Për derisa kryeministri polak këtu e gjashtë vite më parë konstatonte se “varësia prej gazit rus dobëson Evropën”, dhe kërkonte, nga shtetet e BE–së t’i shfrytëzojë plotësisht burimet e energjisë fosile si qymyrin dhe të gazin shist argjilor, kryeministri kosovar gjatë këtij viti ka filluar të përpëlitet që të bëjë të kundërtën. Ai, së bashku me Zajevin maqedon siç po thotë; “Prishtinën do të lidhim me gazin rus në Shkup, dhe përmes projektit Aleksandropolisi do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit”.
Në fund të vitit të kaluar në politikë u rindez një debat i gjerë mbi reduktimin e varësisë së vendeve të BE-së nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia. U ricitua në shumë debate deklarata e kryeministrit polak Tusk, i cili në vitin 2014 deklaronte se “varësia prej gazit rus dobëson Evropën”. Tusk më këtë rast kërkonte, “që shtetet e BE të bashkëpunojnë më ngushtë në politikën energjetike dhe në furnizimin me gaz dhe naftë. Përveç kësaj ai thërriste që BE duhet t’i shfrytëzojë plotësisht burimet e energjisë fosile si qymyri dhe të shfrytëzojë plotësisht gazin shist argjilor, që është i diskutueshëm”. Por megjithatë, edhe përkundër kësaj dhe faktit se edhe në të ardhmen thëngjilli, po del te jetë burim më i lirë, i sigurt dhe efektiv për prodhimin e energjisë elektrike, qeveria Hoti, e mbështetur edhe nga një grusht oligakësh dhe “ambientalistësh” përmes lansimit të ides së ngritjës së termocentraleve me gaz, po përpiqet që ta minimizoj rolin strategjik të linjitit të Kosovës, si dhe të rris rolin e gazit natyror për ngritjen e kapaciteve të reja të enegjisë. Tani më, është e dëshmuar, se jo vetëm kostoja prodhuese, por kapacitetet e energjisë nga linjiti, përveç që do të ishin mundësia e vetme, që Kosova të mirëmbajë dhe rikthej konkurrencën, ato do të garantoj çmime transparente dhe reflektuese të tregut, do të krijojnë mundësitë që sektori të mos varet nga ndër-subvencionimet, të krijohej një sistem i sigurt me konsumatorë që mbështesin investimet e nevojshme përmes tarifave të tyre, dhe mbi të gjitha do të ishte një kontribut i ndjeshëm në uljen e varsisë së BE-së nga gazi rus.
Sipas Jean Monnet, një nga themeluesit e BE-së, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur, u vendos që ‘instrumentet e luftës të vendosen në shërbim të paqes’, thëngjilli dhe çeliku, si dhe energjia bërthamore ishin pikënisja për traktatet e para evropiane. Në suazat e kësaj porosie briliante të Jean Monnet, Kosova para çdo politike tjetër do të duhej që promovonte resurset e saj energjetike, si instrument për forcimin e këtyre traktateve, ngase jo vetëm që ka rezerva të mëdha të linjitit (mbi 12 milard ton, vendi i tretë në Europë me rezervat më të mëdha pas Gjermanisë dhe Polonisë), por ajo, kufizohet me katër vende të rajonit të cilat që të gjitha janë të kufizuara me vende anëtare të BE-së, duke e bërë atë vend të rëndësishëm për bartje të energjisë në rajon dhe përgjithësisht në tregun energjetik të BE-së.
Në parim, energjia elektrike dhe gazi mund të rrjedhin lirshëm nëpër rrjetet që shkojnë kryq e tërthor Evropës. Në një treg të vetëm evropian të energjisë, të gjithë prodhuesit dhe furnizuesit konkurrojnë me njëri-tjetrin. Prandaj, teoretikisht është e mundur që të blihet dhe shitet energjia elektrike dhe gazi kudo që ju dëshironi, duke pasur si qëllim marrjen e energjisë me cilësi të lartë dhe me çmim më të përshtatshëm. Ky do të ishte një plan i mirë në letër, megjithatë, sipas asaj që po zhvillohet në teren, arritja e këtyre caqeve është ende larg realitetit. Shembulli më eklatant është kriza e Ukrainës. Si përgjigje ndaj kësaj krize dhe duke pasur parasysh rëndësinë e përgjithshme të një furnizimi të qëndrueshëm, Evropianët që janë të famshëm për prirjen e gjelbër po shqetësohen nga fakti i mirëmbajtjes se konkurrencës, dhe funksionimit të një tregu të vetëm evropian të energjisë. Ato në pikun e krizës ukrainase deklaronin se kontinenti ose mund të jetë i pastër, ose mund të jetë konkurrues. Kështu paralelisht me energji alternative janë duke hedhur dhjetëra miliardë euro në energjinë nga lëndët djegëse fosile.
