm . Princ Lazari nuk ka lidhje me shprehjen “car”, por është një princ pijanec, i varur nga fobia për intriga sepe pikërisht në kohën etij, u bë e njohur se Car Dushani e ka helmuar babain e tij për fron, ashtu si e verbuan Rastkon vllazërit dhe pastaj e bën “Shen Savë”, e shumë vrasje tjera mizore që metastazuan. Duhet të sheshëzohet se me ardhjen e Osmanlive në Nish më 1375, të gjithë Arbanasit në jug të këtij qyteti arbanas, do ta zbulojnë lirëshem identitetin e tyre josllavë, dhe aty do ta jetojnë deri më 1878, kur filloi kryqzata e dytë antishqiptare, ngjarje kjo që që me çështjen e muhaxherëve e krijoi domosdosmerisht Lidhje Shqiptare të Przirenit. Pra, MUHAXHERET ishin ata që kërkuan bashkim kombëtar dhe shtet laik evropian, sepse ishin përzënë nga Sanxhaku i Nishit, nga trojet etyre den baba den, si racë dhe kulturë evropiane. Mu për këtë, populli do të këndojë atëbotë më 1878: “Baba mret ma falë Gjakovën, ma shite Nishin e Kushumlinë, ma shite Bosnjen e Rumelinë, don me shitë Plavë e Gusinë”, përmes Ali pash Mazharrit. Populli mendonte se me ruajtjene Gjakovës (Jakovës) ruhet Shqipëria e Sulejman Vokshit, Shkodra Vaso Pashës, që vlazërisht ia ofruan fronin shtetëror Ymer Prizrenit, Abdyl Farshëri etj. Lidhur me këtë, Vuçiqi me një përmendje të Nikolaj Velimiroviqit është zbuluar se çka synon dhe si do ta realizojë synimin. E këtë synim e dijnë vetëm ata që në hollësi e njohin politikën trodiemnzionale serbiane të: kishës , shtetit dhe institucioneve “shkencoro-arsimore”, të maskura me përralla mesjetare me kolorit promiskuiteti , eutanazi priftore dhe neofashizëm hitelrian, e sojit Vuçiq-Daçiq. Viziata e A. Vuçiqit e ka një të “panjohur” të madhe për t` u zgjuar politika shqiptare, evropiane dhe SHBA. Eshtë fjala se Vuçiqi erdhi në Kosovë JO me bekimin e Kishës Ortodkse Serbe dhe “Kontra Obavestajna Sluzba” të dya të kompromituara pse nuk i shfarosen shqiptarët deri më 28 VI 1999. Ky fakt duhet ta detyrojë establishmenin politik shqiptar të mendojë mirë, sepse Xh. Bollton nuk do të ndalet, do ta kthej nëse mundet “pozitën e Kosovës në vitin 2005”. Për ta shporrë këtë projekt, kam pasë deshirë që A. Vuçiqi të vijë në Kosovë, (pasi që nuk vendosim ne) me tërë grigjën e popave, sepse aty ku kanë mbajtur liturgji këta belagji (popat) si Nikollaj Velimoroviqi e me radhë, aty kurrë nuk kanë pushur shigjetat, topat dhe thikat e përgjakura ndaj të tjerëve, por në fund çdo gjë ka mabruar me katastrofë të tyre. Vuçiqi, në fakt ai do që Kosova me nxitje të Putinit, të shndërrohet në Siri, dhe për këtë skenar po ia “shet” nga dy-tre miga me defekte, derisa ta vejë në knetë.
Mu për këtë propozojë që një delegacion shqiptar të shkojë në Vashington dhe ta sçarojnë metamorfozën serbe, sepse Berlini, Londra dhe Parisi se nuk ka korrigjim e as ndryshim të kufijëve. Ky deklarim serbian ndodhë edhe për një synim, qëllim që verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të paktën të lëkundet, relativizohet. Keni mendet politikanë shqiptarë, mjaftë ma me politikë: njeri thumbit e tjetri patkonit. Sopata duhet t` u pret në një vend, duke u konsultuar me ekspert. Për ndryshe këtë popull duhet ta rreshtoni të mos urrejë asnjë popull tjetër e ju të mos lejoni atë kurrë të bëni çka kanë berë pushtetarët serbë ndaj neve. Kombi shqiptar nuk do të ju falë kurrë nëse lejoni hakmarrje. Kjo është rruga e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Emin Durakut, Shtjefen Gjeçovit, Qemal Stafës, At Nikoll Markut, Adem Demaçit, Nënë Shën Terezës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e Adrian Krasniqit, rrugë kjo që e duan miqët tanë në SHBA dhe BE. Ska rreshtim tjetër. Të gjitha rreshtimet tjera çoftë edhe me “korigjim” kufijësh, që është thikë pas shpine çështjes shqiptare. Nuk guxojmë t` i korisim miqët dhe traditën tonë të dlirë popullore- kombëtare. Më 11 IX 2018