Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: “Truri i shpërlarë” dhe përpjekje gjenocidale ndaj shqiptarëve në tre shekujt e fundit

Po hyjmë në një histori politike dyshekullore, që ndaj shqiptarëve gjallëron përpiekja dhe lufta ekstreme për të na e “shpërlarë trurin” me forcë dhe shpifje ekstreme. Shpifjet janë nder më të ndryshmet. Lidhur me këtë, më 1899 Mbretëria e Serbisë kishte përgatitë me sugjerimin e Wjenës (mbreti i Serbisë më shumë jetonte në Vjenë se sa në Beograd deri më 1903-hb) një akuzë ndaj shqiptarëve të Vilajetit Kosovës, dhe atë e drejoi në Gjykatën Nderkombëtare në Hagë, për “terrorizëm”. Aty, paditeshin shqiptarët për 132 “vrasje terroriste”, me qëllim që të përgatitet opinioni evropian që Vilajeti i Kosovës mund të “civilizohet”, vetëm nëse e okupon  Serbia, ashtu si kishin bërë akord me Konventen sekrete më 28 VI 1881. Reaguan në korrik 1889 dy klube politike shqiptare, dhe Stambolli e themeloi një Komision: Ministri i punëve të brendshme, valiu i Kosovës, dy nëpunës të nahisë dhe një prift serb me një serb vendas ku “është bërë krimi”. Komisioni hulumtoi vend për vend, dhe nuk e gjeti asnjë provë se janë vrarë serbët. Gjykata Ndërkombëtare, shkurt  theksoi: “132 akuza-132 rrena”! Ky dokument u botua më 1889 dhe u ribotua më 1989 me urdhër të S. Milloshit dhe u provua e njëjta akuzë, drejtuar Parisit, Moskës, Londrës etj. për të pasë Serbia socialiste të drejtë të na disiplinojë si : “ popull që dhunon murgesha, që rrënon varre, dhunon pederë martinoviqa, dhunon sytë e vizatuar të Sinomidës  nëpër manastire!!!”, e që serbët miopë provonin vet të i “sherojnë” sytë e infektuar, duke prekur freskën e “shejtit” të tyre që vet ia kanë verbuar të dy sytë .Ja ku ishim në politikën e shpërljarjes së trurit pastaj për një shekull.

Më 1983 erdhi në kabinetin tim një gazetar gjerman. U prezentua si Heiko Fllotau (Vllau i Renata Fllotaos “gazetare”!). Pyetja e parë e tij ishte se: “ Ku jetojnë shqiptarët që kafshojnë njerëz”?!!! U stepa dhe e ftova Dr. Tahir Abdylin në zyre, se mos gjermani është çmend, sepse e shprehte një siklet. Provova të kuptoi se prej kah vinte dhe pasiqë kërkove prej tij autorizimin, kuptova se ai ishte një gazetar korrespodent, që e dinte fare mirë serbishtën. I thash guxon Ti ore gjerman të vish me mua. Tha duke u hamned se, PO!. Filluam gjiron nëpër Kosovë: Vushtrri-Mitrovicë-Skenderaj-Klinë-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren-Serandë-Shtime- Ferizaj-Gjilan-Prishtinë. Në çdo qytet i thash mundesh me u shtetitë, pale mos po të “kafshon njeri”!! Në fund, kur erdhëm në Prishtinë, ia ofrova një letër të bardhë dhe i thash shkruaje dhe nënshkruaje: KAPITULLIMIN E SERBISE!. Filloi të zgërdhihet sepse dihej se kush e ka derguar në Kosovë. Madje, kjo shpërlarje truri te gjermani ndodhi pas vitit 1981, kur 22 funksionarë shqiptarë u regjistruan “Jugosllavë” e që i luftonin deri që u mpakej gurmazi duke sharë e pështyrë rininë e kombit të vet për  demonstratat  revolucionare shqiptare. (Shiqo AK, Regjistrimi 1981, Shënime stenografike të LKK). Mbeti gjermani i sikletuar se nuk i ndodhi asgjë nga shqiptarët “kanibal”. Në fund  në përshëndetjen e ftoftë me te me ironi më tha se: “ Kam mësuar prej teje çka është marksizmi”. Unë: prej teje kam mësuar se si shpërlahet truri dhe njeriu i “civilizuar” bëhet spiun i paguar dhe provon të na shet “ujqë për dele”. Nuk ju kalon thuaj në Beograd. Dhe spiuni pas dhjetë ditësh e botoi “tregimin”  e tij në gazetën “Zi dojçe cajtung”me insinuatat e gazetares Bullatoviq.

Nga e njëjta kuzhinë para ardhëse politike më 1913-1915 lere që u riokupuam por e “fituam edhe bishtin”, nga politika propogadistike profashiste serbe-malazeze, greke”. Në mes dy luftërave nga M. SKS akuza më e rëndë ishte të kesh një libër shqip në shtëpi. Ishte më e “zakonshme” ta luftosh shtetin me armë se sa më e pasë një  libër shqip. Libri shqip ishte “kolerë”, për shtetin të cilin tërë Evropa po edhe Amerika e Wilsonit i bënin proskineza duke  e lartësuar Flamurin e saj të përgjakur në trupat e shqiptarëve edhe nepër institucionet shtretrore. Ja si vazhdon “shpërlarja e trurit”, kur informata është zero , sidomos ndaj shqiptarëve të Vilajetit Kosovës 1918-1941. Gjatë luftës së Dytë botërore, shpërlarja e trurit është bërë nga nazi-fashizmi shumë efektshëm. Majftonte me të quajtë komunst dhe digjej i tërë rregjioni ( Studio diegjen dhe bomabrdimin e tri fshatrave: Prapashticë, Keqekollë, Nishec etj më 5 maj 1941 nga Wermahti, studio varjen e patriotëve nepër qyete dhe qëndrimi i kufomave nga tri ditë në publik). Medno pastaj më 1945 e tutje kur fëmijët detyrohen të shkojnë për t` i parë kah pushkatojnë shqiptarët   “fajtorë”.

Edhe në BE ka kufij të pazgjidhur dhe korrupsion për eksport por…

Nga vitet 1945-1981 okupatori kishte të drejtë ta “shpërlajë trurin”, nëse të markonte si irredentist, Informbyroist, ngritës të Flamurit shqiptar, enverist dhe në tërësi pse je shqiptar, sepse ata të Shqipërisë “janë albanaci” e ne diçka tjetër sepse nuk duhej të ishim njësoj, prandaj u bëmë “shpitari” seri më 1966. Nga viti 1981-1989 okupatori ngriti akuzë për shpërlarje truri të opinionit, sepse shqiptarët po: ‘prishin varre, po dhunojnë murgesha, po detyrojnë sllavet të shpërngulen po…”. Evropa u besonte skajshmërisht, çka vëreteton bindja e gazetarit gjerman, Heiko Fllotao se “ shqiptarët kafshojnë..”, përrallë kjo që e kishte mësuar shumë mirë në Beograd nga gazetarja Bulatoviq nga gazetarët e “Jedinsvos”  duke e informuar  në kontinent  spiunen  e UDB-ës së Buba X., të cilën e përmendi gjermani disa herë në gjiron nepër Kosovë. Shpërlarja  e turit, ndaj shqiptarëve do të vazhdojë efektshëm deri më 1 tetor 1997 duke vrarë vet pushteti aty- këtu civilë duarthatë e duke akuzuar se  shqiptarët janë ‘terrorist’. Çdo takim zyrtarë dhe ‘studiues’ që i bëhej Kosovës, 1981 e tutje, akuzat ishin të një fabrike, se: “shqiptarët po e detyrojnë pushtetin të përdorë terror për t` i civilizuar dhe zaptuar ligjet neofashiste-socialiste serbe, të cilat populli serb i shndërroi në luftë për gjenocid , por që der sot, BE dhe OKB fare nuk e përfillë një realitet tragjik kombëtar. Madje më 2015 u themelua Gjykata Speciale raciste, për ta kriminalizuar një LUFTE të DREJTe që e ka bërë UÇK, e të cilën aktakuzën ia ka bërë një grumbull partish pacifiste shqiptare . Ky fakt duhet të dihet, dhe dokumentet duhet të botohen, pastaj çka?. Tani truri shqiptar në Kosovë provon të shpërlahet nga një kastë politike, që duhet me çdo kusht t` i falë Malit Zi 8500 hektarë tokë për viza. E vizat BE nuk i lejon jo për shkak të demarkacionit, por që të detyrohen shqiptarët të marrin pasaporta të Serbisë dhe një ditë t` u thuhet “ Ja qytetarë të kujt jeni, ju vet i keni pranuar pasaportat serbe”.

