Duke u bazuar në burimin e gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger”, Sali Berisha ka pohuar se “ bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ishte një gabim, edhe pse ai edhe vetë dikur ka menduar për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por tani konsideron se një ide e tillë është e gabuar. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet, ose ka qëllim të nisë konfliktin.” Fare nuk është e vërtetë se ngritja, riaktualizimi mbështetja dhe artikulimi i idesë për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, përkatësisht për bashkimin e Shqipërisë Etnike, “është gabim” dhe shkakton “konflikt” siç ka deklaruar Sali Berisha, ashtu në frymën denoncuese të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe të Beogradit dhe të aleatëve të Serbisë. Përkundrazi, kërkesa për bashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, është drejtësi, është realitet, është paqe dhe, mbi të gjitha është obligim moral, profesional, kombëtar, politik, propagandistik dhe diplomatik, që urgjentisht kërkon zgjidhje, pikësëpari nga Tirana zyrtare, jo demaskim, injorim, margjinalizim dhe murkullim të saj, si
këtu e 100 vjet më parë.
Nuk është kjo hera e parë që Kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
Dr. Sali Berisha është deklaruar
botërisht dhe paturpësisht kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Tradhtia
nuk ka brirë! Të luftosh bashkimin kombëtar për hile dhe për hatër të të gjithë
armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, ky është kulmi i tradhtisë dhe i shitjes
së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror.
Që në fillim, duhet të them se, ishte fat i madh për shqiptarët dhe për Shqiërinë, që
Sali Berisha ende nuk ishte lindur, nuk jetoi në atë kohë dhe, nuk pati rastin
që të mirrte pjesë në Kongresin e Berlinit(1878), në Konferencën e Ambasadorëve
të Londrës (1913) dhe në Konferencën e Paqes së Versajës (1919), sepse ndër të
parët, do t’i votone dhe do t’i nënshkruante të gjitha vendimet e gabuara
historike antgishqiptare të Fuqive të Mëdha të Evropës, me qëllim që të mos i
prishte lidhjet dhe marrëdhëniet eknomiko-politike, tregtare dhe diplomatike me
Serbinë, me Malin e Zi dhe me Greqinë, si dhe me Evropën e atëhershme. Me
përjashtim të Esat Pashë Toptanit, të Sali Berishës, të Alfred Mojsiut, të
Edmond Haxhinastos, Ferhat Dinoshës, asnjë nga shtetarët e derisotëm të
Shqipërisë, nuk e kanë kundërshtuar hapur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Pse Sali Berisha është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, bashkim
ky, që është çelësi parësor për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në
Ballkan?
Përgjigjja është tejet e thjeshtë, do ta ruajë kulltukën e vet së bashku me
bashkëmendimtarët dhe me ithtarët e tij kundër bashkimit, sepse kjo politikë
strategjike antikombëtare deri tani i ka sjellë përfitime të mëdha materiale,
financiare dhe karrieriste edhe atij perosnalisht, edhe klanit të tij, edhe
vendit të tij, duke bashkëpunuar me vendet fqinje kolonialiste, pavarësisht nga
gjendja e mjerueshme dhe e shtypjes kolonuiale e shqiptarëve si në Kosovë,
ashtu edhe në Anamoravë, në Iliridë, në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës dhe në
Këtë politikë të gabuar antikombëtare, Sali Berisha e ka vërtetuar me shembuj
konkret: (1) Edhe pse gjaku vërshonte si lumë nga terrori dhe gjenocidi serb
mbi shqiptarët në Kosovë(1989-1999), Sali Berisha, Fatos Nano e të tjerë, nuk e
panë të arsyeshme, që t’i prenin marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe
tregtare me Serbinë, derisa vetë shtetet e Bashkimit Evropian i ndërprenë
marrëdhëniet diplomatike me Serbinë e Slobodan Milosheviqit, për shkak të
agresionit, të spastrimit etnik dhe të terrorit gjenocid të Serbisë në Kosovë;
(2) qeveria e Sali Berishës njohu Republikën e “Maqedonisë” (pa e zgjidhur
asnjë problem të mbi 1 milion shqiptarëve në “Maqedoni”); (3) qeveria e Sali
Berishës njohu Greqinë dhe normalizoi marrëdhëniet diplomatike,ekonomike e
tregtare me të (pa zgjidhur problemin e Çamërisë shqiptare); (4) njohu Malin e
Zi, pa njohjen statusit kombëtar dhe politik të shqiptarëve.
Këto janë
disa nga arsyet kryesore pse kryeministri Sali Berisha ka dalë hapur kundër
idesë së bashkimit të Kosovës me
Shqipërinë, duke konsideruar se ngritja
e kërkesës së ligjshme për bashkim, “është e gabuar” dhe do të
shkaktonte “konflikt” në rajon, edhe pse, siç është shprehur në
deklaratën e tij të fundit, ai dikur
paskësha qenë ithtar dhe mbrojtës i idesë së bashkimit kombëtar
shqiptar!Mirëpo, tash e sa vjet e ka ndërruar “bigën”, duke e humbur besimin në
vetëvete se, kinëse kërkesa e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë qenka “
gabueshme” dhe po shkaktojka “konflikt” në Ballkan!? Sa më
sipër, ky pendim dhe “pishman” i Berishës nuk qëndron në faktin se kërkesa shekullore e
popullit shqiptar për bashkim kombëtar “është e gabueshme” dhe “krijon
konflikt” në rajon, por është e kundërta, vendimet e gabuara politike dhe
diplomatike të qeverisë së Shqipërisë,
“i japin të drejtë” Sali Berishës që ta ndërrojë mendimin e tij lidhur
me bashkimin kombëtar, sepse, ai, tani, nuk ka të drejtë morale, as ligjore, që
të kërkojë shkolonizimin, vetëvendosjen dhe bashkimin e trojeve etnike
shqiptare ngase me dekretligjet dhe me
vendimet e gabuara të qeverisë së tij i ka njohur Malin e Zi, Serbinë, Greqinë
dhe “Maqedoninë” si shtete të pavarura dhe sovrane mbi territoret e kolonizuara,
të aneksuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve. Në këtë
pikëvështrim, gabimi politik, kombëtar, shtetëror dhe ndërkombëtar, është bërë
nga ana e Sali Berishës (e askujt tjetër), i cili, pa zgjidhjen paraprake të problemit
kolonial shqiptar me vendet kolonialiste fqinje sllave, ia ka mbyllur gojën
vetës (por jo edhe popullit, sepse askush nuk e ka atë drejtë diskrecioni që të
nënshkruajë akte tradhtie dhe kapitullimi në emër të popullit dhe të shtetit
shqiptar) dhe, ia ka lidhur duart vetës, duke ua njohur pavarësinë e shteteve
të theksuara sllave mbi tokat indigjene të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve
në Ballkan. Ky është
shkaku kryesor pse Sali Berisha është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,
sepse ai, pa zor dhe pa vetëdije ia ka shkurtuar të drejtën vetes, e ka
diskriminuar dhe mohuar vetëvetën në favor të politikës kolonialiste të
shteteve fqinje. Kështu që, tani, Sali Berisha deshi nuk deshi, me vetëdëshirën
e tij, është bërë avokat vullnetar i të
gjithë atyre që e kundërshtojnë idenë dhe kërkesën legjitime të bashkimit
kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është gabimi antibashkim i Sali
Berishës, që mund të shkaktojë konflikt si brenda botës shqiptare, ashtu edhe
në relacione rajonale dhe ndërkombëtare. Pra, duke
qenë se Sali Berisha me “fermanin” e tij,
ua ka vulosur fatin shqiptarëve
dhe të trojeve etnike nën sundimin e egër kolonial të Serbisë, të Mait të Zi,
të “Maqedonisë” dhe të Greqisë, ai nuk ka se si të tërhiqet nga “llogoret” e
tyre kundër bashkimit të shqiptarëve, sepse duke ua njohur sovranitetin
kolonial vendeve të theksuara mbi
territoret shqiptare, ai ka marrë përsipër mosndryshimin e kufijve gjeopolitikë
në Ballkan, ashtu si u konvenon interesave shekullore të armiqve të shqiptarëve.
Populli, PO bashkimit, kurse politika dhe diplomacia e Sali Berishës, Jo!?
– Ky është gabimi, ky është konflikti i heshtur!
Kjo është fatkeqësia që mund të ndjellë kob, fërkime dhe polarizime brenda skenës politike
shqiptare. Mirëpo, ne nuk duhet t’iu besojmë gënjeshtrave, mashtrimeve,
improvizimeve dhe manipulimeve të politikës antikombëtare dhe antidemokratike
“made in” berisha-haxhinasto-dinosha,që botërisht janë deklaruar kundër
bashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, përkatësisht kundër
zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. Edhe
deklarata e fundit kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë Nënë (ku me gjasë
nuk do të jetë e fundit, as e para) e kryeministrit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha, sheshit na rikujton se Kosova nuk ishte lënë
rastësisht nën thikën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan
Milosheviqit (1989-1999). Ndërhyrja
ushtarake e Shqipërisë në marrjen në mbrojtje të mbi 2 milionë shqiptarëve të
saj nga gjenocidi dhe nga agresioni i Serbisë terroriste dhe kolonialiste,
sipas politikës dhe të diplomacisë zyrtare të qeverisë së Sali Berishës dhe të
Fatos Nanos, do të kishte qenë “e gabueshme” dhe “sfiduese” ndaj interesave
strategjike dhe gjeopoliotike të shteteve fqnije dhe ndaj partnerëve
ndërkombëtarë ngase sipas filozofisë së tyre perceptuese “largpamëse”, do të zhbalanconte e ekuilibrin
e interesave dhe të marrëdhënieve të Shqipërisë me Ballkanin, me Evropën dhe me
Amerikën. Gabimi
tjetër kardinal i pajusitifkueshëm i
politikës dhe i diplomacisë së saliberishëve dhe i fatosnanove të Shqipërisë, është se, gjatë dy dekadave të
fundit (1990-2010), asnjëherë nuk ka pasur guximin që Serbisë, t’i përgjigjet
konkretisht dhe në mënyrë realiste se, Kosova nuk është Serbi, por pjesë
legjitime historike dhe integrale e Shqipërisë Etnike. Në këtë
kontekst, gjithashtu, duhet të vihet në dukje fakti se drejtuesit e shtetit të
Republikës së Shqipërisë, asnjëherë nuk kanë kërkuar nga BE-ja dhe nga
bashkësia ndërkombëtare që Kosovës, t’i njihet pavarësia, sovraniteti dhe
vetëvendosja e plotë sipas së drejtës historike dhe të së drejtës
ndërkombëtare, por kanë pranuar dhe mbështetur Planin e Marti Ahtisarit, sipas
së cilit Kosovës i është njohur pavarësia e kushtëzuar dhe e supervizuar nga
BE-ja dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Sali Berisha kundër së drejtës historike, kundër Kushtetutës dhe kundër së
drejtës ndërkombëtare!? Për
popullin nuk është e rëndësishme pse Berisha po “lufton” kundër vetëvetës, paradite e mbështetë, kurse
pasdite e kundërshton idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por pse ai me
deklaratat e tij të njëpasnjëshme kundër bashkimit kombëtar shqiptar, po
mundohet ta frikësojë popullin, edhe nga shtetet fqinje kolonialiste, edhe nga
faktori ndërkombëtar, duke e konsideruar të “gabueshme” dhe të “rrezikshme”
idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Një
politikë e këtillë antibashkim e Sali Berishës, është sa e dëmshme dhe e
papranueshme aq edhe komike dhe iracionale, sepse, tanimë, në veçanti, gjatë 10
viteve të fundit, çështja e bashkimit nuk është tabu temë ngase për këtë qëllim
janë formuar dhe veprojnë dhjetra subjekte politike shqiptare (parti, lëvizje,
fronte dhe shoqata), gjë që e tërë kjo demanton konstatimin e Sali Berishës se,
“ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është e gabueshme, krejtësisht
jorealiste dhe shpie në konflikt, dhe se kjo nuk ndihmon zgjidhjen e çështjes
kombëtare.”(www.radiokosovaelirë.com/03/12/2010). Jo vetëm
Sali Berisha, por të gjithë provokatorët, “ushtarët”, “prokurorët” dhe “oficerët”
e togjeve të ndryshme shqipfolëse antibashkim, duhet të jenë të vetëdijshëm, që
të mos shpifin, të mos gënjejnë, të mos etiketojnë dhe, të mos i ndërrojnë
tezat sikurse serbomëdhenjtë kolonialistë dhe fashistë se, kinëse kërkesa e shqiptarëve për bashkimin
e Kosovës me Shqipërinë, paralajmëron
“destabilizimin” dhe “përflakjen” e gjithë Ballkanit, për shkak se
shqiptarët po kërkojnë krijimin e një “Shqipërie të Madhe”!? -Kjo është
tezë falsifikuese dhe akuzë e paragjykuar, sepse askush nga shqiptarët nuk po
kërkon krijimin e kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, por ndryshe nga Sali Berisha
dhe nga bashkëmendimtarët dhe bashkëmbështetësit e tij të brendshëm dhe të
jashtëm, POPULLI SHQIPTAR me të drejtë po kërkon shkolonizimin-daljen imediate
nga sundimi i egër dhe ilegal kolonialist shekullor i sllavëve të Ballkanit(1912-2010).
Kjo kërkesë
e drejtë e POPULLIT SHQIPTAR është në përputhje
si me të drejtën historike të tij mbi Shqipërinë Etnike, ashtu edhe me
rregullat, me normat dhe me standardet e së sderjtës së sotme
ndërkombëtare,sipas së cilave kolonializmi është vepër penale ndërkombëtare dhe
anticivilizuese, prandaj, edhe është e dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare
dhe, sipas rendit të ri juridik pozitiv
ndërkombëtar.
Prandaj,
pavarësisht se çafrë mendon, shpif, intrigon dhe gënjen kryeministri Sali
Berisha kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e vërteta historike, e
drejta kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare flet ndryshe, në favor të
përligjjes dhe të mbështetjes së kërkesës së POPULLIT SHQIPTAR për bashkimin e
tij dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Së pari
(1), E drejta natyrale dhe historike e shqiptarëve mbi territoret e Shqipërisë
Etnike, ku më se gjysma e tyre, qe më se një shekull, e, edhe sot, në erën e
integrimeve evropiane, ende ndodhën nën sundimin kolonial të Serbisë, të Malit
të Zi, të Greqisë dhe të “Maqedonisë”. Së dyti(2), Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë, ku në Preambulën e saj, ndër të tjera, thuhet: “Me aspiratën
shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.” Gjithashtu, deklaratën antibashkim të Sali Berishës, e
demanton edhe Neni 8, paragrafi 1, pika 1, ku thuhet:” Republika e Shqipërisë
mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të
saj.” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2002, f. 5 dhe 7). Së
treti (3) Karta e Atlantikut (14.08.1941), e nënshkruar nga kryeministri
britanik Winston Churchill dhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Franklin Delano Roosevelt, sipas pikës 3 të së cilës, vendet anëtare
të Koalicionit Antifashist, respektojnë të drejtën e vetëvendosjes së të gjithë
popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes
sipas së cilës duan të jetojnë ata. Shtetet anëtare të Koalicionit
Antifashist dëshirojnë që të drejtat sovrane dhe e drejta e vetëvendosjes, t’u
rikthehen atyre popujve që u janë grabitur me forcë…”. Së katërti (4) Karta e
Kombeve të Bashkuara (Kaptina I, Objektivat dhe Parimet).Ndër objektivat dhe
parimet e përcaktuara të OKB-së, është përfshirë, edhe vetëvendosja, ku në lidhje me
këtë, thuhet se, qëllimet e Kombeve të Bashkuara janë:” Të
zhvillojnë marrëdhënie miqësore ndërmjet shteteve, duke u bazuar në respektimin
e të drejtave të barabarta dhe të së drejtës së vetëvendosjes se popujve,
si të marrë masa të tjera, të duhura për
konsolidimin e paqes universlale.” (Neni 1, paragrafi 2).Gjithashtu në Kaptinën
IX (Bashkëpunimi ekonomik shoqëror ndërkombëtar) të Kartës së OKB-së, thuhet :”
Me konceptin për krijimin e kushteve të stabilitetit dhe të mirëqenies, që janë
të domosdoshme për marrëdhëniet paqësore dhe miqësore ndërmjet vendeve, të
bazuara në respektimin e parimit të drejtave të barabarta dhe të vetëvendojes
së popujve…”(Neni 55, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nju_jork, 2006, f. 5 dhe 37). Së pseti (5) Rezoluta
1514(XV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 dhjetor 1960,
sipas të cilës të gjitha kombeve dhe, të gjithë popujve dhe vendeve të
kolonizuara dhe të shtypurau njihet e drejta e vetëvendosjes. Së gjashti(6) Rezoluta
2105 (XX), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 20 dhjetor 1965, është rikonfirmim i
Rezolutës 1514(XV) të 15 dhjetorit 1960, sipas së cilës ngarkon Komitetin
Special për të drejta të njeriut të
Kombeve të Bashkuara, që të ndërmarrë hapa konkret peer ‘territore të
vegjël’(pjesa 8). T’i thërrasë të të gjitha shtetet që të sigurojnë ndihmë
materiale dhe morale për lëvizjet çlirimtare kombëtare në territeret e
kolonizuara (pjesa 10). Të kërkojë nga fuqitë kolonialiste që t’i heqin bazat e
tyre ushtarake, të instaluara në territoret e kolonizaura dhe të ërmbahen nga
themelimi i bazave të reja.” (pjesa 12). Së shtati (7) Rezoluta 2160 (XXI), e
miratuara nga Asambleja e Përgjithshme eOKB-së, më 20 nëntotr 1966, e cila
përfill mbështetjen e popujve të shtypur
dhe të kolonizuar, të cilëve u është hequr e drejta e vetëvendosjes. Së teti
(8) Rezoluta 2649(XXV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 30
nëntor 1970. Sipas kësaj Rezolute theksohet rëndësia e realizimit universal të
së drejtës së vetëvendosjes, si dhe e dënimit të mohimit të saj, posaçërisht
popujve dhe vendeve të Afrikës së Jugut dhe të Palestinës. Së nënti (9) Rezoluta 2200(XXI), e miratuar nga Asambleja e
Përgjithshme e OKB-së, më 16 dhjetor 1966, e cila aprovoi dhe nënshkroi
Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, e cila hyri në fuqi
më 23 mars 1976. Në Nenin 1, paragrafi 1 të kësaj Konvente, thuhet:” Të gjithë
popujt gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe, në përputhje me këtë të drejtë
ata lirisht përcaktojnë statusin e tyre të zhvilimit ekonomik, shoqëror dhe
kulturor.”Gjithashtu, në Pikën 3 të këtij Neni, thuhet:” Shtetet palë të kësaj Konvente, duke
përfshirë edhe ato, të cilat mbajnë përgjergjësi për administrimin e
territoreve joqeverisëse dhe të territoreve nën kujdestari, duhet të çojnë
përpara realizimin e së drejtës së
vetëvendosjes, dhe të respektojnë këtë të drejtë, në përputhje me dispozitat e
Kartës së Kombeve të Bashkuara.” Së dhjeti(10) Akti
Final i Helsinkit i KSBE-OSBE(1975).Në
“KREUN VIII. BAZAT E TË DREJTAVE TË POPUJVE PËR VETËVENDOSJE”, thuhet :”Në bazë
të parimit të barazisë së popujve e të drejtës së tyre për vetëvendosje, të
gjithë popujt kanë gjithnjë të drejtën të vetëvendosin në liri të plotë, kur të
duan dhe sit ë duan, statusin e tyre politik të brendshëm e të jashtëm, pa
ndërhyrë nga jashtë, dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre
politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor.”(Shih: Të Drejtat e Njeriut në të
Drejtën Ndërkombëtare, “Albinform”, Tiranë, 1994, f.156). Të gjitha
këto akte dhe dokumente të së drejtës ndërkombëtare prerazi e përgënjeshtrojnë
konstatimin e gabuar, amoral, antikombëtar, antihuman,
antiligjor,antidemokratik, anticivilues dhe
antievropian të kryeministrit Sali Berisha(se “bashkimi i Kosovës me
Shqipërinë është ide e gabueshme dhe nxit konflikt.” www.radiokosovaelire.com/03.12.2010)
dhe të bashkëmendimtarit dhe të
bashkëmbështetësit të tij, kryeministrit grek, Kostas Simitis, i cili ka
deklaruar se: “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të destabilizonte Ballkanin
dhe do të provokonte një luftë të gjerë në rajon.”(www.liriakombtare.com/03/12/2010).