leoni

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: Poshtërimi i Kosovës nga Gjykata Speciale, një akt i turpshëm dhe kundër njeriut

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: Poshtërimi i Kosovës nga Gjykata Speciale, një akt i turpshëm dhe kundër njeriut

Sot, me moslejimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Gjykata Speciale ka shënuar një moment të turpshëm dhe poshtërues, jo vetëm ndaj ish-presidentit, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo gjykatë, e cila u krijua nga Kuvendi i Kosovës, ka shkelur një nga të drejtat themelore të njeriut dhe ka treguar një qasje që sfidon jo vetëm ndjenjat dhe vlerat morale, por edhe integritetin e shtetit tonë.          E drejta për të marrë pjesë në ceremonitë mortore të prindërve është një nga të drejtat më themelore në të gjitha shoqëritë e civilizuara. Historia ka treguar se, edhe në raste kur individët janë të akuzuar apo të dënuar për krime të rënda, sistemi gjyqësor ka treguar një minimum humaniteti duke u mundësuar të marrin pjesë në varrime të afërme. Mirëpo, Gjykata Speciale, në një akt të pashembullt mizorie, nuk e lejoi Hashim Thaçin të vije fizikisht dhe të ndahet nga babai i tij, duke dëshmuar qartë se nuk vepron në bazë të drejtës së mirëfilltë, por sipas një agjende që ka synime të errëta ndaj luftëtarëve të UÇK-së. Kjo qasje mendojn se nuk është diçka që e prek vetëm përsonin në fjalë dhe familjarët e tij, por mendoj se më shumti e ka poshtruar shtetin.

Poshtërimi i institucioneve të Kosovës

Ky vendim nuk është vetëm një akt jonjerëzor, por gjithashtu paraqet një poshtërim të hapur ndaj institucioneve të larta të Kosovës. Presidentja, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Ministrja e Drejtësisë do të duhej të kishin dërguar një shkresë zyrtare dhe të garantonin se Hashim Thaçi do të kthehej pas pjesëmarrjes në varrim dhe se nuk do të kishte asnjë ndikim tek deshmitarët. Mirëpo, heshtja e tyre dhe mungesa e veprimit janë një tregues i qartë i ‘pafuqisë’ së institucioneve të Kosovës kundrejt kësaj gjykate të përfolur. Në fakt, përsonat e lartëcekur i tradhëtoj mëria politike e tyre, sepse as nuk shkuan për ngushëllime as në varrim.     Duke mos reaguar me forcë kundër këtij vendimi, krerët e shtetit e kanë lejuar këtë akt përulës dhe e kanë legjitimuar në heshtje një trajtim të padrejtë ndaj një prej figurave kryesore të historisë së re të Kosovës. Ky veprim tregon se pavarësia dhe sovraniteti i vendit tonë vazhdojnë të sfidohen nga mekanizma që, teorikisht, duhet të jenë në shërbim të drejtësisë.

Moslejimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait nuk është rasti i parë që Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e të akuzuarve. Të gjitha figurat e arrestuara janë përballur me trajtim të padrejtë, por kjo situatë ka arritur një kulm të poshtërsisë. Nëse një personalitet si Hashim Thaçi, një nga udhëheqësit kryesorë të luftës për çlirimin e Kosovës, nuk mund të ketë qasjen në të drejtat themelore, çfarë mund të presë një qytetar i zakonshëm shqiptar? Kjo krijon një precedent të rrezikshëm, duke treguar se kjo gjykatë nuk ka synim drejtësinë, por dëshiron qëllimisht të nënçmojë dhe të diskreditojë ata që kontribuuan për lirinë e vendit.

Pasoja të rënda për Kosovën

Ky veprim i Gjykatës Speciale dëmton Kosovën në disa nivele:

  • Moral dhe humanitet: Tregon se as në momentet më të dhimbshme, si humbja e një prindi, sistemi nuk tregon asnjë lloj ndjeshmërie apo humanizmi.
  • Sovranitet dhe dinjitet kombëtar: Kosova është trajtuar si një shtet i pavarur vetëm në letër, ndërsa vendimet që prekin qytetarët e saj i marrin institucione të jashtme pa asnjë respekt për shtetin tonë.
  • Ndikimi në të ardhmen: Ky rast tregon se mund të përsëritet me cilindo qytetar tjetër të Kosovës, qoftë ai lider politik apo qytetar i thjeshtë.
  • Shpërfaq inatet primitive të politikanëve: Kjo çështje vetëm sa e thellon përçarjen Brenda popullit dhe rritë kundërshtarët e UÇK-së, sidomos Brenda shqiptarëve.

Pse duhet reagim institucional dhe qytetar?

Kjo gjykatë ka dëshmuar që nuk është në shërbim të drejtësisë dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, institucionet duhet të reagojnë me vendosmëri dhe të kërkojnë që të drejtat themelore të respektohen. Po ashtu, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për padrejtësitë që po u bëhen figurave që sakrifikuan për shtetin tonë. Dhe ajo që duhej bërë edhe më heret, por pas sodit duhet kërkuar logari nga kjo gjykatë dhe madje pse jo, mendoj se duhet të zhbëhet në Kuvend kjo gjykatë dhe të kërkohet kthimi i përsonave që po mbahen atje padrejtëssht tash e sa vite.

Për fund, ky vendim i Gjykatës Speciale nuk është vetëm një shkelje e së drejtës themelore të njeriut, por një poshtërim i hapur i gjithë kombit shqiptar. Dhe unë si qytetarë e këtij shteti të ri, por edhe si veteran i luftë, ndjehem i fyer nga gjykata dhe nga krerët e institucioneve të vendit tim.

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: PËR QEVERINË SHQIPTARËT JANË TË PADUKSHËM: ASNJË PËRFAQËSUES SHQIPTAR NË DELEGACIONIN NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

BDI e dënon ashpër vendimin e kryeministrit dhe të qeverisë për të realizuar një vizitë …