Tani për tani kundër Kosovës si shtet janë në qarkullim dy fronte “luftash”: çështja e Gkykatës Speciale për t` e dënuar UÇK dhe çështja për ta demoralizuar popullin shqiptar në Republikën e Kosovës që nuk ka viza e “demarkacioni dhe korrupsioni janë faje”.  E prej Kongresit Berlinit 1878 e deri më 2008, i tërë populli shqiptar dhe a malazez e kanë pas të ditur se KUFIRI Kosovë-Mali Zi është në Çakor dhe Kullë. Tani është transplantuar në vendet që “dëshmojnë” se kemi të bëjmë me terma serbian si “ Savino vode” dhe Kuçishtë’. Kjo politikë bëhet sikurse më 1941 kur Gjermania dhe Italia e vendosen kufirin në mes Llapit dhe Prishtinës në Lebanë, për ta kuptuar se emrat e vendeve në Kosovë janë në serbishte. Po shumë ma i mirë ishte pozita kufitare në BESI, por aty emisarët që nënshkruan se Mbretëria Jugosllave hyn në Paktin tripalësh, kërkoi emra të tillë sllavë. Në anën tjetër  kurrë nuk është lejuar që të bëhen publike faktet se Serbia i ka likuiduar 11000 hebrenj deri më 1943. Por është stimuluar se në Kosovë 1941-1944 shqiptarët kanë qenë me fashizmin 90%?!!. Është bërë kjo propagandë për shpërlarje truri, për fshehje të realitetit se ishim kombi i tretë në Jugsollavi, por ishim “pakicë”.

Tani propaganda e I. Mustafës në Republikën e Kosovës është fokusuar që me çdo kusht të ratifikohet marrëveshja fantome e Brukselit për kufirin e rivizatuar në mes Kosovës-Mali i Zi. Por shtrohet pyetja, çka të bëjmë me autogolin e Serbisë që na ka paditë në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë, që Kosova i ka 11000 kilometra katrorë, ku pala serbe e ka marrë autogol”- e ka humb gjyqin. Jam i sigurt se tani oligarkët e Kosovës do ta humbin insistimin  e tyre që të vizatojnë kufij të rinjë, madje duke “shitë ujqë për dele” , sepse BE po na e pranon liberalizim të vizave, për ndryshe…”. Po ku ka këso kaste politike në botë, që pranon humbje territori për “beneficione” fikëse politike. Kjo politikë ka emër dhe mbiemër, por atë le ta thonë ata që duhet ta thonë, madje në Parlamentin e Kosovës. Po nuk po hamendem fare se këtij insistimi i thonë …, as më pak e as më shumë. Po çfar “filozofie” është sot në shkencën moderne kur i ke kufijtë , e matë atë sipërfaqe për tre minuta. Po kufijtë në këtë rast nuk janë të definuar. E pra si provon kryeministri Isa Mustafa të na e “shpërlajë trurin”, duke eksperimentuar  për demrakacioni, në të cilin është futë politikisht në një kënetë “infektive” me fajin e tij.

Fashizmi ishte sistem që provoi të shesë  “ujq për dele”. Nuk ia arriti por prapë në Evropë po gjallëron. Socializmi provoi të shiste “dhelpra për pula” dhe nuk ia arriti, por mjerueshëm po kërcënon sidomos në rrafshin social sot kudo nepër glob. Kapitalizmi liberal, provoi të bëjë pazar me dy sitemet, duke provuar filozofi globaliste. Ja si u provua kjo filozofi në trupin tonë. Filozofa socialiste ishte formulë 1+1+1= shteti socialist, kopreatriva socilaiste dhe kombi socialsit (patriotik) jugosllav; kombi evropian, kombi globalist etj. Më 1948, M Gjillasi do të klithë efektshëm në Politburo të PKJ-ës: “ E themeluam shtetin socialist, tani duhet ta ndërtojmë kombin socialist jugosllav”. Këtu filloi koka të krymbet jugosllavizëm integral dhe homogjen nga veriu në jug, për të u mbetë barra kryesore shqiptarëve me ngritje flamujsh, me bërë greva, demonstrata dhe burgje, nder më të egrat në Evropë . Dhe Evropa e civilizuar kurrë nuk e ngriti kokën, por salutoi dhe injoroi çdo provë (31 programe atishqiptar) për shfarosje të shqiptarëve në Jugosllavi, sepse sllavët e mbulonin çdo akuzë me demnatime diplomatike, duke “shpërlarë trurin” ,me rrena gebellsiane , komunisto-çetnike.