Për fatin tonë të keq, Kosova është ende larg këtyre ambicieve, ngase edhe pse ka rezerva kaq të mëdha të linjitit, prej vitit 1984 nuk ka pasur asnjë investim në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese ose rehabilitim substancial të termocentraleve ekzistuese, si rezultat i të cilës asaj i mungon furnizimi stabil me energji. Pra, në kohën kur në vendet evropiane siç janë Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Greqia, Bullgaria dhe Sllovenia, linjiti vazhdon të zë një pjesë të rëndësishme në sektorin energjetik, kryeministri kosovar Hoti, me kryeneqësinë e tij ortodokse këtyre ditëve po promovon ngritjen e termocentraleve nga gazi rus si dhe shmangien nga projektet “energjia nga linjiti”, dhe atë në emër të “energjisë së lirë dhe të pastërt”. Pra pikërisht në kohën kur, është rindezur debati në vendet e BE-së për uljën e vartësisë energjetike nga Rusia, ai dhe zv. kryeminstrja Bala, për të dëshmuar verbësinë dhe varësinë e tyre politike kanë kopjuar fjalë për fjlaë parrulën e Zajevit maqedon, “përmes projektit Aleksandropolisi do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit”. Pra, pikërisht në kohën kur Hoti, Bala dhe e gjithë nomenklatura qeveritare e Repulikës së Kosovës do të duhej të punonte në eliminimin e barierave të vena nga Serbia dhe aleatet e saj lidhur me shtrirjen e autoritetit ne gjithë rrjetin e shpërndarjes, që të eliminojë barierat politike për të qenë pjesë e Burses Shqiptare te Energjisë, dhe shfrytëzimit të interkonesionit 400 kV me Republikën e Shqiperisë, ai pa fije turpi me rastin e vizitës në Shkup, deklaronte se, “Prishtina do të lidhet me gazin në Shkup, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë…”. Kjo nuk është rastësi, e as paqartësi, në kohën kur Serbia dhe aleatet e sajë në Bruksel sukseshëm po arrijnë të pengojënë shfrytëzimin e interkoneksionit 400 kV, kryeministri Hoti po promovon stacionin e dytë më të madhin, pas atij në Serbi të lundrimit për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të rrjedhshëm natyror, i cili për mes Koridorit 8 do të sjellë gazin rus edhe në Kosovë. Pra prikërisht në kohën kur projekti TAP po përmbyllte debatin lidhur me rrjetin e propozuar te transmetimit të gazit, i cili si rrejtë do të mund të ndahet në pesë degë kryesore, ku ajo e pesta është dega e Kosovës, që fillon nga Miloti dhe përfundon në pikën kufitare të Morinës, në afërsi të Kukësit, Hoti po i tregon e Republikës së Kosovës (të cilës i referohet si Prishtinë) se gjurma e gazsjellësit ruso-turko-serbe “është më e lirë dhe më i pastër” se sa gjurma e gazsjellësit Trans Adriatike e cila ndjek linjën energjetike, Greqi, Itali, Shqipëri.
Pra pikërsiht kur Kosovës me urgjencë i nevojitet hartimi një baze ligjore dhe rregullatore e cila do të drejtonte implementimin e “Pakos së tretë të Energjisë”, pa të cilën nuk mund të ketë hapje te tregut, integrim ne tregut ndërkufitar dhe modernizimin e sektorit të energjisë, e që njëkohësisht do të nxiste edhe prodhimin e energjisë së ripertrishme, kryeministri Hoti nën parrullën “energji e lirë dhe e pastër” propozon ngrtijën e Terrmocentraleve nga gazi. Pra në vend të krijimit të mjedist për një progresi teknologjik, dhe kalimi në një regjim të ri energjetik, ai thjeshtë po promovon kalimin në një regjim të vjetër, sepse po kalon nga djegia e thëngjillit si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë në një hidrokarburin tjetër (gazi natyror) i cili nuk shquhet me ndonjë diferencë të lartë ndotje nga linjiti i Kosovës.
Me këtë rast vlen të theksohet edhe kjo; edhe vendet me prirje të famshme për prodhimin e energjisë së pastërt kanë dështuar në arrtijen e caqeve të tyre projektuese. Kështu që edhe përkundër iniciativave të vendeve të ndryshme për të prodhuar vetëm energji të gjelbër, konsumi i thëngjillit në botë ka shënuar rritje prej 1.5 % në vitin 2018 dhe ka tendencë rritje ne vitin 2019. Ja disa fakte; vetëm në SHBA në vitin 2018, janë djegë 943 milion ton thëngjill. Kurse Kina, djeg 4 miliard ton thëngjill në vit, aq sa djeg e gjithë pjesa tjetër e botës. Gjermania nxjerr rreth 172 milion ton thëngjill në vit, nga i cili vie 40% e prodhimit të energjisë kundrejt mesatares evropiane prej 23 %. 150 termocentarlet e saj me qymyr, ku së bashku me impiantet e tjera me naftë, çlirojnë shifrën e frikshme prej 256 milion tonë CO2, që ëshët një rekord absolut në Evropë. Në Britani, termocentrale të vjetra të bazuara në qymyr po riaktivizohen për të mbuluar mungesat e prodhimit nga projektet e energjisë së ripërtërishme. 30 termocentraleve të reja që djegin qymyr që po planifikohen te ndërtohen në Japoni. Në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë (Republikën Serbe), kompanitë kineze janë përfshirë në ndërtimin e 4950 MW energji nga thëngjilli. Projekte këto ambicioze, që në perëndim shihet si një përpjekje nga Kina për të rritur globalisht ndikimin ekonomik.
Por edhe përkundër kësaj, në Kosovë që nga koha e UNMIK-ut dhe në kontinuitet janë instaluar politka shkatërruese në sektorin e energjisë. Në vitin 2003, nën të ashtuquajturin ‘ristrukturim i Korporatës Energjetike të Kosovës’, janë shkatruar – shitur për skrap kapacitetet gjeneruese prej 41 MW të energjisë nga linjiti, e të cilat operonin në kuadër të “NJ.P. “Ngrohtorja dhe Tertorja”, ndërsa në kuadër të të ashtuquajturit “dekomisionim i TC Kosova A” po punohet për mbylljen e kapaciteve të instaluara prej 660, përfshirë 452 MW, që aktualisht kanë një disponueshmëri të lartë teknike-teknologjike. Pra në kohën kur Qeveritë e Vendeve të BE-së po punojnë dhe sugjerojnë se duhet t’i shfrytëzojë plotësisht burimet e energjisë fosile, Qeveria e Kosovës për interesat e një grushti oligarkësh, po punon me zell për zhvlerësimin e termocentraleve nga linjit, si dhe me investimet e saj dhe KEK-ut në zhvillimin e “minierës së re” të linjitit, po tenton të minimizoj rolin e linjiti si resurs energjetk. Pra, dekomisionimi/shkatërrimi, dhe ngrtja e “minierës së re”, sipas projeksioneve të para financiare, do të kërkojë një investim të njëkohshëm prej 2 – 3 miliardë Euro gjatë 10 viteve të ardhshme.
Por, e keqja nuk qëndron vetëm këtu, me politikat e tilla klienteliste, Kosova përveç që brenda një kohe të shkurtër do të humbas 40% të kapaciteve të saj gjeneruese, ajo përmes projektit “Zhvillimi i Minierës së Re të KEK-ut”, (projekt ky i dizajnuar një një ish-student i Moskës, i cili parasheh braktisjen e pronës publike dhe kalimin 100% në pronë private e blerë paraprakisht prej oligarkëve nga fshatarë të varfër), do të dekurajonte investimeve të jashtme, nga se përmes përshtatjeve dhe garantimit të çmimeve si dhe vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese me vendime politike do të eliminonte parimet e ekonomisë së tregut. Tendencat për zhvillimin e “Minierës së re në fushën Private” dhe shfrytëzimi i “Fushës Jug” si fushë potenciale për hedhjen e djerrinës, do të varroseshin përgjithnjë 580 milion, (gjegjësisht 1.1 milard) ton rezerva linjitit, që shprehur me dinamikën e planifikuar të gjenerimit të energjisë, i bie “shkurtim eksploatimi me jetëgjatësi mbi një shekull”. Kur kësaj i shtohen edhe investimet për sisteme dhe pasije, cilat duhet të përshtaten me infrastrukturë, paime e paisje e sisteme tjera për fushën e re, si dhe marrë parsysh kostot dhe kushtet që do të imponojnë këta oligarkë për shpronësime të tokës, pemishteve, dhe të tjerave, atëherë projekti së paku sipas praktikave të deri tashme, do të rrezikoj stabiliteitin finaciar e social të shtetit.
Kështu që në kohën kur sektorit të energjisë po i bëhet goditja më e rëndë, përmes projekteve për zhvlerësim të rëndësisë strategjike të linjiteve të Kosovës në tregun energjetikë Europian, zyrtarët e Koorporatës Energjetike të Kosovës në vend që të mbrojnë interesat e kompanisë së tyre, sektorit të energjisë dhe përgjithësisht Kosovës, nën heshtje që vret, po implementojnë politika që në një të ardhme të afërt do të rezultojnë me një nga dëmet me kolosale të shkaktuara në bilancin e rezervave minerale, dhe përgjithësisht shansave zhvillimore, duke gllabëruar në mënyrën ma ekstreme perspektivën e shumë gjeneratave në vijim.