Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – XII

-130-

Konfidenciale

Kërkesë e ambasadorit jugosllav për Z. Bullard,

 23 dhjetor 1981

  1. Kërkesa e Z. Stamenkoviqit bëhej për të konfirmuar pozitën e Qeverisë së Madhërisë së Saj mbi pretendimet e qarta shqiptare për territorin jugosllav dhe për të bërë të qartë pozitën e Jugosllavisë. Duke iu referuar Notës që i është dorëzuar ambasadorit shqiptar në Beograd më 4 dhjetor (bashkangjitur), Z. Stamenkoviq tha se Jugosllavia dëshironte të mbante marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por i duhej që të reagonte ndaj disa veprimeve të papranueshme. Shqiptarët dëshironin që të ndryshonte pozita e Kosovës, duke e shndërruar atë në Republikë brenda Jugosllavisë. Kjo ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Hapi tjetër ndoshta do të ishte përpjekja për të përfshirë Kosovën brenda Shqipërisë. Hoxha kishte thënë disa vite më parë se qëllimi i tij ishte që të bashkonte të gjithë shqiptarët në një shtet. Jugosllavia kishte frikë se shqiptarët, të cilët ishin përpjekur të fitonin mbështetje në Perëndim për idetë e tyre, po përpiqeshin të destabilizonin të gjithë rajonin.
  2. Z. Bullard shpjegoi se meqenëse Britania nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, njohuritë tona mbi zhvillimet e atij vendi ishin të limituara. Ne nuk e dinim nëse incidenti i Kosovës ishte provokuar nga shqiptarët, megjithëse padyshim ata e kishin shfrytëzuar atë. Britania e konsideronte integritetin dhe pavarësinë e Jugosllavisë si shumë të rëndësishme dhe do t’i vinte keq për çdo gjë që mund ta dëmtonte këtë fakt.
  3. Megjithëse Z. Stamenkoviq pa një mundësi të Bashkimit Sovjetik që tëkenë ndërhyrë tek shqiptarët, ai tha se nuk kishte tregues që incidenti i Kosovës të jetë provokuar nga shqiptarët në përgjigje të vlerësimit të kërkesës së Spanjës për të hyrë në NATO.
  4. Pas disa vërejtjeve të përgjithshme për Poloninë, Z. Stamenkoviq iu kthye çështjes së rrezikut të destabilizimit në rajon dhe veçanërisht në Jugosllavi. Ai theksoi se Jugosllavia po bënte përpjekje reale për të kapërcyer vështirësitë e saj ekonomike. Ajo synonte të zgjeronte tregtinë e saj në Perëndim, ndoshta për shkak se në të kaluarën ishte përqendruar shumë nëtregtinë me Lindjen. Njerëzit ishin të gatshëm të bënin sakrifica. Ata kishin pranuar një rënie prej 7% në nivelin e jetesës si në vitin e kaluar, dhe në atë aktual.

Departamenti Sovjetik & i Evropës Lindore                                                      24 dhjetor 1981
Shpërndarë për:
Z. Bullard
Z. Broomfield, EESD
Z. Gray, EESD

Zyra e Kancelarit, Beograd.

-131-

Konfidenciale

FM Beograd ZIGR 5028

Situata e brendshme në Jugosllavi-Kosovë

  1. Situata në Kosovë ka ndryshuar që prej përshkrimit në telegramin e përmendur. Herë pas here vazhdojnë të zhvillohen demonstrata sporadike në shkallë të vogël si dhe akte të tjera proteste, por duket se autoritetet tani janë në gjendje të mbajnë situatën nën kontroll pa përdorimin e tepruar të forcës (megjithëse ende jo normale/jo plotësisht normale, situata në Kosovë duket se është normalizuar).
    2. Gjyqet në lidhje me demonstratat e pranverës së kaluar, duket se kanë mbaruar. Rasti i fundit që mori vëmendjen tonë ishte ai i shqiptarit etnik në Bosnje akuzuar se ka mbështetur statusin e Republikës për Kosovën. Ky rast sjell numrin e personave të gjykuar në 233. Në të ardhmen mund të ketë gjyqe të tjera në lidhje me protestat e kohëve të fundit: gjatë javëve të fundit ka pasur dy demonstrata të vogla në Universitetin e Prishtinës, disa shkarravitje të parullave dhe heqje të tabelave të qarkullimit jashtë qytetit të posa riemëruar të Mitrovicës së Titos. Shtypi vazhdon të pasqyrojë ngjarje të tilla në detaje.
    3.         Komiteti Qendror i LKJ ka miratuar kohët e fundit “Platformën Politike”, e cila përmban një analizë të pakursyer të dështimit për të miratuar dhe zbatuar politika, të cilat autorët e raporteve besojnë se do të kishin parandaluar zhvillimin e nacionalizmit radikal në Kosovë. Rekomandimet e raporteve përfshijnë rritjen e mëtejshme të ndihmës ekonomike për Kosovën, masa për të siguruar se ndihma është kanalizuar në ndërmarrjet që krijojnë vende pune, dhe një gamë të gjerë masash të planifikuara për të forcuar lidhjet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të Kosovës me pjesën tjetër të vendit. Një analizë me e detajuar do të dërgohet dorazi.
    4.         Polemikat jugosllavo-shqiptare mbi çështjen e Kosovës vazhdojnë, ku asnjëra palë nuk tregon ndonjë gatishmëri për të ulur klimën politike, por marrëdhëniet ekonomike nuk janë cenuar. Më 10 dhjetor media jugosllave publikoi tekstin e një note proteste që i është paraqitur ambasadorit shqiptar këtu (më pas ai e ktheu përsëri) dhe në të njëjtën ditë njoftoi se në Tiranë ishte nënshkruar Protokolli i Tregtisë për vitin 1982. Tregtia midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë parashikohet të arrijë në 130 milionë dollarë amerikanë në vitin 1982.
    5.         Në lidhje me përgjigjen ndaj shkresës së Crosbie (telegrami juaj i përmendur) besojmë se do të ishte me vend të jepej një përgjigje minimale, pasi kjo është çështje me ndjeshmëri tejet ekstreme këtu. Jugosllavët kanë reaguar me shumë ashpërsi ndaj prezantimit të “përfitimit për viktimat e Kosovës”, dhe çdo koment tjetër, nëse bëhet publik, mund të nxjerrë përgjigje të tillë të ngjashme. Do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse do të kishit mundësinë të komentonit mbi hartimin e ndonjë përgjigjeje të mirëfilltë.

CCC/088 280800ZZLGR5028

 

 -132-

Zyra e Jashtme dhe e Komonuelthit                                                          Londër SW1A 2 AH
Shkëlqesisë së Tij                                                                                               24 dhjetor
Z. Edwin Bolland KCMG
Beograd
I nderuar Edwin,

Çështja e Kosovës

  1. Ju falënderoj për telegramin tuaj të datës 7 dhjetor mbi vazhdimin e tensionit në Kosovë. E kemi dërguar për qarkullim nëdepartamentet përkatëse dhe do ta paraqesim dhe qarkullojmë për komente nga departamentet e interesuara. Nëse del ndonjë gjë me rëndësi të veçantë, do t’ju shkruaj përsëri.
  2. Siç keni bërë të qartë, Kosova e paraqet Federatën jugosllave me një problem thelbësor për të cilin nuk mund të ketë zgjidhje të lehtë. Siç e dimë shumë mirë në Mbretërinë e Bashkuar, çështjet e minoriteteve nuk zhduken dhe zhvendosja e përgjithshme etnografike brenda krahinës për të cilën keni tërhequr vëmendjen në paragrafin 14, ka të ngjarë që më shumë t’i acarojë sesa t’i lehtësojë vështirësitë.
  3. Sidoqoftë, ka tre aspekte të reagimit të autoriteteve jugosllave të cilat unë i shoh inkurajuese. Në radhë të parë, më duket se ato janë përballur me natyrën e problemit në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa ç’mund të ndodhte në shumë vende të tjera megjithëse mund të kenë bërë përpjekje që disa vështirësi t’i veshin me shkëlqimin e tyre ideologjik. Nuk ka përpjekje për t’i shpëtuar problemit duke e paraqitura të si thjesht një pasqyrim i përkohshëm i qeverisjes së keqe ose i disavantazheve sociale dhe ekonomike. Ka një pranim të qartë se thelbi i problemit qëndron në nacionalizmin e Kosovës (paragrafi 6).
  4. Së dyti, jugosllavët duket se kanë reaguar ndaj një goditjeje të papritur me forcë dhe realizëm. ‘Platforma’ përfaqëson një përpjekje pozitive praktike për trajtimin e problemit dhe megjithëse ne nuk i pëlqejmë disa nga aspektet ideologjike, kjo platformë është brenda kuadrit të sistemit jugosllav si përpjekje konstruktive për të vënë situatën nën kontroll.
  5. Së treti, ka një pikë më të gjerë ndaj së cilës ju keni tërhequr vëmendjen në paragrafin tuaj 17 sipas të cilit sinqeriteti i debatit si në shtyp dhe në Komitetin Qendror pasqyron një hap të rëndësishëm përpara drejt demokratizimit.
  6. Ne do të vëzhgojmë me interes hapat e mëtejshëm për t’u angazhuar në këtë problem me sigurinë se të paktën jugosllavët duket se do të vazhdojnë me një diagnozë të shëndetshme edhe nëse trajtimi mund të dalë më i vështirë nga sa ata e kanë parashikuar.

                                                                                                            I Juaji,
N H R A Broomfield
Departamenti Sovjetik & i Evropës Lindore

 

-133-

Për përdorim të kufizuar

RR Beograd

RR Romë

RR Ankara

RR Athinë

GRS 60

FM FCO 211645Z dhjetor ‘81

Informacion rutinë për Beograd

Telegram nr. 181, i datës 21 dhjetor

Dhe informacion rutinë për Athinë, Romë, Vjenë, Paris, Ankara, dhe të ruhet për Uashington, Moskë, UKDEL NATO

Vdekja e kryeministrit

 

  1. Në mungesë të misionit tonë në Tiranë, do të ishim mirënjohës për çdo detaj që mund të arrini të nxirrni për rrethanat e vetëvrasjes së pretenduar të Shehut.

Carrington

Kopje për:

Znj. Lewis, Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

-134-

Për përdorim të kufizuar

GR 100

FM Athinë 221540Z dhjetor ‘81

Direkt për FCO telegram nr 450 i datës 22 dhjetor ‘81

Telegrami juaj nr. 181: vdekja e kryeministrit

 

  1. Mazarakis, Kreu i Drejtorisë së MPJ, i përshkruan rrethanat e vdekjes së Shehut si “shumë të çuditshme”. Sipas Ambasadës greke në Tiranë, ai u varros me nxitim. Qeveria shqiptare i ka thënë grekëve se në vdekjen e tij nuk do të ketë ndonjë ceremoni zyrtare dhe se nuk do të ketë mesazhe ngushëllimi. Ambasada greke ka raportuar gjithashtu zëra të papërmbajtura se Hoxha është plagosur, por nuk ka prova për ta mbështetur këtë.

Southerland

Kopje për

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

-135-

Për përdorim të kufizuar

GR 80

FM Paris 221446Z dhjetor ‘81

Direkt për FCO

Telegram nr. 1139, i datës 22 dhjetor 1981

Informacion për Beograd, Athinë, Romë, Vjenë, Ankara, Uashington, Moskë dhe UKDEL NATO

Telegrami juaj nr. 181 për Beogradin: vdekja e kryeministrit

 

  1. Departamenti i Evropës Lindore i QUAI shprehet se nuk ka informacion që mund të kundërshtojë versionin zyrtar sipas të cilit Shehu ka kryer vetëvrasje në gjendje depresioni nervor. Departamenti nuk është në dijeni të ndonjë informacioni që sugjeron se ai kishte probleme politike, dhe as nuk beson se ai ishte në një gjendje shëndetësore veçanërisht të keqe fizike, megjithëse, njësoj si disa nga kolegët e tij, Shehu kishte shkuar herë pas here për trajtim mjekësor në Francë.

Hibbert

Kopje për

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

-136-

Për përdorim të kufizuar

GRS 270

Nga Beogradi 221507Z dhjetor ‘81

Prioritet për FCO

Telegram nr 229, i datës 22 dhjetor 1981

Informacion për Athinë, Romë, Paris, Vjenë, Ankara.

Informacioni të ruhet për Uashington, Moskë dhe UKDEL NATO

Telegrami juaj nr. 181: vdekja e kryeministrit

 

  1. Obradoviq, Zëvendës/Sekretari përgjegjës në SFPJ, në një bisedë me mua dhe Ambasadorët e tjerë më 19 dhjetor hedhin dyshime mbi vetëvrasjen e raportuar të Shehut. Ai sugjeroi se Shehu mund të jetë “hequr qafe” për shkak të dallimeve me Hoxhën, ndoshta mbi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ai nuk dha prova për të mbështetur këtë.
  2. Shtypi i sotëm ka një raport të “Tanjug-ut”, nën titullin “Dyshime për vetëvrasje”, ku pasqyrohen dyshimet e shtypit perëndimor (AFP dhe gazeta franceze ‘Çlirimi’) për vërtetësinë e vetëvrasjes së Shehut. “Tanjug” raporton se Radio Tirana nuk dha asnjë lajm për vetëvrasjen e Shehut deri plot 12 orë pas ‘Vetëvrasjes’; gjithashtu, raporton se nuk u dha asnjë detaj mbi atë që ndodhi, nuk pati asnjë ndërprerje të programit normal në Radio dhe se, sipas burimeve Perëndimore, në Tiranë nuk u mbajt asnjë ceremoni, nuk u ngrit flamuri gjysmë shtizë dhe as nuk u hapën librat e ngushëllimit. E gjithë kjo situatë do të dukej e zakonshme pas vdekjes së një personaliteti të lartë shtetëror.
  3. “Tanjug” raporton më tej se Shehu u shfaq për herë të fundit në publik më 16 dhjetor kur priti një delegacion nga Rumania për çështje ekonomike. Megjithëse i pranishëm në Kongresin e 8-të të Partisë në fillim të nëntorit, u vu re se ai nuk e ndoqi festimin e Ditës Kombëtare më 28 nëntor.
  4. Korrespondenti lokal i Reuters ka dëgjuar nga Ambasadori shqiptar se Ramiz Alija do të jetë numri 2 në Byronë Politike dhe Adil Çarçani do të bëhet Kryeministër.

FCO, Ju lutem telegrami të dërgohet në adresat e mësipërme.

Bolland

                                           [Të përsëritet sipas kërkesës]

Kopje për:

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit, Zyra e Kabinetit

-137-

Konfidenciale

Telegram Romë nr. 322

GR 320

Nga: R Culshaw

Dosja REF: 020/18                                                                                             23 dhjetor 1981

Për ndjekje: J C R Gray Esq., EESD

  1. I. Miller Esq., Beograd

Vdekja e kryeministrit të Shqipërisë

 

  1. Telegram i FCO 181 për Beogradin.
  2. Vinci Giacchi, Kreu i Departamentit Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), më tha dje se italianët nuk kanë informacion të saktë mbi vdekjen e Shehut. Ambasadori i tyre, Gentile, ka vetëm tre muaj që qëndron në Tiranë dhe ende nuk ka kontakte mjaft të mira për të mësuar thelbin e ngjarjes.
  3. Vinci Giacchi tha se gjithsesi MPJ nuk (nuk) ishte e prirë që të besonte versionin zyrtar të vdekjes së Shehut si vetëvrasje. Në Kongresin e Partisë në Nëntor ai nuk kishte dhënë shenja sëmundjeje të rëndë apo të depresionit nervor. Ai mund të ketë pritur të ketë shumë vite të tjera në jetën aktive politike. Për më tepër, qëndrimi i qeverisë shqiptare pas vdekjes së tij dukej shumë i çuditshëm: Shehut nuk i ishin bërë të gjitha nderimet e duhura që i takonin si Kryeministër.
  4. Hamendësimi më i fortë i Vinci Giacchit ishte se midis Hoxhës dhe Shehut ishte krijuar diferencimi politik mbi marrëdhëniet me Jugosllavinë ose mbi shkallën e hapjes ndaj Perëndimit që duhej të mbante Shqipëria; ai gjithashtu hamendësonte se Hoxha kishte vendosur ta zëvendësonte atë me dikë tjetër më të bindur. Një tjetër motiv i mundshëm ishte xhelozia për Shehun i cili po fitonte popullaritet. Vinci Giacchi tha se Italia nuk priste ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Shqipërisë pas vdekjes së Shehut. Vendin e tij do ta zinte ndoshta zëvendësi i tij.
  5. Në përfundim, Vinci Giacchi tha se në Tiranë ishte arritur një marrëveshje në parim nga mesi i dhjetorit për të filluar shërbimin me traget nga Bari në Durrës. Motivi i Shqipërisë ishte ndoshta që të ri-siguronte veten ndaj ndonjë ndërhyrjeje në rrugët e saj të furnizimit përmes Jugosllavisë: E vetmja alternativë tjetër praktike ishte rruga për në Athinë, por një gjë e tillë kërkonte shumë punë që të arrinte të ndërmerrte rrugë të rregullta me kamionë.
  6. Për EESD: Ju lutem dërgoni kopje të këtij telegrami me faksimile për marrësit e tjerë të telegramit të FCO nr. 181, sipas rastit.

Nënshkruar nga: R Culshaw

 -138-

Konfidenciale

GRS 200

FM Beograd 231450Z dhjetor ‘81

Prioritet për FCO

Telegram nr. 232, i datës 23 dhjetor 1981

Informacion rutinë për Athinë, Romë, Paris, Vjenë dhe Ankara, të përsëritet për Uashington, Moskë, UKDEL NATO.

Telegrami im nr. 229: vdekja e kryeministrit

 

  1. Ambasadori amerikan më dha sot informacionin shtesë në vijim duke sugjeruar gjithashtu se vdekja e Shehut nuk ishte vetëvrasje por rezultat i një mosmarrëveshjeje të panjohur politikash me Hoxhën.
  2. Melovski, Zëvendës/Sekretar në MPJ, duke folur personalisht, tha se dyshonte që Shehu të ketë kryer vetëvrasje pas një krize nervore, por arsyetoi se mbase ai ka kundërshtuar izolacionizmin fanatik të Hoxhës dhe në vend të kësaj, ka debatuar për marrëdhënie më normale me botën e jashtme. Melovski, duke u kujtuar se i kishte takuar Shehun dhe Hoxhën tridhjetë vjet më parë, e krahasoi të parin si një person racional që ishte i mësuar të merrej me botën reale, ndërsa të dytin si një person që ishte i paparashikueshëm dhe që “jetonte në ndonjë planet tjetër”.
  3. Anderson tha se Grlickov, anëtar i Kryesisë së Partisë, i kishte thënë atij më 22 dhjetor se edhe ai nuk besonte që Shehu të ketë kryer vetëvrasje por spekuloi duke thënë se Shehu nuk ishte pajtuar me Hoxhën për një numër ligjesh të rëndësishme që po diskutoheshin aktualisht në Parlamentin shqiptar.
  4. Ambasadori shqiptar i kishte thënë Ambasadorit austriak se Tirana nuk dëshironte që Kreisky të dërgonte ndonjë mesazh ngushëllimi për vdekjen e Shehut.
  5. FCO, Ju lutem telegram të dërgohet në të gjitha adresat e ruajtura.

Bolland

                                           [Të përsëritet sipas kërkesës]

Kopje për

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

-139-

Konfidenciale

GRS 75

FM Vjenë 231625Z dhjetor ‘81

Direkt për FCO

Telegram nr. 270, i datës 23 dhjetor

Informacion rutinë për Beograd, Romë

Informacioni të ruhet për Athinë, Paris, Ankara, Uashington, Moskë dhe UKDEL NATO

Telegrami juaj nr. 181 për Beogradin: vdekja e kryeministrit të Shqipërisë

 

  1. Departamenti Lindor i MPJ nuk ka informacion që të kundërshtojë linjën zyrtare shqiptare sipas së cilës Shehu ka kryer vetëvrasje në gjendje depresioni.
  2. Ambasada amerikane këtu ka dëgjuar raporte nga Roma ku sugjerohet se vetëvrasja e Shehut është organizuar me qëllim që “të hiqej qafe”.

FCO, Ju lutem telegrami të dërgohet në adresat e mësipërme.

Lush

                                           [Të përsëritet sipas kërkesës]

Kopje për

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

 

 

-140-

ENA 014/1                                                                                                  Ambasada britanike

D G Manning Esq                                                                                                            Moskë

EESD                                                                                                             Ref jonë: A 021/8

FCO                                                                                                                   24 dhjetor 1981

I nderuar David,

Vdekja e kryeministrit të Shqipërisë

 

Gazeta “Pravda” e datës 20 dhjetor ka cituar fjalë për fjalë raportin e dhënë nga Agjencia e Shtypit shqiptar mbi vdekjen e Shehut. Nuk kishte komente.

                                                                                      E Juaja

                                                                                 Anne Jackson

Për dijeni:

Departamenti i Kërkimit, FCO;

Zyra e Kancelarit, Beograd

-141-

Konfidenciale

GRS 290/6

FM Ankara 281235z dhjetor ‘81

Përparësi për FCO

Telegrami nr. 257, i datës 28 dhjetor

Informacion rutinë për Beograd, Athinë, Romë, Paris dhe Vjenë.

Informacion i ruajtur për Uashington, Moskë, UKDEL NATO.

Telegrami Juaj Nr. 181 për zyrën e Beogradit: vdekja e kryeministrit të Shqipërisë

 

  1. Kreu i Zyrës së Kancelarit diskutoi çështjen e Shqipërisë me oficerin e informacionit në MPJ turke më 28 dhjetor. Duke theksuar faktin se në mënyrë të pashmangshme ai po tregohej disi spekulativ, Turker tha se turqit nuk e besonin që Shehu të kishte vrarë vërtet veten. Sipas informacioneve të tyre, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore si nga pikëpamja mendore dhe fizike. Ata mendonin se Shehu ishte detyruar të vriste veten, ose ishte vrarë, pasi kishte humbur luftën për pushtet me ata që aspironin të pasonin Hoxhën.
  2. Turqit mendonin se në themel kjo luftë është zhvilluar midis një grupi (të udhëhequr nga Shehu) që favorizonte politikën izolacioniste, dhe grupit të atyre që do të dëshironin të shihnin një politikë më “shumëpalëshe” pas epokës së Hoxhës. Grupi i fundit, i udhëhequr nga Ramiz Alia (paragrafi 4 i telegramit nr. 229 të Beogradit), duket se është në pozitë më të fortë sot, të paktën përkohësisht. Që prej vdekjes së Shehut, e veja e tij, me sa duket, është arrestuar dhe është nxjerrë para gjyqit, por Turker nuk e dinte me çfarë akuze.
  3. I pyetur se çfarë roli mund të ketë pasur Hoxha në vdekjen e Shehut, Turker tha se besonte që Hoxha kishte ende kontroll të fortë dhe kështu pothuaj, pa dyshim, duhet të ketë dhënë miratimin e tij paraprak për eliminimin e Shehut, megjithëse mund të mos ketë qenë iniciatori i idesë.
  4. Ambasadorit turk në Tiranë i është lënë të kuptojë në mënyrë diskrete, por të qartë nga autoritetet shqiptare se nuk (nuk) ishte e nevojshme për mesazhe ngushëllimi apo formalitete të tjera.

Ju lutem të ruhet kopje për Washington, Moskë, UKDEL NATO.

Laurence

                      [Të përsëritet sipas kërkesës]

Kopje për

Znj. Lewis

Stafi i Vlerësimit

Zyra e Kabinetit

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …