leoni

Krimet serbe ndaj shqiptarëve

Prof dr Hakif Bajrami: Vrasjet masive dhe gjenocid serb kundër shqiptarëve prej vitit 1877 derin në vitin 1999

PËR 122 VJET POPULLI SHQIPTAR U DËMTUA PËR 142 MILIARDË DOLLAR

Më 1 mars 1992 pata shkruar në “ZËRI”, se popullit shqiptar iu kanë shkkatuar dëme nga Serbia për 125 miliardë dollarë. Askush atëbotë nuk mësoi asgjë nga ky shkrim, sepse mendohej që do të çlirohemi me deklarata për shtyp. Dhe kush ka mundur t` e njohtojë opinionin se po ajo Serbi gjatë viteve 1992-1999 do të i shkaktonte dëme popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjërë, edhe për 30 miliardë dollarë, që gjithsej del s dëmet arrijnë në 142 miliardë dollarë. Tani shtrohet pyetja, se si është arritur kjo shifer. Pas vitit 1945, me kujdes u përpiluan metoda dhe rregullore se si llogariten demet e luftës, edhe në Kosovë. Prej atyre materialeve, të cilat i ka përpiluar Prof. Zekeria REXHA, me disa bashkëpuntorë, ku ndihma e Fadil Hoxhës ishte evidnete, edhe sot mund të mësohet. Tani shtrohet vetëm një pyetje se si Fadil Hoxha arrijti menjëherë ta krijoi Komisonin për dëme të luftës, e që ky personalitet e kishte vetëm shkollën e meseme, ndërsa drejtuesit tanë sot (2018), që injorojnë çdo dituri, vetëm blefojnë e “kuadro” me tituj dhe pozita politike madje, ka për eskport. Tani po e ribotojë shkrimin e vitit 1992, me plotësim të dëmeve që I janë bërë Kosovës nga vitet 1992-1999.

Në mjetet e informimit serb, në momentin aktual, gati për çdo ditë mund të lexohet, për dëmet që Serbisë ia paskan bërë të tjerët. Zakonisht aludohet, në Austrinë, në Gjermaninë dhe në Kroacinë. Në lidhje me këtë, dihet saktësisht se popullsia serbe, në truallin kroat është e kolonizuar. E kolonizuar popullsia serbe është edhe në Vojvodinë.Por, pjesa dërmuese serbe (75%) në Kosovë është e kolonizuar, pas vitit 1912, kur kjo trevë etnike shqiptare u okupua, me tolerimin e Austro Hungarisë, Italisë dhe me forcën fallangë, të ortodiksisë ballkanike, e dirigjuar nga Rusia cariste.

RUSIA “PASTRON” BALLKANIN NGA MUSLIMANËT

  Gjatë viteve 1877-1912, Serbia i okupoi 714 fshtara shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Sipas një staistike turke, Serbia atëbotë i përvetësoi 98000 shtëpi banimi, 82300 shtalla bagëtish,58000 hambar drithërash, 98000 maxhe buke. Prej çdo shtëpie, Serbia plaçkiti prej 20 deri 400 copë dele, prej 3 në 150 copë lopë, afër 40 000 kuaj, 70 000 qerre e mjete tjera shtëpiake.I tërë drithi u plaçkit dhe kurrë për këtë nuk është debatuar në ndonjë forum ndekombëtar. E vërteta, për krimet ndaj shqiptarëve flasin edhe dokumentet sekrete të qeverisë serbe. Jo vetëm kaq, për ato krime kundër shqiptarëve, serbët kanë debatuar në organin e Qeverisë që quhej “Samouprava”.Vetëm gjatë dimirit 1877/78, Serbia me dhunë i largoi 350 000 shqiptarë,ndersa pronën e tyre e përvetësoi. Numri i të zhdukurve nuk do të dihet kurrë. Serbia në këtë kasaphane i dogji fshatrat shqiptare nga Nishi e deri në afersi të Prishtinës, duke e përfshi Kazanë e Gjilanit, Nahinë e Llapit dhe një pjesë të Permalinës.

Në bazë të një analize profesionale, të Komitetit Mbrojtja Kombëatre e Kosovës (1919), duke marrë për bazë edhe pronën e plaçkitur tokësore të tërë territorit Tiplicës,Masuricës, Jabllanicës, Nishit me qytete thera,duke e llogaritur trevën e Plavës dhe Gucisë, të Ulqinit, deri në vitin 1912 trojet shqiptare që u theksuan, janë plaçkitur me një shumë prej 40 miliardë dollarësh. Në këtë aspekt, duhet të mendohet qartë për pasurinë e patundëshme që është grabitur edhe në krimet që nuk vjetrohen. Këto dëme nuk janë të luftës, sepse Shqiptarët nuk kanë qenë në luftë me Serbinë fare. Dëmet janë pra, të shkaktuara nga Serbia për t` ua grabitë pronat shqiptarëve dhe në to për të vëndosur kolonist sllavë. Lidhur me këtë Jovan Haxhivasileviq shkruan se kur brigadat serbiane hynë në Snaxhakun e Nishin, emrat e lokalitetve nuk I dinin sepse nuk kishte njeri t` u tregoi”, që do të thot se nuk mbeti njeri I gjallë. Nuk I thonë këtij realiteti tragjik akt gjenocdal.

E trimëruar prej kësaj plaçkitje, pa kurrfar pasojash dhe e grantuar prej Fallangës-kryqzatë evropiane, terrorin antishqiptar, serbo-malazezët do ta vazhdojnë me 1912. Lidhur me këtë, diploamti anglez në Stamboll, më 24 korrik 1877, kishte shënuar se Rusia e ka marrë për sipër për të pastruar Ballkanin, prej elemntit etnik musliman. Së Këndejmi, kur t` i shtohet tragjedisë shqiptare edhe Programi Evropian I vitit 1910, për pastrimin e Evropës prej muslimanëve, çështja bëhet e qartë.

Gjatë viteve 1912-1915, Serbia dhe Mali I Zi, si okupator përmes forces do të fillojnë për të realizuar planin e dytë të dëbimit të shqiptarëve prej trojeve të veta. Në saje të atij plani që bazohej në paragrafet e “Naçertanisë” 1844, më 1913 në Kosovë u dogjën 132 fshatra shqiptare, deri në temel. Për dy vite, Serbia dhe Mali I Zi, arritën për të I përzënë prej vatrave të veta një masë prej 250 000 vetave shqiptarë, turq dhe boshnjak.Plaçkitjet do të vazhdojnë në të gjitha fushat.Por, shqiptarët do të mbesin sërish në token e Kosovës, nën mëshirën e thikës dhe zjarrit. Vlerësohet se gjatë kësaj kohe në Kosovë u plaçketën 125000 bagëti të llojeve të ndryshme. Në viset shqiptare do të rrënohen 328 xhamia, do të përdhosën 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre me vlerë të madhe historike, ku kishte edhe dorëshkrime me germa arabe dhe fjal shqipe, do të digjen me plan të qeverisë (Stio: Sta hoçe Serbia 1910-1912).

Prej viitit 1878 e deri më 1914, në viset etnike shqiptare, do të shktarrohen 8450 biblioteka private, që fshehnin një pasuri të paçmuar kombëtare dhe fetare civilizuese. Vetëm në Dukagjin, me qëllim që të zhduket feja islame dhe katolike, serbo-malazezët do t`i likuidojnë me mija libra, do t` I vrasin me mija njerëz e sidomos priftërinjë katolik dhe ylema myskiman. Dëmet material, ndaj popullit shqiptar, nga ana e Serbisë dhe Malit Zi, në këtë periudhë kanë arritur  çmimin deri në 15 miliardë dollarë.

Gjatë okupacioinit Austro Hungarez  1915-1918, edhe pse shqiptarët ishin neutral, Serbia Zyrtare në vend që të vlerësojë pozitivisht sjelljet e shqiptarëve, në vned që në qetësi të tërhiqej, filloi të bëjë plaçkitje edhe djegie të fshtarave shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipërinë Bregdetare, deri në brigjet e Adriatikut. Ato dëme Serbia, kurrë nuk i ka përmednur në asnjë vend. Në fakt, meqë shqiptarët i lejuan sërbët të kalojnë nepër viset e tyre lirishtë, diplomacia serbe kurrë nuk ka shprehur një ma të voglin falenderim. Përkundrazi, në çdo tubim ndërkombëtar, Serbia është kujdesur që çdo kërkesë kombëtare shqiptare, ta diskreditojë me të gjitha mjetet, madje duke shprehur cinizëm se “nuk jemi të aftë të krijojmë shtet”. Mjafton të shikohet dokumantacioni se çka plasonte diplomacia serbiane në Londër më 1913. Për popullsinë e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, (94% shqiptare) dezinformohej opinioni se “janë të gjithë banorët shqiptarë, por në familje falasin serbisht, serb e ndiejnë vetën dhe duan të I takojnë Serbisë”. Ku e dinte diplomati i Fuqive të Mëdha në Londër më 1913, se ku gjinden këto krahina den baba den shqiptare. As që lodhej. Aq më parë rrena kishte hapësirë të mjaftueshme të pranohet, sepse Rasih Dino, Filip Noga dhe Mhemet Konica nuk u konsideruan të autorizuar të Vilajetit Kosovës, aq më pare kur Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Idriz Seferin, Shefqet Shkupin, Seit Efendinë etj, oficerët serbian i kishin burgosur në Shkup dhe i kishin deportuar në burgun e Kalemegdanit në Beograd. Atje i mabjtën deri sa mabroi Konferenca e Londrës, deri më 1 prill 1913.

Me riokupimin e Shqipërisë Kontinentale  1918-1941 me ndihmën e Aramatës Franceze (përbëhej nga mercenarët nga Somalia dhe Vietnami, Serbia e Karagjorgjeviqëve, filloi në Kosovë të rrënojë çdo gjurmë shqiptare. Në pesë vitet e para të okupimit, në viset etnike shqiptare u dogjën 182 fshatra, të ish Vilajetit Kosovës, ndërsa kur t` i shtohen dëmet në Vilajetin e Manastirit, atëherë diegja e fshtarave arrinë në 247 lokalitete. Në ato rrethana, ishte plaçkitur mbi një e treta e tërë pronës tokësore, dhe ajo u ishte ndarë kolonistëve sllave. Kolonizimin e Kosovës dhe Manstirit, serbët e arsyetojnë prej vitit 1912, qoftë edhe për 200 000 kolonistë të planifikuar sllavë, se janë vetëm fillimi. Propoganda serbiane propogandon sot nepër botë për 300 mësues që kishin ardhur më 1941 nga Shqipëria Kontinetale, për t` I hapur shkollat sepse, okupatori Gjermano- Italian nuk e donte një popull anlafabet, sikurse projektonin serbianët me shekuj. Madje, Serbia zyrtare e kritikon edhe faktin se më 1945 në Kosovë nga Shqipëria Bregdetare kishin ardhur në Shqipërinë Kontinentale prap edhe 200 mësues të rijë. Politika kriminale serbe fare nuk I llogaritë se nga viti 1918 e deri më 1921, i kishte vararë pa armë në dorë 12 371 shqiptarë civilë për të shkatuar panikë në masë. Gjatë kësaj kohe ishin burgosur 22 110 shqiptarë, ishin djegur 60 000 shtëpi, ishin palçkitur mbi 12 000 familje. Serbia shtetërore kurrë nuk I ka zbardhur se sa Shqiptarë janë vrarë në veri të Serbisë më 1914, si ushtarë që ishin destinuar të hapin llogore mbrojtëse në frontin me Austro Hungarinë. Ata të rijë, Serbia i ka sakrifikuar të gjithë, e numri I tyre ishte mbi 16 000 persona nga 18 e deri në 28 vjeq, kryesishtë nga trevat që u okupuan në tetor-nëntor 1912, si rezultat I luftës Parë Ballkanike. (Hulumtone Koleksionin e Radniçke Novine 1913-1914).

Dokumentet diplomatike serbiane argumentojnë sipas  muajëve, se nga dhejtori 1912 e deri në qershor të vitit 1914, në Anadolli janë deportuar 240 000 shqiptarë me 395 anije evropiane. Edhe 40 000 ishin shpërngulur përmes rrugëve jodetare. Në këtë kvotë nuk ishin llogaritur fëmijët nën 6 vjeq.

Serbia okupatore më 1918-1924 në Kampin e koncentrimit I kishte derguar 630 familje shqiptare (familjarë nga familjet kryengritëse, gra, fëmi, pleq e plaka). Kulmi I krimeve gjenocidale (spastrim me detyrim) arrin më 1938, kur Mbretëria Jugosllave arrijti ta akrdoi një Konventë, me Republikën e Turqisë, për t` I deprotuar në Anadolli të gjithë shqiptarët e Vilajetit Kosovës dhe Viljetit Manastirit, deri mi më 1944. Në këtë deprotim me dhunë ishin paraparë 40 000 familje. Për çdo familje të shpërnguluar Jugosllavia dhe Turqia I kishin llogaritur pazaret e sakta. Jugosllavia fitonte toka të lirurar sa që me Ligjin e ri (1938), u prapa që një familje shqiptare që nuk pranon shpërngulje t` I ketë vetëm 0, 40 ari tokë, ndërsa çdo familje serbiane, qoftë edhe me një antar mund t` I ketë 45 hektarë tokë pune dhe po aq kullosa. Këto ligje dhe dokumentet  serbiane përciellëse I kam botuar integralisht më 1995. Si rezultat i politikës koloniale nga viti 1918 e deri më 1941, shqiptarëve u ishin garbitur 228 080 hektarë tokë. Në mes dy luftave saktësishtë argumentohet se nepër burgje janë likviduar 5211 shqiptarë. Madje, ta shënojmë një “kontest” gjyqësor që ka zgjatur dhejtë vjetë (1927-1937). Për çdo vit kontestin në nëntor e “fitonte” shqiptari e livadhi ishte I tij dhe e posedonte tapinë. I njeti Kontest në mars I jipej kolonistit për ta marrur barin, ndersa shqiptari mbetej I detyruar të ankohej. Ndodhte ky fenomen në Evropë sepse Mbretëria SKS kishte arritur në Sen Zhermen (1919) ta pranojnë Fuqitë Fitimatre se “ato vise që I kishte okupuar Serbia deri më 1 janar 1913, popujtë e atyre viseve nuk llogariteshin se u takojnë të drejtat nacionale”. Me këtë paragraf, mbetën jashtë Ligjit shqiptarët dhe maqedonët deri më 1941, pa të drejta nacionale. Madje, të gjitha makiancionet Jugosllavia integrale I kishte mbështetur në “parimet” e Marrëveshjes Llozanës në mes Turqisë dhe Greqisë nga viti 1923, për kembimin e popullsisë. Por shpërngulaj nga Jugosllavia ka shkuar vetëm në një drejtim kah Anadolli drejtë Vilajetit MYSH, ku Turqia planifikoi t` I vëndosë Aranutët që do të bëheshin mburojë nga sulemt eventuale Kurde.

Sipas KRITERIUMEVE, se si llogariten dëmet ndaj një populli të robëruar rrezulton se nga viti 1918 e deri më 1941, Jugoslavia Mbrtërore I ka dëmtuar shqiptarët për 30 miliardë dollarë. Pej vitit 1977 e deri në vitin 1941, Serbia-Jugosllavia I ka dëmtuar shqiptarët për 75 miliardë dollarë.

Gjatë viteve 1941-1944, shqiptarët u gjetën nën disa okupatorë: Kosova u nda në tri zona të okupimit-Zona e okupimit gjerman ku de “jure” kishte pushtet Qeveria kuisllinge serbe e Millan Nediqit 1941-1944; Zona e okupimit Italian ku pushtet kishte qeveria kuisllinge e Tiranës; Zona e okupimit Bullgar ku pushtetin e kishte ekskluzivisht Sofja. Vetëm në këtë zonën bullgare të drejtat elemntare të shqiptarëve ishin dualiste. Në dy zonat tjera shqiptarët në krahasim me atë çka kishte ngja 1918-1941 e konsideronin si “çlirim”.Megjithë atë asnjeri okupator nuk u ndie kurrë se është I mirëseardhur në viset shqiptare. Kështu, ngadal por sigurt po krijohej një front Antifashsit, por ngjyrimi I tij do të jetë jugosllavë. Ky ngjyrim serbosllav I kishte vu në dilemë masën se nuk dinte se çka do të ndodhë me fatin e saj nëse lufton nazifashizmin së bashku me serbët dhe malazezët, që ishin siellë ndaj tyre më keq se Hitleri ndaj Hebrejëve. E Vërteta, disa aradha patrizane e kishin nxierr zërin e rreshtimit antifashist  shqiptar qysh më 1941 pçr të arritur numri I partisanëve më 1944 në 56000 veta, të gjithë shqiptarë.

 Por Konfernaca Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit Dukagjit në një mënyrë e kishte forcuar dilemat me rastin e kërkesës së KQ PKJ që ato vednime (të Bujanit) nuk mund të mbesin funksionale. Edhe më keq, kur Kryesia e AVNOJ-it nuk I kishte ftuar fare përfaqsuesit shqiptar në Jajcë më 29 XI 1943; edhe më mjerueshëm, kur Kryesia e AVNOJ-it I kishte AMNESTUAR të gjitha njësitet çetnike më 21 XI 1944. E vërteta, as komunistët shqiptarë nuk e dinin se çfar qëndrimi kishte marrë udhëheqësia serbiane më 3 XI 1944, kur Vasa Qubrilloviq e kishte përpiluar Elaboratin e ri, për shfarosjen e shqiptarëve, deri sa të zgjasin operacionet luftarke. Edhe ma kuptueshëm se kurrë shqiptarët e kuptuan se ku janë më 8 shkurt 1945, kur në Kosovë Tito e vëndosë diktaturën ushtarake. Në fakt cili shqiptar që nuk ishte në parti e cili shqiptar që ishte në parti dhe Aradha Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës ka mundur ta kuptojë degradimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit me 2 shtator 1944. Cili shqiptar ka mundur ta kuptojë sielljen e Serbianëve komunist në shumë vise të Kosovës kur për një njeri e denonin tërë fshatin. Këto metoda ishin të ngjashme me ato të kralevinës por edhe të Gestapos, siq veëroi në maj 1941 në Gallap. Dhe, siellja e Shaban Polluzhës, në janar 1945, ishte e natyrëshme që mos ta pronojë shkuarjen në Frontin e Sremit, kur kishte pranuar PLOTËSISHTë, sikurse Shaban Haxhia. Por, për ta dezorientuar, Shabanin m ekreshnikët e tij, prapa shpine në Drenas Kersta Filipoviqi dhe Spasoje Gjakoviqi, me Dushan Mugoshën ia kishin maskaruar popullin dhe I kishin treguar se populli po të maskarohet, e si të shkojë ai në frontin e Sremit. Kthimin nga nisja e deshironte e lemnti çetniko-komunist sllave, për t` u siellë me shqiptar si u sollën, duke bërë krime mosntruoze, sidomos në Drenicë dhe Pejë e rrethinë. Se çfarç krimesh kanë ndodhë në Gjilan dhe Ferizaj nuk do të dihet kurrë sepse neofashistët slave I humben gjurmet sikurse tentuan t` I humbin gjurmet më 1999 duke bartur kufoma shqiptare deri në Danub.

Në rrethana të tilla për ta kursyer elementin kolonist që duhej të kthej në Kosovë, Beogradi do të merr vendim më 6 mars 1945, që “kolonistët mos të kthehen?”. Por, posa e vrejti Rankoviqi dhe Zeqeviqi, se forcat e rrezistencës ishin shfarosur, më 1 prill 1945 Polit Byro e PKJ do ta sjellë vednimin: “Tito: Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë. Bile atyre kolonistëve kriminelë, shqiptarët përmes punës hagari, u detyruan t ua ndertoijnë 10 000 shtëpi”. Megjithë këtë sipas të gjitha kritereve të VLERËSIMIT të dëmeve të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarëve u ishin bërë dëme për 4 miliardë dollarë.

Gjatë viteve 1945-1949 në viset shqiptare do të mbretërojë një pushtet racist sepse çdo lëvizje e lirë dhe çdo liri I nënshtrohej PKJ-ës dhe OZN-ës, përkatësisht UDB-ës së Vllada Zeqeviqit e pastaj A. Rankoviqit.Prapa, sipas kritereve të llogaritje së dëmeve që I ishin shkaktuar popullit deri më 1950 del se populli shqiptar ishte dëmtuar nga pushteti kolonial Serbian për 5 miliardë dollarë.

  Sa dëme I shkaktoi shpërngulja e shqiptarëve në Turqi 1950-1966

Periudha nga viti 1950 e deri më 1966, është e mbushur me defromime të llojeve të papara të një pushteti totalitar. Me të njetat medota sikurse Jugosllavia mbretërore, ajo titiste po e kolonizonte Kosovën me sllavë. Qysh më 1950 Jugosllavia do ta fillojë një metodë perfide kundër shqiptarëve duke I detyruar të regjistrohen si “turq”, pa e ditur asnjë fjalë të këtij populli. Në të njetën kohë do t` I hap disa mundësi që të kontaktojë me Republikën  e Turqisë për ta aktualizuar Konventën e vitit 1938, për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadolli. Si një lloj ratifikimi do të sherbej e ashtuquajtura Marrëveshja Xhentelmene Tito -Kyprili më 1953, në Split. Nga kjo kohë, sidomos, deri në vitin 1966, I ashtuquajturi Shtabi I A. Rankoviqit, do t` I deportojë në Turqi, sipas Seksionit të pashaportave 412 000 shqiptarë, turq dhe boshnjak. Për ta intensifikuar shpërnguljen do të pasojë I ashtuquajturi aksioni I mbledhjes së armëve 1955/56; do të inskenohet Procesi I Prizrenit 1956; do të filloi fushata për mbylljen e shkollave më 1957, për të kulmuar një vit më vonë. Tërë pasuria e të shpërngulurve do të përvetësohet nga shteti dhe do t` u ndahet kolonistëve sllavë. Do të fillojë sllavizimi I institucioneve administrative. Bje fjala në Sekretariatin e Punëve të Brendëshme në tërë Kosovën punonin vetëm 19 shqiptarë, prej tyre vetëm një me fakultet, dy me shkollë të lartë, të tjerët me shkollë tetëvejqare, do të thot asnjeri me shkollë të mesme.

Plaçkitja e pronave shqiptare deri në vitin 1966 llogaritet në 14 miliardë dollarë, sipas kriteriumve të llogaritura për Luftën e Dytë Botërore. Në vijim, deri më 1981 viset shqiptare sipas Bankës Nderkombëtare ishin të zhvilluar sa 31% e zhvillimit të viseve tjera të Jugosllavisë. Me fjalë tjera viset shqiptare ishin shndërruar, në një koloni moderne, ku mirret çdo gjë, nuk jipet asgjë, për progres.

Dëmet serbiane ndaj shqiptrëve 1981-1999

Gjatë vieteve 1981 e deri më 1999 pushteti kolonial Serbian në Kosovë I ka hapur 755000 dosje. I ka deportuar nepër botë një million shqiptarë. Pronën etyre e ka plaçkit në tërësi. Ushtria, policia dhe mercenarët paramilitar I kanë rrënuar 140 000 shtëpi dhe ndertesa ndihmëse, kanë vrarë mbi 13000 civilë, janë hapur 600 varreza masive. Sa biblioteka private janë diegur, nuk do të dihet kurrë. Është diegur deri në themel Arkivi I Bashkësisë Islame të Kosovës, ku kishte dokumente në osmanishte nga shekulli XIV-të, me një vlerë milliardëshe sepse aty ishin faktet se si ishte siellë pushteti okupator Serbian në viset e Arbarisë nga Naisusi e deri në Dirahium.

