PROF. DR. MUHAMET MALA: LIBËR QË LUFTON HARRESËN DHE DËSHMON PËRMASAT E KRIMEVE DHE GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË

SI NJËRI NDËR RECENSENTËT ME KËNAQËSI PRANOVA QË T’I THEM DISA FJALË PËR LIBRIN, RËNDËSINË DHE PËRKTHIMIN E KËSAJ VEPRE. “EDHE FËMIJËT E KOSOVËS QË NË ATË KOHË ISHIN FOSHNJA DHE TË TJERËT QË DO TË LINDIN PAS DUHET TË MËSOJNË PËR REÇAKUN, JO PËR TË NXITUR URREJTJE TË VJETRA E AS PËR TË PROVOKUAR FATKEQËSI TË REJA, POR PËR T’U SIGURUAR SE DIÇKA E TILLË NUK DUHET TË NDODHË KURRË MË” – JANË KËTO FJALË TË WILLIAM WALKERIT, AMBASADORIT QË IA THA BOTËS TË VËRTETËN PËR KRIMIN SERB NË REÇAK. QËLLIMISHT I ZGJODHËM KËTA RRESHTA PËR TA PREZANTUAR NË FILLIM VLERËN DHE RËNDËSINË E MONOGRAFISË “KRIMET SERBE NË KOSOVË • PA APOLOGJI • ME FAKTE KUNDËR SHPIFJEVE” (PJESA E DYTË), SEPSE ZBULIMI I SË VËRTETËS PËR KRIMET E LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË ËSHTË OBLIGIM I YNI MORAL DHE LIGJOR, ËSHTË UVERTURË QË KËRKON QË KRIMET MOS TË HARROHEN, MOS TË PËRSËRITEN APO MOS TË MBESIN VETËM ÇËSHTJE E ATYRE QË PËSUAN NGA KJO LUFTË.
KY STUDIM NUK LEJON QË E KALUARA E TMERRSHME E LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË TË HARROHET SEPSE ATA QË KRYEJNË KRIME LLOGARISIN GJITHMONË NË HARRESË. LIBRI I AUTORES FETNETE RAMOSAJ ËSHTË VAZHDIM I PUNËS SË PALODHSHME, DOMETHËNËSE, MË SE TË NEVOJSHME DHE KUPTIMPLOTË LIDHUR ME NDRIÇIMIN E KRIMEVE SERBE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË KOSOVË.
STUDIMI NË FJALË LUFTON HARRESËN DHE ME FAKTE IU OFROHET TË GJITHËVE, EDHE ATYRE QË PËSUAN POR EDHE ATYRE QË ISHIN PËRGJEGJËS PËR KRIME. TË PARËVE SI SATIFAKSION E TË DYTËVE SI DËSHMI SE KRIMET E TYRE NUK MUND TË MBESIN PA U DËNUAR NGA DORA E DREJTËSISË. DERI TE DREJTËSIA VIHET PËRMES SË VËRTETËS. E VËRTETA ËSHTË E NEVOJSHME PËR TË GJITHË DHE PIKËRISHT AJO THUHET NË KËTË LIBËR. LIBRI ZBULON AUTORË TË SHUMTË TË KRIMEVE DHE LUFTON POLITIKËN SERBE TË FSHEHJES SË TË VËRTETËS, POLITIKË KJO QË KA PËR QËLLIM QË DREJTËSIA MOS TË MERRET ME KRIMINELËT POR ME PASOJAT.
LIBRI ËSHTË I SHKRUAR ME NJË GJUHË TË THJESHTË DHE TË KUPTUESHME PËR TË GJITHË, ËSHTË NJË PARAQITJE REALE SHUMË OBJEKTIVE, MBËSHTETUR NË DËSHMITË E DOKUMENTUARA TË ATYRE QË NGA AFËR I PËRJETUAN KËTO RASTE TË TMERRSHME. DOKUMENTIMI I VRASJEVE ËSHTË LUFTA E DYTË QË DUHET FITUAR KUNDËR KRIMEVE SERBE.
SERBIA SUNDIMIN E KOSOVËS E KISHTE NISUR ME DHUNË, VRASJE E MASAKRIME. VETËM GJATË PERIUDHËS TETOR 1912 – MARS 1913 NË KOSOVË KISHTE EKZEKUTUAR DHE MASAKRUAR MBI 25 MIJË SHQIPTARË. SIKUR TANI WILLIAM WALKER EDHET ATËHERË GAZETARI I “NEW YORK TIMES”-IT, PICKTHAL, DUKE QENË DËSHMITAR I KËTYRE NGJARJEVE TË TMERRSHME KISHTE SHKRUAR “MASAKRAT QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVË, KAPËRCEJNË ÇDO INSTINKT GJAKPIRËS”.
KOHA E SUNDIMIT SERB MBI KOSOVËN KISHTE NISUR DHE ISHTE SHOQËRUAR VAZHDIMISHT ME KRIME DHE VRASJE, PËR TË KULMUAR VEÇANËRISHT ME LUFTËN E FUNDIT. SERBIA GJATË KOHËS NUK KISHTE NDRYSHUAR ASPAK NË QËNDRIMET E SAJ NDAJ POPULLIT SHQIPTAR. PËRKUNDRAZI, ISHTE BËRË MË AGRESIVE DHE MË PERFIDE NË KRIME, TANI JO VETËM NDAJ SHQIPTARËVE POR EDHE NDAJ TË TJERËVE QË DERI DJE I KISHTE KONSIDERUAR SI VËLLEZËR TË GJUHËS DHE TË GJAKUT. PARULLA E VËLLAZËRIM-BASHKIMIT KISHTE QENË PËRPJEKJE PËR REHABILITIMIN E KRIMEVE NGA E KALUARA DHE BAZË PËR FILLIMIN E KRIMEVE TË REJA SEPSE PËR TË VJETRAT ISHTE E NDALUAR TË FLITEJ. TË TILLA KRIME TË REJA JANË EDHE SHUMË RASTE TË ARGUMENTUARA NË KËTË LIBËR.
TITULLI I STUDIMIT ËSHTË KUPTIMPLOTË, ËSHTË MBËSHTETJE NË FAKTE, MBËSHTETJE E SË VËRTETËS KUNDËR GËNJESHTRËS DHE JO VETËM ME TITULL POR EDHE ME PËRMBAJTJE LIBRI E LUFTON GËNJESHTRËN. KY LIBËR, NË FAKT, LUFTON PARALELIZMIN DHE BASHKËPËRGJEGJËSINË PËR LUFTËN NË KOSOVË. NDOSHTA DIKUJT MUND T’I DUKET SE KY LIBËR TRAZON SHPIRTRAT, TRAZON AFËRSINË NDËRNACIONALE, POR POSA TË BALLAFAQOHET ME FORCËN E FAKTEVE, FOTOGRAFIVE DHE SHËNIMEVE MEDOEMOS NJERIU DUHET TA NDËRROJË MENDJEN DHE T’IA JAPË HAKUN TË VËRTETËS.
DUKE NDJEKUR KRITERIN KOHOR, MONOGRAFIA FILLON ME ZBARDHJEN E KRIMEVE TË KRYERA NDAJ SHQIPTARËVE QË NGA VITET E ‘80-TA TË SHEKULLIT TË KALUAR, NDËRSA HAPËSIRA E KËTYRE KRIMEVE SHKONTE NGA RRUGËT E QYTETEVE TË KOSOVËS DERI TE STACIONET POLICORE, BURGJET DHE KAZERMAT USHTARAKE TË TË ASHTUQUAJTURËS “APJ” PËRGJATË TËRË JUGOSLLAVISË. TRADITA E VRASJEVE TË USHTARËVE SHQIPTARË GJATË SHËRBIMIT USHTARAK I KA RRËNJËT E VETA TË NGULITURA THELLË NË VETËDIJEN SHOVENE-SERBOMADHE. MASAKRA FAMËKEQE E TIVARIT ËSHTË SHEMBULLI MË EKLATANT I VRASJES SË USHTARËVE SHQIPTARË, PËR TË VAZHDUAR ME QINDRA RASTE TË TJERA DERI TE PROCESI I MONTUAR I PARAÇINIT DHE APLIKIMI I REPRESIONIT MASIV NDAJ OFICERËVE DHE USHTARËVE SHQIPTARË QË DO TË REZULTOJË ME 108 USHTARË TË VRARË VETËM NË PERIUDHËN GJATË VITEVE 1981-1991 KUR NUK KISHTE LUFTIME DHE OPERACIONE LUFTARAKE. SHËRBIMI SEKRET USHTARAK – KOS, KËTO VRASJE I KLASIFIKONTE SI “VETËVRASJE” APO “VDEKJE AKSIDENTALE”.
KRIMET SERBE KUNDËR SHQIPTARËVE ISHIN SHUMËDIMENSIONALE, TË SHTRIRA NË HAPËSIRA DHE KOHËRA TË NDRYSHME. NDËRKAQ, FORMAT E KRIMEVE ISHIN NGA MË TË NDRYSHMET: VRASJE ME ARMË ZJARRI, VRASJE DHE PASTAJ SHPALLJE SI VETËVRASJE, PËRDORIM I HELMEVE LUFTARAKE, MADJE EDHE KUNDËR FËMIJËVE NËPËR SHKOLLA, IMPLIKIM NË VRASJE I KOLONËVE SERBË TË ARDHUR NË KOSOVË, ETJ. KËTO NJOFTIME NA I THOTË AUTORJA NË PJESËN E PARË TË LIBRIT, DUKE VAZHDUAR NË PJESËN E DYTË ME PËRSHKRIMIN REAL TË PJESËMARRJES SË USHTRISË JUGOSLLAVE (SERBE) NË LUFTË NË KOSOVË, DUKE NXJERRË NË PAH, NË MES TJERASH, FAKTIN TRAGJIK TË VRASJES SË TË PAKTËN TË 800 FËMIJËVE KU SI FAJTORË TË DREJTPËRDREJTË NGARKOHEN FORCAT SERBE. EKZEKUTIMI I FËMIJËVE BËHEJ ME MOTIVACION SEPSE ATA ISHIN “ARMIQTË E ARDHSHËM TË SERBISË”.
PJESA E TRETË E LIBRIT I KUSHTOHET MANIPULIMIT NGA ANA E SERBISË ME TË VRARËT GJATË LUFTËS, KU PARAQITET DHE DEMASKOHET ME FAKTE KRIMI DHE POLITIKA SERBE QË ISHTE APLIKUAR NDAJ SHQIPTARËVE, E MBËSHTETUR NË THËNIEN FAMËKEQE TANIMË TË NJOHUR TË DOBRICA ÇOSIQIT SE “GËNJESHTRA ËSHTË FORMË E PATRIOTIZMIT TONË DHE DËSHMI E INTELIGJENCËS SONË NATYRORE”.
NË KËTË MONOGRAFI PËRMENDEN ME EMRA DHE MBIEMRA RASTET E VIKTIMAVE SHQIPTARE TË VRARA NGA FORCAT SERBE DHE TË SHPALLURA NGA PO ATA SI VIKTIMA TË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”. MADJE, PROPAGANDA SERBE DISA NGA PERSONAT E VRARË NUK NGURONTE T’I SHPALLTE SI “PERSONA LOJALË” PËR TË FUTUR PËRÇARJE DHE PËR TË LUAJTUR ME NDERIN E TYRE EDHE PËR SË VDEKURI. PO ASHTU NGA DISA RASTE TË PËRSHKRUARA NË KËTË LIBËR KUPTOJMË SE NUK ISHTE E HUAJ EDHE PËRPJEKJA SERBE PËR TË FUTUR PËRÇARJE FETARE NË MES TË SHQIPTARËVE. E VËRTETA E PËRSHKRUAR KËTU DUHET TË JETË SË PAKU NJË SATIFAKSION MORAL E SHPIRTËROR PËR ATA QË I HUMBËN TË DASHURIT E TYRE DHE PO ASHTU EDHE PËR SERBËT DUHET TË JETË BALLAFAQIM ME REALITETIN, BALLAFAQIM ME FAKTIN SE NUK ISHIN ATA VIKTIMA POR ISHIN ATA QË DUKE IU SHKAKTUAR HUMBJE DHE VIKTIMA TË TJERËVE E PËSUAN NDONJËHERË EDHE VET.
GJATE HISTORISË NUK ISHTE TREGUAR E PASUKSESSHME LOJA E SERBISË QË VRASJET DHE KRIMET E KRYERA NGA VET AJO, T’I PARAQET SI VEPRA TË TË TJERËVE APO QË KRIMET T’I MBAJË TË FSHEHURA. DUKE PARË VENDOSMËRINË PËR REZISTENCË TË UÇK-SË, FORCAT SERBE U BËNË EDHE MË TË ASHPRA, MË TINËZARE. E BARTËN LUFTËN NGA FRONTI NË QYTETE, E FUTËN ATË NË MESIN E FËMIJËVE, PLEQVE, PLAKAVE, VAJZAVE E GRAVE. SERBIA E FUTI LUFTËN NË QYTETE PA NDONJË ARSYE STRATEGJIKE POR VETËM QË TA KISHTE ATË SI PRETEKST PËR VRASJE, DHUNIME E MALTRETIME. ËSHTË MERITOR FAKTI SE NË KËTË LIBËR DËSHMOHET SE KRIMET SERBE NUK ISHIN RASTE INDIVIDUALE TË KRYERA NGA INDIVIDË TË RASTËSISHËM, POR ISHIN PJESË E PLANEVE OPERATIVE SHTETËRORE SERBE, ME QËLLIM ZHDUKJEN E SHQIPTARËVE. OPERACIONI “DJEGIE DHE VDEKJE” I KRYER NE GJAKOVË SI DHE OPERACIONI “SPASTRIMI”, “PATKOI”…, TË PËRSHKRUAR NË MES TJERASH NË PJESËN E KATËRT TË KËTIJ LIBRI JANË DËSHMIA MË E MIRË QË FLET PËR KRIMIN E ORGANIZUAR SHTETËROR SERB.
NË MESIN E PLANEVE OPERATIVE SERBE KUNDËR QENIES SHQIPTARE SI FORMË MË BRUTALE DHE MË ÇNJERËZORE ISHTE EDHE DHUNIMI I FEMRAVE SHQIPTARE NGA FORCAT SERBE. URREJTJA PATOLOGJIKE KUNDËR NËNËS DHE FAMILJES SHQIPTARE, PROPAGANDA KUNDËR GRUAS SHQIPTARE DHE LINDSHMËRISË SË SAJ, BËNË QË DHUNIMI TË PËRDORET SI INSTRUMENT PËR TA TERRORIZUAR POPULLSINË CIVILE DHE SI MJET PËR SPASTRIM ETNIK.
PJESA E PESTË DHE E FUNDIT E LIBRIT I KUSHTOHET TRIBUNALIT TË HAGËS DHE PUNËS JOPROFESIONALE DHE SHPESH TË NDIKUAR NGA POLITIKA TË PROKURORISË DHE DËSHTIMIT TË SAJ PËR MATERIALIZIMIN E FAKTEVE KUNDËR TË AKUZUARVE SHQIPTARË.
NË KËTË LIBËR PËRGJITHËSISHT PËRSHKRUHET NJË PERIUDHË KU ËSHTË DERDHUR SHUMË GJAK DHE JANË KRYER SHUMË KRIME. DUKE SHKRUAR HISTORINË E KËTYRE NGJARJEVE AUTORJA KA MARRË PËRSIPËR BARRËN E RËNDË NDAJ TË VËRTETËS, BARRËN QË E LEHTËSON ME FORCËN E ARGUMENTIT. SECILI KRITIK QË DO TË THOTË NDONJË VLERËSIM RRETH NDONJË VEPRE SË PARI DUHET TA NJOHË EDHE AUTORIN E VEPRËS. NE E DIMË SE AUTORJA EDHE VET ISHTE PJESËMARRËSE NË RADHËT E UÇK-SË KUNDËR FORCAVE SERBE, MIRËPO KJO NUK E BËN ASPAK SUBJEKTIVE NË PËRSHKRIMIN E NGJARJEVE, SEPSE TË TILLË NUK E LËNË TË BËHET FAKTET TË CILAT AJO I PËRDORË.
LIBRIN E BËN TË FUQISHËM EDHE FORCA E ARGUMENTIT, E SHPREHUR PËRMES 132 FAQEVE ME FOTOGRAFI DHE FAKSIMILE AUTENTIKE QË EDHE NË KËTË FORMË DËSHMOJNË PËRMASAT E KRIMEVE SERBE.
AJO ME KËTË LIBËR BËRI QË KRIMET E KRYERA NGA FORCAT SERBE MOS T’I GRISË HARRESA QË ATO MOS TË LËNË GJURMË VETËM NË MENDJEN E SHQIPTARËVE, POR ATO T’I KUPTOJNË EDHE TË TJERËT, GJË QË E BËN ME BOTIMIN EDHE TË VERSIONIT NË ANGLISHT TË TË NJËJTIT LIBËR. SË FUNDI DUA TË THEM SE KY PUBLIKIM MUND TË PËRDORET EDHE SI PIKË REFERIMI PËR DREJTËSINË E CILA ENDE I MBAN DUART LARG NGA SHUMË KRIMINELË, TË CILËT JETOJNË TË STREHUAR NËPËR SERBI DHE BOTË.
RASTET E PARAQITURA KËTU TREGOJNË PSE SERBIA E KA HUMBUR PËRGJITHMONË TË DREJTËN E SUNDIMIT MBI CILËNDO PJESË TË KOSOVËS. NE DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM SE EDHE TANI PAS PAVARËSIMIT TË KOSOVËS LUFTA PËR TË VËRTETËN DUHET TË VAZHDOJË DERI NË FUND. KY LIBËR LE TË JETË NJË FRYMËZIM EDHE NË KËTË DREJTIM. LE TË JETË NJË DËSHMI E PAHARRUAR E NJË KUJTESE TË DHIMBSHME JO PËR HAKMARRJE POR QË KRIMET MOS TË PËRSËRITEN DHE MOS TË HARROHEN.
(VLERËSIMI ËSHTË RECENSION I LEXUAR ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT, MBAJTUR NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS, MË 31 TETOR 2008).

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: KËNGA STREHON TRIMAT NË GJIRIN E VET

Kënga nuk falët, nuk huazohet, nuk vritet, nuk tjetërsohet, ajo nuk të fut lehtë në …