Si lindi fashizmi përmes “Action français” (shih:“K. dit..”. Këto ditë) më 1895?

Formula  e lindjes fashizmit është 4+2+1. Zbërthimi: kulti i traditës; refuzimi i modernes; mosbesimi ndaj intelektualëve; çdo kompromis duhet cilësuar si tradhti; kulti i racizmit; vuajtje e krizës (Sçka thengjill sepse ka tepër); nacionalizmi që përçanë. Nuk janë pra Musolini dhe Hitleri për ndertimin e shitoreve për shitjen e “akulloreve”, por për ndërtimin e laboratoriumeve për likuidimin e miliona njerëzve, pse nuk i takojnë racës tyre. Eutanazia se po të diegim dhe po të pushkatojmë në masë, dhe fare nuk do të keni dhimbje, është politikë meskine e K.O. Serbe edhe sot që ua ka kurdisë Kishën në qender të Fushës së Universitetit. E tillë ishte edhe politika vrastare e Kasapit të Ballkanit (S. Millosheviq 1986-1999), të cilën serbët si në orkester e ngritën në kult e ku meritokracinë e drejtonte prap KOS-si, me ideologjinë e “popullit qiellor”. Tani (2016) demokracia liberale po “jep shpirt”, por jo në shtat, por në Mesdhe ku peshkaqenët knaqën duke ngrënë njerëz varfanjak sikurse më 1913/14 që ngjante me shqiptarë. Atëherë Kryqëzata evropiane (Alenaca ballkanike) të detyronte ta “shpërlaje trurin”, duke të detyruar të shpërngulesh në Anadoll (Azi). Tani e njeta politikë “shpërlarjesh truri”, nga  e njejta kuzhinë politike, detyron shpërngulje nga Lindja e Afërt kah Evropa, për interesa meskine. Atëherë, ishte kryqëzatë, tani është luftë që një barel naftë të “fitohet” me 3 dollarë. Ku ka arrit civilizimi njerëzor, mizori të pafund…sepse e ngjashme me tragjedinë shqiptare (rreth 350 000 banorë)  kur 395 anije evropiane bartënin shqiptarë në Anadoll, prej tyre 28 anije u fundosen në ujërat e Mesdheut.

Edhe atëherë Evropianët kishin organizuar dasëm për peshkaqenët e Mesdheut!!. Po,  e kam vizituar Sirinë, Irakun dhe Libanin  më 1969. Askund njerëz më të civilizuar dhe më bujar nuk kam hasë, duke e krahasuar me shumë popuj të Evropës ju ka shëtitë shumë herë. Kush i bëri këta popuj të Lindjes së Afert dhe të Afrikës të pësojnë tragjedi të këtillë. Vetëm pushteti i tyre…JO, por edhe i atyre që tierrin “mëndash në borë”. E si lindi komunizmi duke kaluar nëpër socializëm: Formula  e lindjes është: 4+2+2. Zbërthimi: kulti i traditës i përzier me kult të prijësit; modernizim por i kontrolluar në ekonominë “proteksioniste”; intelektualët nën kontroll policor; çdo antiideologji-tradhti; kult racist i ideologjisë; vuajtje në krizë për “interesin” e përgjithëshem dhe të planifikuar; nacionalizëm që lejohet nga lartë, sepse duhet të avansojë si avangardë proletare puntori për me i ndejtë si samar byrokrati; vetëknaqësia me premtime për shoqërinë e “përtej varrit” –komunizmit (puno sa mundesh dhe merr sa ke nevojë!). Kjo ideologji ka premtuar parrajsen e ferrit, dhe instiktet totalitare , duke shoqëruar parajsen e ferrit me detyrë që t` i besohet imagjinatës,kultit të individit, pikërishtë duke e shpërlarë trurin. Kapitalizmi liberal ka dëshmuar rezultate spektakulare në lëminë e të drejtave të njeriut, por jo edhe të drjtave nacionale sa ka pasë dhe ka fuqi. Po të përqendrohej ky sistem kapitalist në të drejtat nacioanle kudo në botë horizonatlisht dhe vertikalisht, dhe mso të prvonte ta mbulojë politikën totaliatre me globalizëm, do të shkonte shumë largë me rezultate civilizuese , ekonomike sidomos. Por, globalizmi, u mendua nga trusti mendor evropian se është “një konfederatë”, prandaj disi deshtoi me mosaprovimin e Kushtetutës së BE-ës, pasoi“brexi”, deshtoi paraljmërueshpëm në SHBA me zgjedhjen e Doanld Trumpit i cili mbetet të deshmoi se Amerika është vizion i parë dhe i fundit i shumë popukve që ndertojnë sistem liberla kapitalist. Rezervë politike për fitoren e globalizmit ka fare pak. Globalizmi po parlajmërohet se do të deshotoi si filozofi edhe në FarncëAty G+L, po mbulohet intelektualisht me krtika ndaj Le Penit. Globalizmi paralajmorhet të deshtojë edhe në stilin model të “Pranveresë arabe”, që u kthye në dimer, sepse kapitali ushtrak , finansiar dhe ai i oligarkisë nuk do të lejojë kurrë që një barel të kushtojë më tepër se 3 dollarë. Ekspolatim i egër, kah t` i mbajsh, vetëm intelektualizëm dhe fjalë të reja ka më shumë , madje për infkacion dhe inflacion. Fare pak ka përparuar standardi masiv në kapitalizmin liberal, por fare rrufeshëm ka metstazuar standardi letrar me teoriçka finoke .

Kur lindi Jugosllavia më 1945, kohë më vonë Gjillasi dhe Rankoviqi do të shpërthejnë në një plenum: “Ejani tani ta krijomë kombin jugosllav”. Dihet se kjo politikë ishte amballazh i Stevan Moleviqit (ideolog çetnik më 1941) dhe më 1974 slloveni E. Kardel, do ta federojë Jugosllavinë. Do të plasë erpucioni kundër këtij federimi politik dhe shtetëror, sidomsos i pikantuar rreth Kosovës. E njëjtë ishte edhe përgjegja, në Kosovë shpertheu Revokucioni më 1981. Filluan përplasjet dhe meditimet se si të “palohen shqiptarët”. Me Progarmin Jugosllav për Kosovën 1983-1988, sllavët provuan ta ngjallin kufomën në varr duke “shpërlarë trurin botëror se këtu lulëzon barazia”. Torturat dhe burgimet jugosllave ndaj shqiptarëve nuk pushuan. Por populli vital shqiptar shkoi fuqishëm deri te armët, që i mungonin në fillim. U krijua shteti më i ri në Evropë me luftë dhe vargojë viktimash civilë. Tani, disa verdhacakë në stilin e krijimit të kombit jugosllav, nxituan pasi që u krijua shteti i Kosovës, ta trumbetojnë “kombin kosovar”!!!. Nuk do të lejohet kjo sepse askush nuk do as në Kosovë, as në Ballkan, as në Evropë ta shpërlajë trurin e të metamorfozohet në diçka artificiale, në politikë diktati. Ky yrush nuk lejohet edhe për faktin se ansjë pakicë në Kosovë nuk do të lejojë që të kamuflohet për hatër të “kosovarëve” në diçka që nuk është. Por shpërlarja e trurit do të provohet sepse shoqëria njerëzore ende nuk ka gjetë model afatgjatë për rrugëtim se çka është shteti dhe çka është kombi. Kombe të “pastra”, mund të vetëquhet çdo kombe (që shkencërisht kombe të pastra nuk ka), por shtet të pastra,  nuk duhet as të imagjinohet të ketë. Historia e ka dëshmuar ku shpie përpjekja për shpërlarje të trurit njerëzor.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …