Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri: KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË PEKIN PËR STUDIMET EPIKE

Akademia Kineze e Shkencave Sociale në Pekin, Institituti i Letërsisë Etnike, më 17 e 18 nëntor 2012 organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare për studimet epike, «Konferenca ndër­ko­m­bëtare 2012 e studimeve epike: drejt diversitetit, kreativitetit, qëndrueshmërisë». Kjo konfere-


ncë, në të cilën morën pjesë shtatëdhjetë e një studiues  të epikës nga Azia, Evropa, Afrika dhe Am­erika, e ndër ta edhe studiuesit tanë, epikologët Zymer Neziri, Nicola Scaldaferri dhe Rigels Ha­lili, është nismë për një forum të rregullt për studimet ndërkombëtare epike nga fushat ndër­di­si­plinore, për të diskutuar çështjet thelbësore të studimeve epike në gjithë botën.


Te­mat kryesore, që u shqyrtuan në konferencë, qenë: 1. Diversiteti, kreativiteti dhe që­n­d­ru­e­sh­m­ë­ria e traditave epike. 2. Reflektime për  metodologjitë për dokumentacionin gojor epik. 3. Sfidat ak­tuale në bashkëpunimin shumëpalësh për mobilizim dhe ndërveprim midis epikëkërkuesve, ko­muniteteve dhe institucioneve kërkimore. 4. Fizibiliteti dhe praktika e krijimit të një shoqate ndër­kombëtare të profesionistëve të epikës dhe të institucioneve.


Pjesëmarrës  të konferencës qenë:


Ab­dyldazhan Akmataliev, Kirgistan;  Ahmed Aly Morsi, Egjipt;  Madis Arukask, Estoni;  Khan Sa­bir Badal, Itali;  Mehri Bagheri, Iran;  Qubumo Bamo, Kinë; Mark Bender, SHBA; Andrian Bo­risov, Republika e Sakhës (Jakuti), Rusi; Gejin Chao, Kinë;  Ganglong Chen, Kinë;  Rongnu Chen, Kinë;  Ademola Omobewaji Dasylva, Nigeri; Olga Merck Davidson, SHBA;  Ana Díaz Al­varez, Meksikë;  İbrahim Dilek, Turqi;  Rahile Dawut, Kinë; David Franklin Elmer, SHBA; Wenkai Feng, Kinë;  Dmitry Funk, Rusi;  Hehong Gao, Kinë; Lori Garner,SHBA;  Getie Gelaye, Gjermani;  Yushu Gong, Kinë;  Xiaohong Guo, Kinë;  Rigels Halili, Poloni; Lauri Harvilahti, Fi­n­l­andë; James Hegarty, Britani e Madhe;  Qun Huang, Kinë;  Zhongxiang Huang, Kinë; Almaz Hu­seynova, Azerbejxhan;  Danday Iskakuly, Kazakistan; Jiangbian Jiacuo (Vjam-dpal-rgya-mtsho), Kinë;  Mamatkuli Jurayev, Uzbekistan;  İhsan Kalendero, Turqi;  Seit Kaskabassov, Kazakistan;  Abbas Kazmi, Pakistan; Abduweli Kerim, Kinë; Mirsad Kunić, Bosnjë e He­rce­go-vi­në; Evgeniya Kuzmina, Rusi; Ying Lang, Kinë; Lianrong Li, (Brtson-vgrus-rgya-mtsho) Kinë; Ya­hu Liu, Kinë; Leonard Charles Muellner, SHBA; Gregory Nagy, SHBA;  Zymer Neziri, Shq­i­p­ëri; Norbu Wangdan, Kinë; Nina Ochirova, Rusi; Svetlana Orus-ool, Republika e Tuvës, Rusi; Yongxian Qu, Kinë; Karl Reichl, Gjermani; Rinchindorji, Kinë; Tamara Sadalova, Republika e Al­tajit, Rusi; Nicola Scaldaferri, Itali; Sechinmenghe, Kinë; Yang Shi, Kinë; Qin’e Shi, Kinë; Gi­sli Sigurdsson, Islandë; Aaron Phillip Tate, SHBA; Tsering Phuntsok, Kinë; Tsetsenbat, Kinë;  Man­baite Tuerdi, Kinë; Vagif Verdiyev, Azerbejxhan; Huansheng Wang, Kinë;  Qiao Wu, Kinë; Xiaodong Wu, Kinë;  Enhong Yang, Kinë;  Azat Yeghiazaryan, Armeni;  Hubin Yin, Kinë;  Xi­a­o­fei Yu, Japoni;  John Zemke, SHBA;  Adil Zhumaturdu, Kinë.


Në praninë e personaliteteve të shquara shkencore e kulturore të Kinës, pas fjalës së për­sh­ën­d­e­t­j­es së Jang Li, nënkryetar i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, punimet  e konferencës  i sh­palli të hapura Gejin Chao, drejtor i Institutit të Letërsisë Etnike të asaj akademie, e pastaj u le­xu­an katër referate: Gregory Nagy, Universiteti i Harvardit, Oral poetics through the lens of the Pa­nathenaic festival in Athens (Poezia gojore përmes paraqitjeve të festivalit Panathenaic në Athinë); Karl Reichl, Universiteti i Bonit. Oral Epics Today: Death, Survival, and Change (Ep­i­k­at gojore sot: vdekja, mbijetesa dhe ndryshimi); Lauri Harvilahti, Textual Research and Chall­e­n­ges of the Digital Era (Hulumtimi tekstual dhe sfidat e epokës digjitale);  Gejin Chao, Akademia Ki­neze të Shkencave Sociale, Disciplining Epic Studies in China (Disiplinimi i studimeve epike në Kinë).


Stu­diuesi Zymer U. Neziri nga Prishtina mori pjesë në këtë konferencë  me  kumtesën: The Epos of the Frontier Warriors: Albanian poetic tradition and living heritage of oral epic world (Eposi i Kre­shnikëve: tradita poetike shqiptare dhe trashëgimia e gjallë epike gojore botërore). Pje­së­ma­rr­ës në konferencë qenë edhe dy studiues të tjerë shqiptarë, arbëreshi Nicola Scaldaferri, nga Uni­ver­siteti i Milanos, Itali, me kumtesën: Textualizing the Performance: Issues on the Albanian and Arbëresh Epic Tradition (Tekstualizimi e performanca: Çështje të traditës epike shqiptare dhe arb­ëreshe),  si  dhe Rigels Halili, nga Universiteti i Torunjit, Poloni, me kum­te­sën: Between tra­di­tion and modernity – a typology of Albanian epic singers in Albania and Kosova nowadays. (Midis traditës dhe modernitetit – një tipologji e këngëtarëve epikë shqiptarë në Shqipëri dhe Ko­so­vë në ditët e sotme).


Çështje të trajtuara me interes qenë: Konsensusi, kolektivja e vendimmarrja në Iliadë: re­fle­k­si­o­ne të lashta greke (Elmer, David Franklin); Eneu dhe figura e tij te Homeri e te Virgjili (Wang, Hu­an­sheng); Epika homerike dhe periudha klasike (Chen, Rongnu); Mahabharata (Hegarty, Ja­m­es); Epi­ka, interpretimi, transformimi: formula për të shfaqur me­sa­zhet didaktike për komunitetin (Ba­­gheri, Mehri); Shoqata ndërkombëtare për studime të traditës gojore: një rrjet virtual për stu­di­me të epikës (Zemke, John); Epika gojore: bashkëpunimi transnacional (Bender, Mark); Të fo­lu­rit dhe tradita: pyetje të shkallës hermeneutike në studimet e epikës gojore (Tate, Aaron Ph­i­l­lip).


Eposi Gesar është analizuar nga disa autorë kumtesash: Ra­­port hulumtues për Gesarin (Guo, Xia­o­hong); Ndryshimi i identitetit të  këngëtarëve epikë të Gesarit (Norbu Wangdan); Vazhdimësia dhe zhvillimi i tra­di­tës gojore të Gesarit (Yang, Enhong). Në vijim, vlen të përmenden kumtesat lidhur me tre heronj të mëdhenj heroikë të Kinës dhe civilizimi nomad (Chen, Ganglong) dhe për stu­dimet epike në Kinë: perspektiva në traditën gojore (Yin, Hubin).


Ja­në shqyrtuar edhe çështjet e studimit të epikës Xhangar (Ochirova, Nina) dhe Manas: Epika Manas dhe artistët e tij (Zhumaturdu, Adil), si dhe: Manas është një thesar i kulturës botërore (Akmataliev, Abdyldazhan). Me interes jane pritur edhe kumtesat e studiuesve Dmitry Funk dhe Andrian Borisov.


Po ashtu me interes janë kumtesat për disa epika gojore: tradita gojore poetike mesjetare per­si­ke (Davidson, Olga Merck); Eposi i popullit altaian (Sadalova, Tamara); Epika kazake (Iskakuly, Da­nday; Kaskabassov, Seit); Faktorët për zhdukjen e këngëtarëve epikë të Ka­za­ki­s­ta­n­it (Huang, Zho­ngxiang);  Epika uzbeke (Jurayev, Mamatkuli); Epika azerbajxhane (Verdiyev, Vagif); Epika tur­kmene (Kalendero, Ihsani); Epika ujgure (Kerim, Abduweli); Epika kirgize (Lang, Ying; Tu­e­r­di, Manbaite); Epika tibetiane (Jiangbian Jiacuo (Vjam-dpal-rgya-mtsho); (Tsering Phuntsok); Epika mongole (Rinchindorji; Sechinmenghe; Tsetsenbat); Edda mesjetare dhe saga e Islandës (Si­gurdsson, Gisli). Nga Afrika janë shqyrtuar: traditat gojore epike afrikane (Dasylva, Ademola Om­obewaji) dhe epika etiopiane (Gelaye, Getie), kurse nga Meksika: Kodikët Mixtec (Díaz Alvarez, Ana).


Interesim të veçantë të studiuesve zgjuan edhe rapsodët e disa epikave të njohura me paraqitjet e ty­re në këtë konferencë, me këngë ose me fragmente këngësh nga repertori i tyre:


Ma­nbetable Alaman (1941), këngëtar epik aktiv i ciklit Manas. Shumë i popullarizuar. Kirgiz, fi­g­urë e njohur në listën përfaqësuese kombëtare të trashëgimisë kulturore shpirtërore; Dawa Grags-ba (1974), këngëtar epik tibetas i Gesarit. Figurë e njohur në listën përfaqësuese kom­b­ë­t­are të trashëgimisë kulturore shpirtërore; Uuganbaator (1971), mongol, këngëtar epik i Gesarit; Do­rjinima (1988), këngëtar epik mongolas i Xhangarit; Chen Tianlun (1966), këngëtar epik i Mbretit Yalu.


 Fjalën përfundimtare të mbylljes së kësaj konference të madhe ndërkombëtare në Pekin për stu­di­met epike, e organizuar dy vjet pas asaj të Universitetit të Harvardit (kushtuar dy epiko­logëve të njohur amerikanë, Milman Parry dhe Albert Lord, dhjetor 2010), si dhe të asaj të Institutit Al­ba­­nologjik të Prishtinës (për Eposin e Kreshnikëve, gusht 2010), e mbajti Gejin Chao.


Në një ekspozitë e veçantë janë paraqitur koleksione epike dhe studime në Kinë, në Bibliotekën  e Akademisë (CASS), duke përfshirë libra, gazeta, publikime në lidhje me studimet epike në Ki­në (dhe më gjerë) gjatë 10 dekadave. Të gjithë pjesëmarrësit janë lutur për të sjellë nga vendet e ty­re monografi ,vëllime studimesh, përkthime, botime të teksteve tradicionale, piktura, DVD / VCD / CD, videokaseta dhe materiale të tjera që do të shfaqen në ekspozitë. Nga botimet shqip aty u ekspozuan: Visaret e Kombit, I; Visaret e Kombit, II; Sh. Sinani, Mitologji në Eposin e Kre­shnikëve; Sh. Sinani, Tradita gojore si etnotekst;  Q. Murati, Kërçova, hulumtime gjuhësore, et­no­grafike dhe folklorike; A. Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë; Koncepte moderne, përzgjodhi dhe përktheu A. Dushi;  Rizah Bllaca, Këngë popullore, I;  M. Ze­qiri,  Epika historike shqiptare e regjionit të Kumanovës; Z. U. Neziri, Studime për folkorin, I: Epo­si i Kreshnikëve dhe epika historike; Z. U. Neziri, Epika legjendare e Rugovës, I; Z. U. Ne­zi­ri, Epika legjendare e Rugovës, II; Z. U. Neziri, Epika legjendare e Rugovës, V; Z. Neziri, Këngë të kreshnikëve; Lahutari i fundit (Le dernier joueur de lahouta), film dokumentar, regjisor S. Ko­k­o­lli; Rr. Ulaj, Këndon lahuta e Gucisë, CD; Tinguj tradicionalë të Kosovës, përgatitur nga V. Shk­odra, K. Bajraktari dhe B. Xhemili, CD; Këngë epike historike, 1997-2001, CD, përgatitur nga Z. U. Neziri. Pas konferencës, këto materiale shqip iu dhuruan Arkivit, për një projekt ndër­ti­mi, i cili është duke u zhvilluar në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.


Komiteti Organizues, në krye me profesorin Gejin Chao, meriton lëvdatë. Kjo meritë u takon edhe bash­­kë­drejtuesve të Komitetit, profesorëve John Miles Foley (SHBA), tashmë i ndjerë, La­u­ri Harvilahti (Finlandë) dhe Karl  Reichl (Gjermani). Falënderim i veÇantë i takon studiueses Yulan (Ulaan) nga Sekretariati i Komitetit, studiueses Yina (Yeshi Lhamo) nga Logjistika e Ko­mi­tetit, profesorit Hubin Jin, si dhe të gjithë të tjerëve që kontribuan që kjo konferencë të bëhet shembull për organizimet e këtilla të ardhshme. Komiteti Organizues mori përsipër edhe të gjitha shpenzimet e rrugës dhe të qëndrimit të kumtuesve në Pekin.


Pas përfundimit  të punimeve të konferencës, u formua Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Ep­i­ke, kurse kryetar i parë i Shoqatës u zgjodh Gejin Chao.


P.S. Në programin e konferencës, Komiteti Organizues shkroi, pa kundërshtimin tim: Zymer Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës, e pastaj: Republika e Shqipërisë,  si zëvendësim i Republikës së Kosovës, për shkak se kjo ende nuk është njohur zyrtarisht nga Kina.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …