(Dukuri tragjike edhe tani në vitin 2015)
Nuk dihet se a ka ndonjë program që është përpiluar nga ndonjë shtet apo parti politike për ta realizuar në vepër tragjedinë e këtyre popujve nga Lindja e Afërt, e që në dukje induktive dëshmojnë se janë në hasmëri fanatike sektare në mes veti. Dukuria tjetër eklatante e këtyre refugjatëve është se të gjithë janë të rinj. Refugjatët shqiptar, në të gjitha periudhat 1877-1999 janë nga të gjitha kategoritë e moshave. Nga fëmijët njëmuajsh e deri te 96 vjeqarët. Edhe një veçori, kur është në pyetje tragjedia shqiptare si fenomen refugjatësh qe dy shekuj, ekzistojnë 24 programe nga qeveritë e Serbisë dhe institucionet e saj politike, shkencore dhe kulturore, për t` i deportuar në Anadoll. Këtë politikë Serbia e ka mbështet pikërisht në “çështjen religjioze”, por edhe kombëtare, nga viti 1863 e deri më 1999.
Po mbushën tridhjetë e pesë vjet që merrem me çështje të refugjatëve. Natyrisht, se objektiv kryesor i hulumtimeve të mija ishte dhe është çështja e shpërnguljes së shqiptarëve nga dhuna shtetërore serbe 1877-1966. Kësaj tragjedie pastaj iu kam qasur, edhe për tragjedinë e shekullit për shqiptarët e Kosovës 1998-1999. Bota e civilizuar sot, me shqetësim po e përjeton çështjen e mjerë të refugjatëve që vijnë nga Lindja e afërt, për ta shpëtuar shpirtin në Evropë dhe kudo që gjejnë ngrohtësi njerëzore. Kuptohet, në këtë temë kur krahasohen refugjatët shqiptarë më 1877/8; më 1912-1914, tragjedia që ndodhë sot me refugjatë, po të krahasohen faktet del se kriza e tanishme, është vetëm një thermi. E di që këta që shpërngulen nga pushteti terrorist i B. Asadit dhe ata që shpërngulen nga Iraku, Afganistani etj. duhet për fatin e tyre të dridhet çdo zemër njerëzore. Por, tragjedia e tyre është me tepër politike, sepse largohen prej shtetit të tyre dhe terrorit të atij shteti që i përkasin edhe kombëtarisht edhe fetarisht.
Ne shqiptarët, ishim refugjatë me program të një qeverie serbe më 1877, lejen e së cilës e kishte lëshuar politika kryqëzatë e Fuqive Evropiane. Lexoni shtypin e kohës se si e përgatisin ushqimin femrat refugjate në Fushën e Edrenës më 1913; më 1923; më 1933. Asnjë shtet, atëbotë nuk e lëshuan asnjë reagim për vdekjet mizore në pikë të dimrit për një popull të tërë në Sanxhakun e Nishit më 1877. Shikoni këta njerëz këmbëzbathur në fotografi, që u përpoqën të mbijetojnë. Këta kanë shkuar prej kësaj bote pa asnjë dilemë me paragjykime , me trauma që ua shuan vetëm vdekja e “përsosur” në një dhe që nuk mund të bëhet i tyre kurrë, sado të lumtur të duken dikur. I kam studiuar shqiptarët e këtyre shembujve të dhunës shtetrore serbe për katër vjet në Turqi (1978-1982). Ata në fytyrë, ende dëshmonin se kanë origjinë tragjike, madje jo pa fajin e mikëpritësit, sepse pazaret për shpërngulje janë bërë në mes qeverive (Turke dhe Serbe). Po, Shqiptarëve po u ndodhte tragjedia sepse Fuqitë kishin vëndos që ta zgjerojnë Serbinë në Jug të Nishit, dhe ky popull ishte një monedhë “kusuri”. Me mija gra, fëmijë, pleq, plaka, gra shtatzëna vdiqën rrugëve me borë dhe baltë, derisa u strehuan ëepër pjesën tjetër të Vilajetit Kosovës më 1878. Askush nuk ua shtriu dorën, përpos vëndasit shqiptarë në vilajet. Dhe, po e citojë këtu një zyrtrar serb, që klithi në mbledhjen e qeverisë më 1877: “ Nuk është tragjedi që po ngrodhin shqiptarët myslimanë, por është tragjedi që kur të shkrihet bora, do të na krijojnë kufomat e tyre sëmundje infektive. Po të ishin afër detit, aty dezinfektimi do të ishte i siguruar, sepse peshkaqenët do të ishin përkrah ushtarëve tanë”!!!. Një konkludim të tillë sot nuk e thot askush për këta refugjatë të mjerë të shekullit XXI. Dhe a jemi ne shqiptarët në nivel të detyrës së NENE TEREZES, në fatkeqësinë e viktimave, mendoj se JO, të paktën deri me tash kemi treguar indiferencë. Polici që është fotografuar me fëmijën ngryk është humanizëm, por për Evropën nuk është kurrgjë sepse është shqiptar i vërtetë edhe pse e mbante në krah stemës serbe. Po fajtore nuk është stema e askujt. Shumë me tepër jemi marrë me çështje të terrorizmit si mortajë, që e ka përfshi botën. Por tragjedia e refugjatëve do të duhej të ishte më prezente në ndergjegjen tonë, sepse vet e kemi pësuar në një shkallë shumë më të egër se këta sot. Lidhur me këtë, llogaritet se më 1877/8 kanë vdekur nga të ftoftit të paktën 12000 persona. Këtë e thonë dokumentet ushtrake serbe, angleze, austriake, ruse dhe turke. E vërteta, duhet të themi se oficerët serb ishin kundër asaj tragjedie, pra kundër qeverisë para fashiste serbe që ishte krijuar mbi baza të “Naçertanisë” së Garashaninit, e ai e kishte lëshuar pushtetin më 1874. Por ata që erdhën pas tij u bënë për dhjetë herë më kriminelë.
Drama tragjike shqiptare më 1912-1914 është edhe më e tmerrshme. Eshtë e dhembshme kjo tragjedi kombëtare, të cilën do ta dokumentojë edhe me dokumente serbe,turke,greke, por edhe me shtypin e kohës gjatë hulumitimit 1978-1982. Kanë mbetë me mija dokumente, me qindëra fotografi që e lëkundin ndërgjegjën njerëzore. Natyrisht, duhet të kuptohet, se është fjala për atë që kanë ndërgjegje. Nuk do t` i rrëfehem kurrë Patrikut Pavle (1989-1999) kur thot se: “ Kishat dhe manastiret duhet të shndërrohen në shtabe të ushtrisë që sjellë serbizimin e Kosovës”. Nuk do t` i rrefehemi kurrë Milloshit për “serbzimin e Kosovës me proporcion 51% serbë e të tjerët 49%, kjo është fitorja…”. Këtyre si duket Brukseli po na detyron t` u “kërkojmë fale”, një ditë, si po shkojnë punpët. Për këtë, dhe jo vetëm për këtë sot establishmeni kosovar është bërë “copë e grimë në mes veti”. Në vend se të mirremi me keonomi, po mirremi me përçarje> Këtë atmosferë e don klyshi i Milloshit (I. Daçiqi e tj.).
Mesazhi i këtij shkrimi është që ta ngrtë çështjën e rrefugjatëve kudo dhe kurdo, që ta ngritë çështjen e përqarjeve politike sepse prej tyre dëmtohemi të gjithë në Kosovë, pra edhe minoritetet.Nuk duhet t` i ikim çështjes së rrefugjatëve tonë në gjysmën e vitit 2015, në nivel ndërgjegjes kombëtare, sepse ajo kurrë në kombin tim nuk ka munguar, por është dhe mbetet detyrë që këtë tragjedi që po e përjetojnë sot disa popuj të Lindjës së Afërt, ta objektivizojmë me ndihma konkrete për rrefugjatë gjatë rrugës për “shpëtim në Evropë dhe gjetiu”. E vërteta, duhet thkesuar një fakt, kush dhe cilët janë pronarë të atyre anijeve që i bartin rrefugjatët nga psita e deri kur të arrijnë në tokën kontinentale të Ballkanit. Duhet të shtrohet këtu çështja publike, se kush po trafikon, kush po përfiton dhe kush po nxitë që zingjiri i tragjedisë të metastazojë.
Ne shqiptarët e kemi pasë të njetin fat gjatë viteve 1912-1914. Ishte kjo Evropa që është sot humaniste, ajo që ishte atëbotë fajtore që ngjante tragjedia e rrefugjatëve shqiptarë. Po, 395 anije evropiane kanë bartë shqiptarë në Anadoll. Të gjithë ishin buzë vdekjës, të ndikeur nga rregjimet serebo-malazeze dhe greko-bullgare. Jo një fëmi ta bartin valët e detint, sikur sot që kujdestaron një fotografi e tmerrëshme në internet. E tmerrëshme ishte ajo fotpografi këto ditë, për ndërgjegjën e politikanëve kudo, nëse kanë ndërgjegje. Por shtrohet pyetja, sa fëmijë shqiptarë ishin hudhë në detin Marmara, më 1913, më 1924, më 1931, sepse nënat e tyre nuk kishin ngrënë bukë për ditë të tëra dhe nga gjijnët u dilte gjak. Fotot e atye fëmijëve vetëm lëkurë e eshra i kanë botuar gazetat e kohës si; Le Matain, Ymanite, La Federation Balcanique, e të tjera. Tragjedinë shqiptare e ka përciellë edhe shtypi i ShBA-ve. Eshtë një gazetar amerikanë që e ka përshkruar më me besnikëri tragjedinë shqiptare. Ai njeri deri vonë ka jetuar në FLORIDA të SHBA-ve. Emrin e tij sikurse të LEON FRAJNDLLIGUT, duhet ta kujtojmë gjithmonë.
Tash po e prezentoj me shifra sa shqiptarë kanë shkuar në Anadoll 1912-1914. Pason dokumenti origjinal. Tri anije me rrefugjatë janë fundosë afër kufirit të Greqisë më 22 prill 1913. Të gjithë ishin shqiptarë të larguar me dhunë nga pronat e tyre nga rrethet e Ferizajit dhe Gjilanit. Tragjedia e atyre rrefugjatëve ishte trishtuese sepse 86 kufoma të fëmijëve dhe grave kanë ndejtë të hudhura nga valët e detit për një muaj, deri më 22 maj 1913. Rrëfimin për këtë tragjedi na e tregoi një i shptuar më 1979 në Bursa të Turqisë. Po kush i largoi me dhunë shqiptarët nga vatrat e tyre. Dhunën e kanë përdorë kolonët serbë dhe malazezë në tërë Vilajetin e Kosovës. Tragjdia e tyre u “harrua” shumë shpejtë, sepse filloi Lufta e parë botërore më 1914.
Në vijim po e japim dokumentin kumullativ të çarqeve serbe dhe turke, për të shpërngulurit me dhunë. Sipas dokumentit të botuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë, nga Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Shkodrës, Janinës dhe Selanikut, në Anadoll janë shpërngulë: Nëntor 1912 shpërngulën 8867 shqiptarë;dhjetor shpërngulën 11493 shqiptarë;janar 1913 shpërngulën 12087 shqiptarë; shkurt shpërngulën 1288 shqiptarë; mars shpërngulën 7525 shqiptarë; prill shpërngulën 6225 shqiptarë; maj shpërngulën 12813 shqiptarë; qershor shpërngulën 9366 shqiptarë; korrik shpërngulën 21045 shqiptarë; gusht shpërngulën 29312 shqiptarë; shtator shpërngulën 13380 shqiptarë; nëntor shpërngulën 17313 shqiptarë; dhjetor shpërngulën 15502 shqiptarë; Janar 1914 shpërngulën 10182 shqiptarë, shkurt shpërngulën 25061 shqiptarë; mars shpërngulën12346 shqiptarë; prill 6520 shqiptarë; maj shpërngulën 15414 shqiptarë; qershor shpërngulën 4821 shqiptarë dhe korrik shpërngulën 26237 shqiptarë. Sipas një analize të Komitetit Kosovës, për shkak të terrorit shtetror në ish Vilajetin e Kosovës gjatë viteve 1912-1914 në Anadoll do të shpërngulën afër 500 000 rrefugjatë. Por në bazë të Ligjit mbi kolonizimin e Kosovës dhe një pjesë të ish Vilajetit Manstirit, me sllavë do të sillen afro 20 000 kolonistë serbë dhe 5211 malazezë. Ato 25 000 familje sllave sipas dokumentve shumica e këtyre kolonistëve, kishin grabitë prona edhe në shtatë komuna katastrale. Dokumneti zyrtar serb theskon se në numrin që e kishin (239807 persona nga viset që i kishin okupuar), nuk ishin lllogaritë fëmijët nën 6 vjeqë. Aty thuhet mëtej se përmes rrugës strategjike të Kavallës ishin shpërngulë edhe 40 000 persona dhe shumëfish në numër përmes rrugës tokësore. Këta persona ishin shpërngulur me 395 anije evropiane. Ishte pra kjo katstrofa e shekullit për një komb. Sot, në Turqinë KEMAJLISTE, llogaaritet se janë afro 6-7 milionë shqiptarë. Këtë e thon vet drejtuesit e pushtetit në biseda private. Por zyrtarisht nuk e shkrepin asnjë fjalë, sepse ata nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare. Lidhur me këtë gjenrata e tanishme shqiptare atje, nuk din asnjë fjalë shqip, sepse nuk është e lejuar asnjë shkollë shtetërore.
Po këta sirianët , irakianët dhe arabët fatëzijë që po shpërngulën në Evropë, e cila ka nevojë për muskujt e tyre, për çka shpërngulën dhe a do të kanë të drejta nacionale. Shkaku i shpërnguljës është edhe fanatzmi sektar rreligjioz, fakt ky që mirret si preteks, por shkaqet janë te terrori shtetror diktatorial, ashtu sikur se vuanin shqiptarët më 1912-1914 për shkak të rreligjionit dhe për shkkak të kombësisë josllave. Deri kur do të luajnë Fuqitë me fatin e popujve, në këtë mënyrë, nuk është fort edhe faji i tyre. Por është te vetdija dhe mosarsimimi kombëtar në përgjithësi. PO e them këtë me kusht sepse shqiptarët në ish Vilajetin e Kosovës, posa i fituan disa të drejta elementare pas viti 1966, pushoi arratia në Anadoll. Por filloi arratia ekonomike për Evropë, për mos me u ndalë deri me sot. Pra, Evropa kërkon sot muskuj pune, por ofron edhe pakëz ngrohtësi sepse për ndryshe zbulohet plani 27 majit 1999, që u shpalos në Beograd nga PRIMUSET e DY rreligjionve krishtere e që ka mbetë “çështje sekrete”. Po të vinte në Beograd edhe përfaqsuesi i Vatikanit më 27 maj 1999, Kosova më 28 VI 1999 do të shprazej në tërësi nga shqiptarët për “frigën që e kishte Milloshi”. Këto pazare, vetëm me një amabllazhë tjetër janë në lojë edhe sot, me sirianët, kurdët, irakianët e mjerë.
Tragjedinë shqiptare të shpërnguljës e kam përciellë edhe etapa tjera. Ajo e viteve 1918-1941 mabron me lidhje të një “Konvente” ndërshtetrore Jugosllavo-Turke, ku parashihet se deri më 1944 shqiptarë në Jugosllavi nuk do të ketë. Këtë konventë, pastaj Tito më 1953 e aktualizoi me një Marrëveshje Xhentelmene me Fuat Kyprilinë në Split duke pi shlivovicë. Pasojë e Konventës dhe e Marrëveshjes Xhentelmene, sipas Seksionit të pashaportave deri më 1966 del se në Anadoll janë shpërngulë për shkak të terrorit shtetror jugosllav 415000 shqiptarë, turqë dhe boshnjakë. Pse ngjajnë këto tragjedi?. Realiteti pra është i tmerrshëm pse janë shpërngulë shqiptarët. Dhe një pyetje shtrohet, pse nuk e kam botuar rrezultatin. Dy herë kam konkuruar që të botohet dorëshkrimi në 1100 faqe me 823 refereanca nga arkivat ballkanike dhe evropiane. Vetëm një informatë sot e kësaj dite nuk kam pasë sukses ta sigurojë. Eshtë fjala te hulumtimi i një gazetrai amerkan nga Florioda, që e ka përciellë tragjedinë shqiptare hap pas hapi nga viti 1912 e deri më 1939. Por pse jam rrefuzuar dy herë më 1983 dhe 1986, shkaqet dihen. Shovinistët serbë sa herë që është qitë kjo temë për botima, kanë reaguar si në orjestër. Bile e kanë shkatrruar kopjen e parë të dorëshkrimit. Natyrisht se kopja e dytë nuk është në pozitë të keqe, por hulumtimet do t` i vazhdojë sepse ka gjëra të reja, sidomos ato rrezultate po i zbulojnë disa sherbime shtetrore që janë të përziera në tragjedinë siriano-kurdo-irakiane. Në këto pazare tragjike hise ka sidomos Kisha Ortodokse Serbe, sepse ajo o ka trasuar të gjitha pazaret antishqiptare dhe tash po u jep këshilla me fajde Asadit, Putinit dhe disa qarçeve në vendet e Lindjes së Afërme. KOS-i i Serbisë donte më 28 Vi 1999 të dëshmojë “në Evropë se ka merta për pastrimin e saj nga muslimanët”.
Ekzodi shqiptarë i fundshekullit (1989-1999) i shkaktuar nga terrori shteror i Serbisë në Kosovë përfundoi me afro një milion rrefugjatë shqiptarë nepër shumë vende të botës. Sado që na u duk se jemi kthyer në mënyrë triumfaliste, falë luftës sonë të drejtë –UÇK-ës dhe të Aleatëve, prap se prap rregjistrimi i para dy viteve vërtetoi se mungojnë afro 400 000 banorë aktivë në Kosovë, që jetojnë nepër botë si krah pune fizike, sepse ata kurrë ma nuk do të kthehen dhe nuk do të munden të shkollohen si duhet, sa kanë pasë kapacitete njerëzore kur ishin në vendlindje. Prandaj, humbjet janë shumfish më të mëdha se sa mednohet për çdo valë të ekzodit sepse shumë persona, mendje me shkallë të lartë intelegjence pësojnë trauma të pariparueshme. Sa ka humbur kombi jonë në këtë histori rrefugjatësh, nuk do të dihet kurrë. Për këtë tragjedi kam mësuar në hulumtimet e kësaj tragjedie neprër arkiva. Por duhet të punojmë dhe të solidarizohemi me rrefugjatët më tepër sot, sepse dje vet ishim në këtë gjendje që janë sot disa popuj në Lindjen e Afërme. Natyrisht , këta popuj janë në gjendje tragjike prej politikanëve të tyre, prej rreligjioneve të tyre, prej fatit të tyre. Ndërsa ne ishim në gjendje tragjike prej politikanëve joshqiptar në rend të parë por edhe prej shqipfolsve që e ngritnin gërrmazin më 1989 e thonin; “Nga ndyshimet kushtetuese nuk humbim asgjë”. “Harronin” të thonë se ne fitojmë fotele për veti, por mIloshi as ato nuk ua ofroi.
Tragjedia jonë në neve nuk ka pasë në një mënyrë veti rreligjioze, por rreligjioni ortodoks serb, na e ka përplasë këtë tragjedi dyshekullore në kurriz, të cilin na kanë thyer edhe me fajin e Fuqive Evropiane më 1878, 1913, 1919, 1946, 1999. Kasapi i Ballkanit (1989-1999) nuk ishte rastësisht serb. Të tillët, nxënsit e tij për çdo ditë po na kërcnohen edhe sot. Madje njëfar I. Daçiqi doli dhe tha: “Serbia tani është më e fortë se para 30 vjetëve”. Kjo do të thot se prap do të ju detyrojmë në ekzod. Deri kur këso kërcnimesh dhe Evropa i përkdhelë, i përkdhelë këta belaxhi që kurrë nuk dijnë të ndalen, sepse Kisha e tyre i detyron. Ajo në krime është ndërtuar dhe në krime jeton. (Shqio Savën, e tyre që ia kanë nxjerrë të dy sytë dhe pastaj e kanë shpallë të shenjët!!!?!).E vërteta, pamjet tragjike të refugjatëve shqiptarë në Detin Marmara më 1923 janë dhjetëfish më të tmershme se ato që duken (sot ) në mjetet informatove elektronike më 2015.
Prandaj tragjedinë që e kemi përjetuar ne shqiptarët është plagë që edhe sot si plagë kombëtare kullon sepse ajo popullsi është e humbur përgjithmonë.
Më 12 shtator 2015