Fjala e dr. Prof. Sabit Sylës me rastin e zbulimit të pllakës së dëshmorit të NDSH-së, Isuf Muharremi, në fshatin Petrovë të komunës së Stimes.
E nderuar familja Muharremi!
Në këtë dite feste te flamurit, në kuptim të vërtetë të fjalës, “liria nuk dhurohet por ajo fitohet”
Më lejoni që përmes kësaj thënie të vlerësoj lart dhe të nderoj aktin më sublim të shumë bijeve dhe bijave nga Kosova, por edhe nga viset tjera shqiptare, të cilët përgjatë dekadave, nuk kursyen as më të shtrenjtën për lirinë e vendit.
Në mendjet dhe zemrat tona do të mbetet përgjithmonë i freskët kujtimi për gjithë ata që luftuan e ranë për kauzën kombëtare, ndërsa sot ne shprehim një mirënjohje dhe respekt të thellë për dëshmorët e rënë në luftimet e verës së vitit 1946, në malet e Bilushës, kundër forcave të ushtrisë jugosllave. Andaj, jemi këtu, për të përkujtuar deshmorin e kësaj treve, Isuf Muharremi po njiherit edhe te gjithë bashkeluftetaret e tij. Pa gjakun e tyre nuk do të ekzistonte liria, as ardhmëria jonë. Qëndresa, sakrifica dhe guximi për të luftuar për ceshtjen kombetare bëri që ne, të jetojm e te punojme të lirë. Emri i ketij deshmori te shenjezuar, me ngritjen e kesaj pllake paraqet një simbolikë jo vetëm të zhvillimeve historike, por edhe një qëndrim ndaj një sfide me peshë historike të karakterit stoik e të luftës së vazhdueshme për çlirim kombëtar përgjatë brezave, pra një epokë të tërë përpjekjesh që rezultuan me lirinë që e gëzojmë sot.
Nderimi ndaj veprës së atyre që luftojnë e vdesin për atdheun është një kufi i qartë që ndanë të mirën me të keqen. Por as heronjet e as dëshmorët nuk kanë nevojë për përvjetorët e rënies, apo për akademi përkujtimore, as per pllaka perkujtimore, se ata kanë kryer detyrën ndaj atdheut e kombit. Por, ne, të gjallët dhe brezat që do të vijnë, kemi nevojë për ta! Andaj, duhet që të përulemi të gjithë, që kujtimi të mbetet i gjallë në kujtesën tonë dhe brezave të ardhshëm!
Te nderuar te pranishem,
Në mbarim të luftës se Dyte Boterore, Kosova u kthye në një poligon të vërtetë të ekzekutimeve, dhunimeve, burgosjeve individuale e kolektive nga forcat jugosllave. U pushkatuan e u burgosën dhe u dërguan në kampe, u izoluan, u shpërngulën për Turqi e shumë do të vriten jashtë kufijve të Kosovës. Nën Administrimin Ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, në korrik të vitit 1945. Në këtë kuvend u nënshkrua Rezoluta për bashkimin e Kosovës me Serbinë.
Situata e tillë e krijuar shkaktoi një indinjatë të thellë të gjithë popullsia shqiptare, pasi dhuna e terrori i ushtruar nga pushteti ushtarak serb koinçidoi me masakrat më çnjerëzore. Ne kunderpergjigje te ketij terrori, si dhe zgjidhjes sa me te drejte te ceshtjes shqiptare, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare doli në skenën politike të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare për të luftuar me konsekuencë për jetësimin e idealeve të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Gjyteza (Ish-Petrova), një fshat kodrinor-malor, ndonëse për nga numri i banorëve rreshtohet në mesin e fshatrave të vegjël të Kosovës e të rajonit të Shtimes per nga tradita atdhetare njihet si vatër e luftës për çlirim e bashkim kombëtar gjatë shekullit njëzetë, nxori figura të shquara të cilët me veprimtarinë e tyre në shërbim të vendit u përjetesuan në histori. Ne kete drejtim, vecojme Isuf Muharremin qe ishte pjesmarres i Kongresit te Lipovices, më 25 korrik të vitit 1946 e ne komitetet e rretheve në Shtime me rrethinë, kishte konsoliduar dhe zgjeruar radhët, e NDSH-se, se bashku me drejtues tjere. I perkushtuar ne rrugen e bashkimit kombetar e kunder ripushtimit jugosllave te Kosoves, bie në altarin e lirisë në malet e Bilushës, se bashku me shume bashkeluftetare tjere. në luftimet e datës 8 gusht të vitit 1946, kundër forcave të ushtrisë jugosllave
Një fjalë popullore thotë se “tradita vazhdon”! Tradita e atdhedashurisë dhe luftës për liri u trashëgua brez pas brezi. Një fat të tillë në fund të shekullit njëzetë e patën edhe nipat e familjes Muharremi. Me vullnet e entuziazëm me bashkeluftetare tjerë te këtij fshati kapën armët, duke u organizuar në radhet e UCK-se, e cila përfaqësonte vazhdimësinë e traditave patriotike e luftarake te çlirimit kombëtar, nen udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jashari,
Të nderuar te pranishem,
Ky shenjezim historik me ngritjen e kesaj pllake ka një rëndësi te veçantë në historinë e re shqiptare si një afirmim i fuqishëm i identitetit politik të Kosovës, për të nderuar dhe respektuar jo vetëm Isuf Muharremin, por një plejadë te tere luftëtaresh, bashkekohanike te tyre. E sot, përkujtimi është inspirim i mëtejshëm i përpjekjeve tona për plotësimin dhe jetësimin e idealeve të të parëve tanë. Andaj, Isuf Muharremi me bashkeluftetaret e tij vepruan ne një kohë shumë të rëndësishme te historisë sonë kombëtare e sot kujtojmë këtë 76 vjetor te rënies se tij, duke mbetur gjithmonë i gjallë kujtimi për ta.
I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi i kombit për ta!