Nga viti 1981 e deri më 1999 Kosova ka qenë e programuar të ndryshojë struktura e popullsisë: 49% shqiptarë, boshnjak, egjiptas, romë dhe turq, ndërsa 51% serbë. Sipas rregulloreve për llogaritjen e dëmeve të luftës, Kosova do të dëmtohet nga sistemi kolonial serbomadh për 32 miliardë dollarë.

Pas 10 qershorit 1999 ushtria, policia dhe sidomos njësitet speciale do ta REGRUTOJNË një pjesë të civilëve Serbian që të largohen me ta nga Kosova, duke u sherbyer si mburojë. Ky fenomen ndodhi si kopje që kishte ngja në Kroaci, ku kriminelët e friguar I kishin marrë me veti gati të gjithë serbët. Kjo metodë më vonë do t` u përshkruhet forcave të UÇK-ës në Kososvë, e në fakt UÇK nuk  e kishte as ma të voglin faj për këtë, sepse kriminelët serbët, duke u tërhekur me popullin mendonin se NATO-n do ta emocionojnë, shqiptarët do t` I akuzojnë dhe vetën do ta shpëtojnë nga ndonjë sulm “diverziv” shqiptar gjatë tërheqjes në shenjë hakmarrëje. Këtë intrigë serbiane opinioni duhet mirë e drejtë ta studioj, sepse në “Ollujen” Kroate, kanë vepruar në të njetën mënyrë, e që në bazë të argumenteve ata kriminelë që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje deri më 1995, të gjithë me urdhër të Ushtrisë dhe policis e të Shtabit S, Milloasheviqit, ishin tarsferuar në Kosovë. Kur  e humbën luftën edhe këtu, të njetat metoda I përdorën sikurse në Kroaci, duke  marrë me veti civilë Serbian, për t` u shërbyer si mburojë fizike, e për t` I përdorur pastaj si strategji politike dhe diplomatiko juridike, për akuza falso. E vërteta, të gjitha dëmet e luftës pas 15 qershorti 1999 shqiptarët I kanë lajmëruar në pushtetin kolonial të UNMIK-ut, por deri me sot nuk është dëmshpërblyer askush, sepse Serbia nuk është paditë si agresor, por janë paditë individët pa emër dhe pa aderesë, që do të thot se UNMIK ka ardhur në Kosovë për t` I “barasvlerësusr” dëmet dhe për ta shpëtuar kriminelin, e për ta mbajtur në pozitë latente viktimnën me Gkykatën Speciale, në mënyrë që kujdestaria e fajeve t` u qëndrojë mbi kokë të gjithë shqiptarëve pa dallim.Shtrohet tash pyetja, pse nuk kthehen serbët e shpërngulur në Kosovë qe 20 vjetë? Nuk kthehen sepse në rend të parë ata I kanë pasur gjithëmonë nga dy palë prona, por janë edhe pjesëmarrës në spastrim sepse zynonin ta garbisin pronën shqiptare.

Kjo do të thot se nga viti 1912 e deri më 1999, Serbët e kanë kolonizuar Kosovën edhe pse dihej se është vedni me popullsi ma të dendur në Ballkan. Dhe kur nuk kishte tokë të lire, pasi që u ndal shpërngulja më 1966, filluan të vijnë “intelketualë” si nëpunës dhe arsimatar apo udbash. Kjo shtresë arrinte në 67% të nëpunësve dhe arsimatrëve sllave në Kosovë. E si të rrijnë ata në pronat e hueja kur e dinin se si janë siellë me vendasit. Ishte pra shansë e mirë për ta të tërhiqen me kriminelët si mburojë që I përdorën nga 10 e deri 25 qershor 1999. Studioni faktet nga Zyra e dokumentacionit të V. Odalloviqit, Z. Angjellkoviqit e komapnisë neofashiste.

Përfundim. Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia kurrë, por do të I rri në qafë, sa që një ditë do t` ia këputë qafen prej së trashi!.

Më 5 XII 2018

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …