Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami-Xhakja: Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë, komb kosovar

Çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet të shpallet e pavarur dhe sovrane, pat shpërthyer Presidenti i SHBA XORXH  W. BUSH më 10 qershor 2007 në  Shqipëri. Çka është mjaft, mjaft është, nuk ka “komb kosovar”, argumenton Kushtetuta e Republikës Kosovës. Por për një lagje shkrolgjijësh gazetarucë (Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi etj,  e tash edhe Leksikoni i Akademisë së Dacit, Ismailit dhe Hivzisë qe 25 vjet) kombi “kosovar” po promovohet edhe aty ku “vlon” urtia dhe dituria. Nuk ke çare pa e reaguar kështu sepse këta të pazëvendësueshëm nuk guxojnë të merren me Akademinë maqedone, sepse aty e kanë anëtar mentorin e tyre,  dhe të atij që e injoroi Shqipërinë për 15 vite. Nuk po guxojë as ta marr me mend se si këta dijetar e kanë “shtrirë për toke” Akademinë serbiane ku vlon nazifashizmi. Po, nuk vuaj fare pse jam magjistër (1975) apo doktor (1978/9), e ai i Shqipërisë mëmë nuk i kishte këta tituj fare deri më 1991, por e njihte historinë dhe gjuhën më mirë se unë. Po, ka pasur raste kur unë e kam pasë të njohur një çështje pak më afersisht realiste se ata. Por, ne atëbotë mësuam dhe e përvetësuam se nuk jemi “ne dhe “ata”, por jemi Një kudo e kurdo që e do nevoja-Shqiptarë. Hej idiotë, kujtone vetëm heroin Tahir SINANIN; kujtoni se çka bëri Nëna Shqipëri për Shqiptarët e Kosovës janar-qershor 1999. Nuk ju pranon dheu i Kosovës, varrëmihës dhe varrëprishës të Kombit, gjuhës dhe Shqiptarizmit.

 

Tani këtyre gogolëve po ua përkujtojë se “Naçertania” nuk është aq “armiqësore”sepse ishte punë publike për Vjenën dhe Peterburgun , edhe pse e kam botuar intergralisht më 1986, për herë të parë shqip. Madje këta të Akadmisë Prishtinës më thonin se i ka 455 faqe (I.A; G. Z; S.P; J. R; etj. E dija se i ka 27 faqe dhe më patën bërë të dyshimtë mos jam në lajthitje. Edhe këta të shpikjes së “kombit kosovar”, nuk duhet të çuditemi se janë të asaj shkolle që sot shkruanin se imami i tyre, sivjet nuk e pranoi çmin NOBEL, por për vitin që vjen, është kandiat serioz, sepse “republima e Melkizedekut” do ta propozojë qind për qind!.

Ua përkujtojë shpikësve të “kombit kosovar” se më 1886, njëfar Gjorgje Popoviq-Daniçar si agjent i Jovan Ristiqit i kishte propozuar Millutin Grashaninit, që ta përpilojë një Projekt ala “Nçertania” (1844), me të arritura tjera. Dhe Millutin Garashanini e përpiloi. Emri i Progrmit quhet: “Upustvo za prosirenje uticja Serbije u Makedoniji i Staroj Srbiji” Beograd 1886-( Udhëzim  për zgjerimin e ndikimit të Serbisë në Maqedoni dhe Serbi e Vjetër). Për herë të parë e publikojë këtë. Aty ndër të tjera thuhet: “Kombi shiptar është numerikisht më i madhi në Ballkan. Është shumë i zgjuar dhe i guximshëm, por meqë është i ndarë në tri religjone, nuk e kemi vështirë ta ndajmë dhe duhet ta ndajmë, me propagandë (edhe pse do ta kemi vështirë, madje shumë vështirë ta ndajmë! –M.G), në dy ose tri pjesë. Një pjesë do t`i quajmë Aranutë, Një pjesë do ta quajmë ARBNANAS , Një pjesë SHKIPETARË. Nëse ky propozim nuk ndez, pse jo mund ta quajmë: Dibranë, çamë, kosovarë, shkodranë. Madje edhe BIBLEN nëse ua botojmë duhet në katër gjuhë, sepse nuk kuptohen në mes veti!”. Ja, këtu jeni shkollë e Rankoviqit dhe Dushan Mugoshës. Në vijim, thuhet aty, duhet t` i shkatërrojmë Arnautët copa-copa. Urdhëroni dhe gjene këtë program “shpikës”, ju shpikës të “kosovarizmit”, ju të zgjedhur-notabel-aristokrat, dhe provoni t`i tregoni “elektoratit” tuaj se jemi ne që i “botojmë të parët”, siç i keni përvetësuar si PLAGIATORË të gjitha publikimet e mia pa hy ju kurrë në arkiva. Po u tregoi edhe këtë se më 1949 Aleksander Rankoviqi u urdhëroi sejmenëve të tij, që në frymën e idesë Daniçarit (1886), ta ndajnë kombin shqiptar në: “Albanci’ dhe “Shiptari”. Kjo këngë zgjati, deri sa fallin ua shporri Fadil Hoxha me LIGJIN KUSHTETUES të Kosovës, nga shkurti 1969. Por çfar çmimi paguam, lexone Procesin e Prizrenit (1956), ose rivlerësimin më 12 shkurt 1968. Fadil Hoxha më 20 janar 1968 në Sarajevë tha troç dhe guximshëm: “Të gjithë për dike jemi Albanci, e ne për veti jemi Shqiptarë, një gjuhë dhe një Flamur e kemi në trojet tona den baba den. Mjaftë ma bile emrin mos na e ndani. Kosova nuk mundet ma të quhet “Kosovë e Metohi”, por KOSOVE dhe pikë! ”. (Sarajevë, janar 1969). Unë guxojë këto me i thënë, se kam mbulesë, po ju me tituj e shkolla me shti turshi speca e lakra, pocerkat nuk shtihen turshi, por rriten shumë shpejtë, madje kur i hypin lisit sipër, fillojnë të krekosen. E kur i përfshin bryma, dihet fati i tyre. Nuk do të u lejojmë të silleni me çështjen kombëtare si me një kooperativë bujqësore. Këtu diku pushon dituria juaj.

Pas çlirimit (1999) janë krijuar një sërë konceptesh politikaneske si rezulat i injorancës profesionale që të krijohet një hibrid “komb” që quhet “Kosovar”. Madje ndihet edhe kjo në Shipëri: “Televizioni kosovar…”. Kanë dalë shumë shkrolagji dhe jo vetëm që po e përdorin dënueshëm këtë term, por edhe po ftojnë kombin të me dënojë si mendojnë turrëshem ata, të gjithë që janë të kësaj shkolle rankoviqiste pa dallim.

Kur është formuar kombi shqiptar, nuk do të shkruaj kësaj radhe, por po i udhëzojë  pa pretendime diktati që ta lexojnë studimin e Akademi k, Kristo Frashërit, për Kombin shqiptar, studim ky i botuar para disa viteve.

Historia e Kombit shqiptar është shumë e dhembshme dhe për te dhe në te, më së shumti janë ferkuar çarqet parafshiste, fashiste dhe post fashiste serbe, greke, anadollake, italiane e çka jo, të ndihmuara nga Rusia dhe jo vetëm kjo. Gjatë shekullit XIX dhe XX institucionet serbe dhe jugosllave më vonë, disa herë i ndryshuan normat civilizuese dhe Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare i quanin ALBANCI, ndërsa ata të Shqipërisë Kontinetale Shiptari-(ARBANASI, zyrtarisht kur komunkonin me shtetet tjera-hb). E bënin këtë në leterkëmbimet diplomatike për të “deshmuar” se ky komb që e fliste një gjuhë, e kishte një histori plotë luftëra për liri, e kishte një alfabet, diku me fitore e diku me humbje, por ishte histori që frymonte shqip, lëvizte vargoj gjaku shqip.

Për ta “vulosur “ tezen e tyre “Albanci” dhe “Siptari” tellallxhjinjtë që kembenin letra me diplomatë të karierave aty kah gjysëm e shekullit XIX vërshuan Evropën sidomos me informta se : “ Albanci” dhe “Arnautashi” , “nuk kuptohen në mes veti sepse falsin dy-tri gjuhë”. Kur i doli kësaj propoagnde boja sepse erdhën shumë misnonarë të huaj, atëherë shkolla e “Naçertanisë” e shpiku se këta ARNAUTET flasin shqip por kanë dy dialekte.

Erdhi koha e mes dy Luftave botërore. Kosova quhet në dokumenetet sekrete shtetërore “Nasha Irska”. Por shqiptarët që jetojnë në te serbianët i quajnë ALBANCI.

Gjatë Luftës dytë botërore termi “kosovarë” nuk është i popullarizuar fare në politikë. Por, pas viti 1945 Shqiptarët nga establishmeni politik titist do të NDAHEN në dy grupacione: Në ALBANCI e që janë Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe SHIPTARI e që janë Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale. Kjo terminologji do të valorizohet disi pas vitit 1966 dhe në të dy Shqipëritë ( bregdetare dhe kontinentale) për sllavët ne jemi ALBANCI. Pas viti 1989 “topi” kthehet në pozicionet Albanci-Shiptari, krejt me qëllim për ta na ndarë se nuk jemi NJË, se nuk kemi të drejtë të jemi një. Lufta jonë çlirimtare si unikat në Evropë 1992-1999 është zhvilluar me fondamentin se ne luftojmë si Shqiptarë, se ndihmën kryesore e kemi nga Shqipëria MËMË. Ky fakt është aksiomë dhe nuk kemi asnjë fije frige që ta themi dhe nuk do ta fshehim kurrë as prej nostaligjikëve titistë, as prej prepotentëve evropian.

Tani po përqendrohem në temë. Me KUSHTETUTËN e Kosovës të vitit 2008, Prishtinë, që ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 , NUK KA KOMB KOSOVAR. Dhe , me që nuk ka, çdo njeri që e keqpërdorë këtë term, ai bën vepër antikushtetuese, bënë vepër penale, aq më parë kur propagandon diçka antinjerëzore, anticivilizuese. Për ta vërtetuar këtë po e citojmë Kushtetutën në të cilën në asnjë vend, në asnjë nen apo aline nuk e denominon termin “Kosovar”. Neni 1. Thotë tekstualisht: “ Republika e Kosovës është shtet i pavarur. sovaran, demokratik , unik , dhe i pandashëm. Në vijim , alinea 2: “ Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet…”. Neni 2: “ Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli , i takon popullit dhe ushtrohet , në pajtim me Kushtetutën….” . Neni 3. 1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike , e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike , me respekt të plotë të sundimit të ligjit , përmes insititucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”. Ma gjeni diku në Kushtetutë termin “KOSOVAR”. Nuk figuron askund. Prandaj lerëni ëndrrat e shkuara në histori dhe mos u merrni me kotësira. Le të zhvillohet Kombi shqiptar ashtu si duhet të zhvillohet, por mos dilni e ta kritikoni EDI RAMËN, që ta mbrojë KOMBIN E VET aty ku duhet dhe ku vlon uji në akull.

Ju shkrolaxhi nepër gazetat e juaja dhe protalet e pista, një ditë do të turproheni se kujt i keni sherbyer. Kësaj radhe vetëm po u përkujtojë se GJUHA me normë letrare është kapital shekncor i kombit dhe ëndrrat në “tosk e gegë” mundeni t` i gjeni në përdorim por jo në shkencë kurrë ma.

Sa i takon Edi Ramës, më duhet si historian të ia japi një këshillë se politika e tij NUK duhet të i ngjajë ndërtimit të “Urës së shenjtë”, sepse Ai mundet të ndërtojë ditën, por Vuçiqi po rrënon natën dhe ditën, e pas tij qëndron Akademia dhe Rusia. Edi Rama pa asnjë akademi, duhet të mos zemërohet në disa analfabetë që na servojnë qe 17 vjet kozmoplitizëm evrpoian.

Se çka është kozmopolitizmi tregoi mos aprovimi i Kushtetutës së BE-es dhe brexiti anglez. Shqiptarizmi në Kosovë do të jetë gjithnjë e ma i fortë. Ata që kanë ble diploma në Vjenë e gjetiu…, me punë të pista, një ditë do t` i zbulojnë vet padronët, sepse diçka kanë deponuar nëpër arkiva, me porosi që mos të hapen për një kohë!!! Faktet flasin vet kur po provojnë të avansohen në “baballarë rë kombit të ri”, që një ditë do t` u dali kancer i kufizuar që vlen vetëm për kokat a tyre të mykta. Ore, mjaftë na u kanë kërcënuar se : “Po e flisni gjuhën e Enverit”!. Tani nuk do të ju durojmë ma, ore mejrana lexone KUSHTETUTEN e Kosovës, nuk ka term “kosovar”. Shtetas të Republikës Kosovës PO, “komb kosovar” kurrë, as nuk ka pasë , as nuk do të ketë.

Në fund nuk dua të thellohem mëtej, por janë nja gjashtë referate të kohës titiste, kundër gjuhës letrare dhe kundçr NJEJTESISE standarde të Gjuhës së Kombit Shqiptar.  Ato referate ose po i kopjojnë këta shpikësit e “kosovarizmit” ose janë të paguar të mjegullojnë e ju shpikës të “kombit ksovar” mendoni, sepse po “mendoni” se nuk i ka askush dokumente të tilla antishqiptare, por nëse ka nevojë mund t` i zbulojmë. Por, pastaj ju nuk keni as vend për varr. E, nëse keni vendos mos të keni, nuk ka dert, Beogradi ju pret krah hapur, dhe “miqësisht” si Esat Pahën dhe shumë të tillë.

Tirana është e natyrshme të kujdeset gjithmonë për Kosovën. Ajo u kujdes si askush më mirë në botë më 1998/99. Por nëse krijohet “kombi kosovar”, duhet të dihet se ne shqiptarët me qëllim po duam t` i denacionalizojmë edhe pakicat që jetojnë në shtetin e Kosovës. E një orvatje e tillë është antikushtetuese, pra nuk do të lejohet nga ata që na kanë ndihmuar. T` i ndihmojmë par Veti të mos bredhim sepse jemi Shqiptarë të gjithë pa dallim regjioni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …