Hakif Bajrami

Prof. Dr. Hakif Bajrami:Fuqia e popullit të robëruar që ia thyen kurrizin robërisë serbe në Kosovë me UÇK-në në ballë

(GANI SYLAJ, I-LEGAL VITEVE SHTATËDHJETË, Prishtinë 2018, f.458)

Mësuesi muzikës që u bë dirigjent i politikës i-legale por edhe mjeshtër i përdorimit të armës në radhët e para të UÇK-ës së Adem JASHARIT-Legjendarit. Me këtë liber na shfaqet kryengritës i vërtetë në gjatësi, patriot në lartësi dhe veprimtar në gjerësi, që i thotë robërisë largohu ose do të vras, pa mëshirë sepse çlirimi i popullit tim është më i shtrenjtë se jeta ime, çlirimi i tokave të popullit tim ka çmim të cilin jam gati ta paguaj me jetë e gjak, me barot lirie.

Monografia e Gani Sylajt ka një kompozicion standard shkollor publicistiko historik dhe argumentues për çdo hulumtues të rrugës së çlirimit Kosovës. Me një parathënie, hyrje dhe tekst themelor, autori rezulton se ka hy në rrugën e drejtë të Kombit, si nxënës i denjë i shkollës emblematike të Adem Demaçit. Natyrshëm, argumetimin e vet e fillon nga organizimi ilegal politik me shokët e një ideali si: Mehmet Hajrizi,Kadri Osamni, Xhafer Shatri, Mustafë Ademi etj. Kështu duke e filluar luftën ilegale më 1971, Gani Sylaj nuk i numëron hapat, por i rënditë vitet e robërisë për ta pasë gjithmonë familjen shtyllë dinamike në plagët e historisë, të cilat e vizatojnë me vrragët  e tyre paralajmërimin e  Epokës së Adem Jasharit. Jo rastësisht, këto vrragë historie, nuk mund të hekuroseshin, t` u gjendet fytyra e e tyre e vërtetë, pa arsimim shkollor dhe politikë. Në librin e Gani Sylajt e kuptoj si hulumtues i vjetër një porosi faktografike se okupatori del sheshazi se ishte Serbia e avansuar në Jugosllavi. Në te dhe për te, shqiptarët del se ishin ma të interesuarit t`ia kthejnë kokën teposhtë, me mjete politike në fillim, e kur të sosën ato mejte, me ia kris edhe pushkën. Në këtë drejtim kur filloi përmbysja e Jugosllavisë (Serbisë) del se Kroatët janë me shqiptarë,  ndërsa Bullgarët paten thënë na e dërgoni një “selam”. Ndërsa Boshjakët si gjithëmonë do të na thonë, po mendojmë për juve, duke na vu thikë pas shpine.

Edhe në fëmijëri jeta e jetuar për Gani Sylën ishte gatitu ndaj porosive të NËNËS

Është kënaqësi dhe krenari për çdo lexues dhe studiues, kur e sheh të vizatuar dhe të përshkruar jetën e heronjve tanë të aksionit, të burgut dhe të luftës, se si e respektojnë NËNËN, babën, të afërmit, sidmos nxënësit patriotë. Është krenari kulmore kur nga kjo shkollë edukimi krijohen shoqëri kudo atdhetarë në shkollë, studime, në aksione dhe në luftë, duke e peshuar gjithëmonë modestinë dhe trimërinë e Ahmet Delisë me moton: “Unë uftoi me ato mjete që i kam, por do të luftoi t`i ndryshojë shekjut, mejtete e luftës, dhe, do të fitojë me siguri, sepse askënd nuk e URREJ, por e dua shqiptarinë, atdheun më shumë se jetën’.

Po, në këto rrethana ORA e Gani Sylajt rrah sigurt, por NGADAL, madje më ngadal se kudo në Evropë sepse hapërimi jonë është me peshë të madhe plgësh, që na i ka vënë në kurriz robëria e okupatorit. E për Gani Sylën dhe shoqërinë e tij nuk ka peshë robëprie që i ndalë rrezet e lirisë, nuk ka barrikadë që e shkëputë rrugën e vështirë por të pathyer, para grushtit të këtij revolucionari dhe patrioti. Prandaj Gani Sylaj, do ta këndojë në çdo kohë prejse u bë, për të menduar logjikshëm, për të folur si burrë pjekur, për të vepruar  si i burrëruar para kohe:

O Kosovë e tokë bekue,

Ku gjallnue kanë dymbdhjet fise,

E Shqipnisë ma e bukur hise,

Gjithë për ty zemra më gufon,

S` është shqiptar ai që ty të harron!

  Duke lexuar librin e Gani Syajt në shikim të parë del se jeta e jetuar është fare e thjeshtë. Por duke u thelluar në kuptimin e asaj jete, të atij aktiviteti politik revolucionar me premise të pamposhtura kombëtare me shokë shumë, që e krijojnë historinë, historia e krijuar nga Gani Sylaj dhe shokët e tij, historia vizatohet se është shumë e komplikuar, shumë e vuajtur, e historia e vuajtur dihet se nuk ka “dhimbje”, por ka plagë që ia rëndojnë kurrizin, sepse dhimbja që nuk dhemb nuk është me aromë kombëtare-njerëzore për Gani Sylën e i-legalës.

Gati në tërësi personazhet e Gani Sylës sot janë heronj të gjallë me të cilët ka krijuar jetë begatie familjare dhe kombëtare, dhe ky heroizëm permanent në luftë të pa ndërprerë, do të mbetej në gjysmë të rrugës, po mos të shkrepej pushka e lirisë dhe çlirimit mu në Drenicën e tij-mu në Kosovën e tyre. Kështu të kuptuar personazhet e Gani Sylës sot janë edhe nderë komnadantët drejtues të UÇK-ës, janë edukator, arsimtarë, shkencëtarë, politikanë që drejtojnë shtetin ma të ri në Evropë e që ka historinë ma të vjetër në kontinenet. Dhe shtrohet pyetja helmetiane, kush u ka besuar atëherë kur I filluan hapat e parë personazheve të Gani Sylës, se këta të i-legales do të përmbysin atë shtet dhe do të ndërtojnë shtet që i ka rrënjët në trakte, gazeta i-legale të kazmës dhe çekanit, burgut dhe shërbimit ushtarak, sa për ta la një obligim që nuk konsiderohej obligim, por denin,se bëhej për përdorim të skaduar, të imponuar.

Burgosjet e vitit 1974 janë një paralajmërim se pushteti “do të shkojë deri në fund”, kundër patriotëve që nuk flejnë. Dhe kur e analizojmë këtë fenomen, kur ia vejmë në kurriz shembjen e shtetit katrahurë (Jugosllavi), kur i grumbullojmë mjetet me çka synohej shembja, kur e dijmë se gati të gjithë mendonin “kuq e zi”, por që YLLIN e kishin kapak, atëherë tregimi i Gani Sylës del se është një filozofi jetësore e Johan Keplerit: “Çdo gjë sillet në rrugë ekliptike dhe në qendër të silljes është ndryshimi”, është përshtatja ngadalë por sigurt nga hedhja e trakteve, nga shpërthimi në demonstrata në zakone të luftës armatosur, sepse heronjët e trakteve, kreatorë të demonstratave (1968;1981…), edhe atëherë i ke arsimtarë e gazetarë, informatorë e veprimtarë, që më shumë kah vitet 90-të të shekulit XX i afrohen pushkës, duke u larguar ngadal jo realitetit që e kishin mësuar, por donin realitetin ta transformojnë në gjakun e njomë të herojnve të ardhmërisë, pra jo të ditës,jo të grupit, por të armës dhe istikamit, prej të cilave okupatori nxiton të përfitojë sa më shumë se po e mbron shtetin dhe me këtë filozofi do ta ketë të drejtën blanko nga nderkombëtarët ,sikurse në kohën e ielgales, në kohën e flamujve dhe trakteve, të cilët në pranverën e tyre e kishin të njetin efekt, të njejtën energji, sepse edhe me ato mejte modeste synohej TRASFORMIMI rrënjësor I tërë godinës politike dhe shtetërore të shoqëruisë. Por trasformimi nga lufta qytetare paqësore në luftë me armë ishte një rrugë serioze dhe me shumë përgjegjësi, por as ajo e para (rrugë) as kjo e dyta (luftë) nuk do të kryenin punë me skukses po mos t`i kishte personazhet e pashkëputur nga puna, simbolikisht me Gani Sylajn si akter aktiv dhe i pathyeshëm, sepse vepron me BESËN e NËNËS, sepse vepron me shkollën e Adem Demaçit,sepse simbolizon tërë punën dhe luftën me shokët e idelait, prej të cilëve nuk ndahet me asnjë çmim.

Libri i Gani Sylës nuk është monografi e individit, por është shkollë e luftës, e vetëflijimit. Kështu për ta fituar informatën si fuqi prodhuese historike, Gani Syla dhe “Komiteti” i tij nuk zgjedhin mjete, madje shokun ma të ngushtë e dërgojnë të punojë aty (në SPB), ku këtyre u përgatitet vdekja, për ta kuptuar se duhet të vdesin shumë më pak kur i kanë informatat e armikut, përmes shokut tyre.

Gani Sylaj e dihet si personalitet i pjekur se lufta çlirimtare nuk është paradë. Kjo luftë është bërë gjithmonë herë me:dinakëri, mençuri dhe trimëri, edhe me frikë edhe me fytyrë besa në raste të rralla edhe pa te, por një aksiomë Gani Syla dhe shokët e tij e dinin se shkolla kombëtare e Adem Demaçit nuk ka mbarim deri në fitore të sigurt, sepse bazohej në të kaluarën e ndritur të luftërave, të cilat për kohën dhe rrethnat e veta ishin po aq të ndritëshme ashtu si ato të fundit të shekullit XX, sepse synimi ishte i njejtë. Dhe kur të krahasohen këto gjenrata, lavdi tërë historisë patriotike para tyre, por duhet then se nuk na është siellë liria. E Gjenrata e Gani Sylajtë e ka një përparësi krahasimishit ma famëlartë se për here të pare lufta dhe çlirimi e kanë një vlerë, e kanë pavarësinë e Kosovës.E kur e themi këtë e shtrojmë pyetjen gjenerata e mëparme a I kishin luftetarët e denjë dhe drejtuesit e dinitetshëm, përgjigja është se po. Po, lirine nuk na e sollën. E gjenerata e 1968;1981-1999 me që e kishte drejtuesin legjendar Adem Demaçin, plus ‘ushtarët’ shumëfish ma të shkolluar, e këtu diku duhet gjetur ÇELËSIN E FITORËS, sepse u rreshtuam kah duhet, kah SHBA dhe NATO, me përkushtim.

Modestia e Gani Sylës mendon dhe flet se kjo shkollë i ka rrënjët e shëndosha ku të këshillon nëna, me shokë, me mësues me rini të dy gjinive, sepse Ganiu i dontë dy duart, në luftën e shpallur politika e cila e përgatiti dhe e ktheu në kala luftën ushtarake krismën e pushkës, së cilës Gani Sylaj i takoi nga ditët e para.

Gani Sylaj i burgut, i vizatimit dhe i mësuesit të histoirisë, i mendimit kolektiv si Rexhep Mala, si Azem Syla e Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni me shokë shumë që janë ajka e një gjenerate që për herë të pare në histori e krijojnë një shtet me fuqinë e pushkës, të diplomacisë dhe pastërtisë në aksione politike në proces. Kështu, si e kanë projektuar dhe realizuar Epokën e Adem Demait, kjo shkollë nuk ndryshon nga të tjerat, por me efektivitetin e saj, na del me argumente se as nuk e kemi konsumuar njësoj, as nuk i kemi rezervuar kohë dhe përpiekje si komb i tërë që ta kultivojmë ngjashëm, sepse kemi pasë saboterë e mercenarë të mesit tone, të gjakut tonë, të cilët gati janë njësoj si okupatori, sepse i kemi pasur pranë dhe na kanë penguar, për mos me thënë luftuar, deri edhe me fuqinë e armës politike dhe ushtarake. Kështu, lidhur me potencialin mobilizues, mu pse nuk ishin të gjithë të një rreshtimi për luftë del se nuk kemi ndërtuar themel aq të forte të shtetit të sotëm, mu nga shkaku se globalishtë nuk kemi qënruar të gjithë vertikalishtë ashtu si e kërkonte koha dhe nevoja kombëtare, si na ftonte zëri e atdheut, si na ftonte pushka e Adem  Shaban JASHARIT.

Përvoja që mbjell në zgjimin kombëtar, shkolla e Gani Sylës, të rreshton ngadal por sigurtë kah altari prej të cilit ma nuk mund të ndahesh deri sa të gjen fitorja ose vdekja gatitu pranë Flamurit të luftës. Po kjo shkollë e Gani Sylës është skalitë në liber si një kala me dy porta: ose e ke fitoren ose e ke vdekjen përpara. Por në luftën e Gani Sylës, prap të tjerët pas teje fitojnë sepse lufta është e drejtë, është politike, por edhe i hap rrugë Epokës së pushkës. Lidhur me këtë filozofi shumë e thjeshtuar, por më shumë e komplikur, sepse nuk jemi të gjithë të një bese, sepe dikush ende ma tepër I beson fjalës boshe por premtuese, se sa vargojve të gjakut që janë garancion e çlrimit, janë shkollë e re që quhet NEOLUFTË, që nuk vret civilë të shtetit robërues.Pra gjenrata e Gani Sylës është fituese e dyfishtë, fituese e lrisë, fituese e luftës që për here të pare në histori mbaron me faktin se I “forti” humb.

Në librin e Gani Sylës folë oda, nëna dhe rrudhat në fytyrë të babait dhe atyre që e kishin mbi supe peshën e shumë vuajtjeve, që jo me fajin e tyre por me forcën e fuçive ua kishin plasuar robërinë në votër dhe tash për të satën herë jo që provonin por alarmonin opnionin botëror se ja ku jemi, nuk kemi ku të shkojmë përpos që të mbrohemi për të jetuar në vatrat tona den baba den. Dhe lufta jonë është e një shkolle të paparë në histori, sepse nuk vret fëmi, gra, pleq, plaka dhe civilë pa armë në dorë nga radhët e armikut. E Kjo është NEOLUFTA që e mpshtë paleoluftën që vret e pret çdo gjë që gjenë përpara.

Vizioni i Gani Sylës nuk është stacionimi në grupe të ngushta veprimi politk, edhe pse shumë kohë vepron si ielgal por më shumë kohë dhe veprim ilegalen e plason në lëvizje të logjikës politike për ta ndryshuar realitetin tragjik. E pram Gani Syla I trakteve, I komiteteve politike ielgale, i demonstratave dhe I agimit të luftës së nevojshme, domosdoshme dhe të pashmangëshme, gjithmonë do ta ketë në mendjen e tij një temperaturë konstante, të pathyeshme dhe shpresëdhëse për kombin. Mu për këtë jo vetëm Nëna, prindët, vllazërit e idelait dhe motrtat e sherimit të plegëve, gjithëmonë I qëndrojnë pranë, për t` i ndihmuar dhe për t` u pjekur në aksione, për t` I gjetur një ditë krah e forcë vigane e Adem JASHRIT-LEGJENDARIT.Pra, gjneratës së Adem Demaçit I ka pre sharra në një vend dhe mu për këtë ka siguraur liri dhe shtet, aq sa kemi investuar në artin e lirisë, që është liria vet.

Libri I Gani Sylës deduktivisht është studim i brengës së individit në rasën kallxore, por kur gjërat rriedhin efektshim kah e mbara ky liber prap i kthehet TRURIT, dhe prej tij del një porosi se  nuk ka liri dhe shtet pa iu përkushtuar me tërë qenjën shpirtërore dhe fizike, aty ku ka jetë, ka shpresë për ta gëzuar. Kështu duke e lexuar me kujdes librin e Gani Sylës, rezulton shumë thjeshtë dhe shumë guximshëm se liria nuk është aq e komplikuar kur i përkushtohesh, kur ia siguron asaj frymëmarrje njerëzore-popullore kombëtare, sepse çdo gjë që është popullore dhe kombëtare as nuk mund të gjykohet e as nuk mund të dënohet, sepse e ka për qëllim

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …