Në këtë veprimtari propagandistike dhe njohëse për shqiptarët e emigracionit u aktivizuan edhe shoqatat e miqësisë, si p.sh. shoqata Peru-Shqipëri e Brazil-Shqipëri, të cilat kishin botuar në formë broshure artikullin e “Zërit të Popullit” të datës 8 prill dhe kishin organizuar aktivitete masive lidhur me ngjarjet në Kosovë46. Ndërsa në radhët e shqiptarëve dhe arbëreshëve me banim në Argjentinë, ishte shpërndarë i gjithë kontingjenti i broshurave dhe gazetave të “Zërit të Popullit”. Në koktejin që u dha në Ambasadën shqiptare në Buenos-Aires me rastin e 1 Majit, për shqiptarët dhe arbëreshët u diskutua për çështjen e Kosovës. Shoqëria Skënderbeu botoi pjesën më të madhe të artikullit të 8 prillit në gazetën e saj “29 Nëntori”, të muajit maj 1981. Drejtuesit e kësaj shoqate i dërguan telegram përshëndetjeje Enver Hoxhës, në të cilin mbështetej qëndrimi i Shqipërisë ndaj ngjarjeve të Kosovës dhe lufta e shqiptarëve e dënohej veprimtaria terroriste dhe shoviniste e Beogradit47.
Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave gjithashtu u mobilizuan për të shpërndarë informacion në lidhje me ngjarjet në Kosovë, dhe për drejtësinë e kërkesave të tyre. Rol të rëndësishëm luajtën sidomos përfaqësitë shqiptare në Suedi, Finlande e Danimarkë, të cilat shpërndanin revista dhe materiale të tjera njohëse për atë që kishte ndodhur në Kosovë. Nga anëtarët e këtyre shoqatave u shkruan disa artikuj. Në Suedi përmes një letre të hapur i bëhej i njohur opinionit suedez e drejta e Kosovës dhe e kosovarëve. Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave kishin zhvilluar shumë aktivitet, aq sa në Finlandë ambasadori jugosllav protestoi në MPJ48. Ambasadori në fjalë në Helsinki kishte kërkuar që të mbahej qëndrim ndaj shoqatës së miqësisë Finlandë-Shqipëri e cila kishte botuar një broshurë mbi ngjarjet në Kosovë, Qeveria finlandeze nuk kishte marrë parasysh atë kërkesë e asnjë mase për ndalimin e broshurës në fjalë, por vetëm kishte njoftuar kryesinë e shoqatës që ajo të vazhdojë botimin e njohurive mbi Shqipërinë e të qëndrimeve shqiptare, por me kujdes që të mos prekeshin vende të tjera që kishin marrëdhënie me Finlandën49.
Ndërkohë, Shoqata e Miqësisë Danimarkë-Shqipëri, kishte lëshuar edhe një “Komunikate mbi masakrat në Kosovë-Jugosllavi”50. Nl këtë Komunikatë ndër të tjera, përshkruhej shtetrrethimi në Kosovë nga organet qeveritare jugosllave, bllokadat e krijuara nga organet qeveritare që gjerat mos të merren vesh, masakrat e organizuara në Kosovë gjatë LDB e gjatë demonstratave të zhvilluara, gjendja e vështirë ekonomike në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të federatës jugosllave, qëndrimi i drejtë i Shqipërisë ndaj ngjarjeve të zhvilluara duke mos u cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë e përkrahur me të drejtë kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për të shpallur krahinën republikë në vete nën kuadrin e federatës jugosllave etj,. Edhe shoqata e miqësisë Spanjë-Shqipëri, loboi për ngjarjet e zhvilluara në Kosovë dhe qëndrimet e shtetit shqiptar. Në qershor të vitit 1981, në programin e RTV Spanjoll, në emër të shoqatës foli anëtari i saj Benjamin Padilla, i cili midis tjerave denoncoi fushatën antishqiptare të ndërmarrë nga qarqet udhëheqëse serbe. Gjithashtu ai vuri në dukje qëndrimin e drejtë të RPSSH në lidhje me ngjarjet në Kosovë. Shpjegoi gjendjen e Kosovës në RSFJ, duke nxjerr në pah gjendjen e saj ekonomike, politike e theksoi represionin brutal, të cilin e cilësoi si gjenocid të vërtetë kundër një populli, atë të shpërthyer nga Beogradi kundër shqiptarëve të Kosovës, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë edhe argumentet e Beogradit që akuzuan Shqipërinë se nxit “nacionalizmin”, “irredentizmin”51, etj,.
Qëndrimet e Shqipërisë bënë efektin e tyre në Kosovë, influencuan pozitivisht, sadopak penguan vrullin gjakatar të ushtrisë jugosllave dhe të UDB-së, si dhe në një masë bënë që edhe opinioni e diplomacia botërore të dënonin qëndrimet politike dhe veprimet barbare të jugosllavëve në Kosovë. Në këtë kontekst u bëhej e ditur jugosllavëve e më gjerë se shqiptarët janë një komb. Goditja e Shtetit shqiptar kundër regjimit jugosllavë ndihmonte aspiratat e ligjshme të popullit shqiptar. Qëndrimi i mbajtur ndaj ngjarjeve në Kosovë ka pasur rezultate pozitive në shumë drejtime të përgjithshme kombëtare e ndërkombëtare. Tirana rikujtonte botërisht ndarjen e padrejtë të Kosovës nga Shqipëria më 1913, duke iu bërë krah Lëvizjes Kombëtare dhe perspektivës së saj. Kosova e ndarë në tri republika të Federatës jugosllave, pak e njohur nga gazetarët e nga opinioni publik ndërkombëtare, arriti të bëhej si një çështje e njohur botërisht, krahas faktorëve të tjerë edhe në saje të Qeverise shqiptare. Tirana duke demaskuar politiken shoviniste serbe, goditi rendë prestigjin e Jugosllavisë, brenda për brenda saj dhe në arenën ndërkombëtare. Kërkesa e popullit të Kosovës për Republikë e mbështetur fuqimisht nga Shqipëria u bë problem i shtruar për zgjidhje. Qëndrimi i Shqipërisë në përkrahje të kërkesave të popullit të Kosovës u bë një faktor i rëndësishëm inkurajimi për gjithë popullin shqiptar nën Jugosllavi për të forcuar luftën e vendosmërinë drejtë aspiratave të tyre për çlirim kombëtar. Në të njëjtën kohë u rritë edhe prestigji i Shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke krijuar kushte për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve me vende të ndryshme evropiane e botërore.
Referencat:
1 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 230-231. Informacion mujor për muajin prill 1981, nga Ministria e Punëve të Jashtme.
2 Ejup Gashi, Bashkimi, 21 mars 1981, Nr. 68, f. 3.
3 Petrit Skënderi, Bashkimi, 23 mars 1981, Nr. 70 (10 962), f. 3.
4 Enver Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 370.
5 Zëri i Popullit, 8 prill 1981, Nr. 55 (10 196), f. 4.
6 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 231-232. Informacion nga Ministria e Punëve të Jashtme për masat që u morën për ndjekjen dhe pasqyrimin e ngjarjeve në Kosovë si dhe për drejtimin e punës së ambasadave.
7 Zëri i Popullit, 23 prill 1981, Nr. 96 (10 209), f. 3.
8 AQSh, Fondi 14/APOU, viti 1981, dos. 117, f. 40-50. Procesverbal i Mbledhjes së Byrosë Politike, 13 maj 1981.
9 Po aty, f. 1-39; Zëri i Popullit, 17 maj 1981.
10 Zëri i Popullit, 26 maj 1981, Nr. 124 (10 237), f. 4.
11 Zëri i Popullit, 31 maj 1981, Nr. 129 (10 242), f. 4; Zëri i Popullit, 13 qershor 1981, Nr. 140 (10 253), f. 4.
12 Zëri i Popullit, 5 qershor 1981, Nr. 133 (10 246), f. 4.
13 Po aty.
14 Po aty.
15 Po aty.
16 Zëri i Popullit, 7 qershor 1981, Nr 133 (10 248), f. 4.
17 Zëri i Popullit, 9 qershor 1981, Nr 136 (10 249), f. 4.
18 Zëri i Popullit, 11 qershor 1981, Nr. 138 (10 251), f. 4
19 Zëri i Popullit, 12 qershor 1981, Nr. 139 (10 252), f. 4.
20 Zëri i Popullit, 16 qershor 1981, Nr. 142 (10 255), f. 4.
21 Enver Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 455.
22 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 130. Relacion, “Qëndrimi i PPSH dhe i RPSH ndaj Jugosllavisë, Marrëdhëniet shtetërore dhe lufta ideologjike”.
23 Po aty, f. 131.
24 Po aty, f. 88-92.
25 Po aty, f. 236-237.
26 Po aty, f. 240-241.
27 Po aty, f. 326-327. Informacione të Drejtorisë së IV të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
28 Po aty, f. 328-331. Emrat e të dënuarve sipas listës në fjalë janë: Bislim Bajrami-Skenderaj, afati i dënimit 8 vjet burg; Ismail Smakiqi-Mitrovicë, 6 vjet; Jakup Rexhepi-Skenderaj, 6 vjet; Xhelal Ferizi-Mitrovicë, 8 vjet e 6 muaj; Ujkan Zeneli-Mitrovicë, 8 vjet; Skënder Hajredini-Mitrovicë, 7 vjet e 6 muaj; Sabit Veseli-Mitrovicë, 7 vjet; Nazmi Shaqiri-Mitrovicë, 6 vjet e 6 muaj; Zyber Krasniqi-Prishtinë, 13 vjet; Bajram Sula-Prishtinë, 12 vjet; Qerim Arifi-Prishtinë, 8 vjet, Nagip Bllaça-Prishtinë, 12 vjet; Naim Statovci-Prishtinë, 10 vjet; Sadik Dragusha-Prishtinë, 10 vjet; Shaban Dragusha-Prishtinë, 7 vjet; Ramadan Rexha-Prishtinë, 7 vjet; Enver Koliqi-Prishtinë, 8 vjet; Nexhmedin Pireva-Prishtinë, 13 vjet; Sadri Berisha-Prishtinë, 1 vjet; Hilmi Muzaqi-Vushtrri, 10 vjet; Bali Dervishi-Vushtrri, 13 vjet; Dinora Çuri-Vushtrri, 11 vjet; Ismail Haradinaj-Deçan, 14 vjet; Hasan Ukhaxhaj-Deçan, 11 vjet; Abdulla Hasanmetaj-Deçan, 9 vjet; Jashar Saliu-Gjakovë, 7 vjet; Shkurte Drita Kuqi-Deçan, 6 vjet; Nazmi Selmanaj-Deçan, 5 vjet; Xhavit Hoxha-Deçan, 4 vjet; Din Ahmetaj-Deçan, 3 vjet; Muhamet Haklaj-Deçan, 3 vjet; Niman Mustafaj-Deçan, 3 vjet; Rembi Dushi-Lipjan, 8 vjet; Halil Ismaili-Lipjan, 8 vjet; Sabri Lushi-Lipjan, 8 vjet; Bislim Ahmeti-Lipjan, 7 vjet; Milaim Dervisholli-Prishtinë, 7 vjet; Nusret Reçica-Lipjan, 6.6 vjet; Agim Bllaca-Lipjan, 6 vjet; Ibrahim Krasniqi-Lipjan, 6 vjet; Remzi Razliu-Lipjan, 5 vjet; Xhemal Aliu-Lipjan, 4 vjet; Hysen Shulani-Kaçanik, 7 vjet; Xhemal Fiqi-Kaçanik, 7 vjet; Ekrem Çeku-Kaçanik, 5 vjet; Naser Tusha-Kaçanik, 8 vjet; Abdulla Çallaku-Kaçanik, 5 vjet; Ramiz Sheku-Kaçanik, 2.6 vjet; Fatime Sopa-Kaçanik, 2.6 vjet; Afrim Morina-Suharekë, 7 vjet; Bisli Helshani-Suharekë, 7 vjet; Sejdi Gegaj-Suharekë, 5 vjet; Halil Morina-Suharekë, 5 vjet; Hazir Morina-Suharekë, 5 vjet; Skënder Ahmeti-Drenas, 11 vjet; Nezir Krasniqi-Drenas, 11 vjet; Enver Dugolli-Drenas, 11 vjet; Haki Istogu-Drenas, 9 vjet; Gani Paçarizi-Prizren, 2 vjet; Sejdi Leku-Drenas, 9 vjet; Fatime Seniku-Drenas, 9 vjet; Ramadan Nika-Drenas, 7 vjet; Naim Fetahu-Drenas, 7 vjet; Abdyl Helshani-Drenas, 7 vjet; Ajet Mala-Drenas, 7 vjet; Selim Oçoli-Drenas, 7 vjet; Muhamet Rugova-Pejë, 9 vjet; Sokol Meta-Pejë, 6 vjet; Myrteza Nura-Prishtinë, 9 vjet; Hysen Kusari-Gjakovë, 3 vjet; Abdullah Ramen-Podujevë, 11 vjet; Nexhmi Balaj-Podujevë, 11 vjet; Musë Musa-Podujevë, 9 vjet; Fatmir Jusufi-Podujevë, 9 vjet; Halim Abdullahu-Podujevë, 4 vjet; Bajram Gashi-Drenas, 15 vjet; Alush Thaçi-Drenas, 13 vjet; Ismet Soti-Drenas, 14 vjet; Çerkin Soii-Drenas, 8 vjet; Nuhi Sopi-Drenas, 7 vjet; Halil Kuliçi-Drenas, 11 vjet; Naim Bujupi-Drenas, 12 vjet; Adem Saliu-Prishtinë, 11 vjet; Abdyl Zyberi-Prishtinë, 10 vjet; Nexhat Terrstena-Prishtinë, 10 vjet; Hilmi Hyseni-Prishtinë, 10 vjet; Jusuf Lipovica-Prishtinë, 8 vjet; Naim Ramadani-Prishtinë, 8 vjet; Abdi Limani-Prishtinë, 8 vjet; Iliaz Pykaj-Prishtinë, 3 vjet; Nezir Mehmetaj-Prishtinë, 3 vjet; Gani Krasniqi-Prishtinë, 15 vjet; Hysni Thaçi-Prishtinë, 11 vjet; Jakup Krasniqi-Skenderaj, 14 vjet; Gani Lutolli-Podujevë, 7 vjet; Ismet Zeneli-Podujevë, 5 vjet; Sadik Buja-Lipjan, 8 vjet; Gani Jetishi-Prishtinë, 2 vjet; Alizer Gjoshi-Prishtinë, 2 vjet; Ramiz Thaçi-Prishtinë, 3 vjet; Shefqet Telaku-Prizren, 2 vjet; Hysni Hoti-Prizren, 1 vjet.
29 AMPJ, viti 1981, dos. 1154, f. 245-249. Të dhëna nga ambasadori shqiptar në Beograd, Sokrat Plaka, 5 shtator 1981.
30 Enver Hoxha. Nga “Raporti në Kongresin e 8-të të PPSH”, K. Prifti e të tjerë, E vërteta mbi Kosovën…, f. 616-623.
31 Enver Hoxha, Ditar për çështje ndërkombëtare…, nr. 13, f. 464.
32AQSh , Fondi: 14 APSTR, viti 1981, dos. 28, f. 195. Informacion, Shtypi grek për artikullin e “Zërit te Popullit”, 11 qershor 1981. “Jugosllavia e sëmura e Ballkanit, nxit armiqësinë shqiptaro-greke”, Përgatiti Agur Begaj, Ambasadori Bashkim Dino.
33 AQSh, Fondi 14/APSTR, viti 1981, dos. 28, f. 75-80. Relacion i përgatitur nga Konsullata shqiptare e Stambollit më 8 qershor 1981, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së dhe MPJ, në Tiranë. Konsulli i Përgjithshëm, Ali Ymeri.
34 AMPJ, viti 1981, dos. 1165, f. 142. Relacion i Ambasadës së Shqipërisë në Austri, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Drejtorisë së Jashtme të KQ të PPSH, 18 korrik 1981.
35 Po aty, f. 200-201. Relacion i Ambasadës se Shqipërisë në Stokholm, dërguar Ministrisë se Punëve të Jashtme-Drejtorisë së Dytë në Tiranë, 20 shtator 1981.
36 Po aty, f. 201-202.
37 Po aty, f. 134.
38 Po aty, f. 125. Informacion mbi punën e përfaqësive Algjer-Dar Es Salam lidhur me ngjarjet ne Kosove, Drejtoria e Dyte-Sektori i Afrikës.
39 AMPJ, viti 1981, dos. 1182, f. 78. Relacion nga Ambasada e Meksikës, “Si kanë ndikuar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet tona me Meksikën dhe me vendet e tjera te zonës”, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtorisë së Dytë), Labo Abazi – Meksikë, 25 shtator 1981.
40 Po aty, f. 50.
41 Po aty, f. 52-53.
42 Po aty, f. 55.
43 AMPJ, viti 1981, dos. 1140/1, f. 69-70. Informacion i Drejtorisë IV, 21 qershor 1981.
44 Po aty, f. 78-79.
45 Po aty, f. 304. Informacion i Drejtorisë IV, 7 shtator 1981.
46 AMPJ, viti 1981, dos. 1165, f. 140. Informacion nga Ambasada shqiptare në Buenos Aires, gusht 1981.
47 Po aty, f. 135. Informacion nga Ambasada shqiptare në Buenos Aires, qershor 1981.
48 Po aty, f. 121. Radiogram nga Stokholmi nr. 1194, 10 shtator 1981. Drejtoria e II-të, Sektori i Evropës Perëndimore, Tiranë, 14 tetor 1981.
49 Po aty, f. 202-203. Relacion i Ambasadës së Shqipërisë në Stokholm, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme-Drejtorisë së Dytë në Tiranë, 20 shtator 1981.
50 AMPJ, viti 1981, dos. 1202, f. 4-7. Në emër të Shoqatës së Miqësisë Danimarkë-Shqipëri, Ole Mielsen, Kopenhage, 28 prill 1981.
51 AMPJ, viti 1981, dos. 1218, f. 7.
(Autori, dr, Sabit Syla është Drejtor i Institutit të Historisë, në Prishtinë)