Prof. Jeton Kelmendi PhD: KUVENDI I KOSOVËS – TEATËR CIRKU NË VEND TË TEMPULLIT TË DEMOKRACISË

15 prilli i vitit 2025, ku Kuvendi i Kosovës, që në kushtetutën dhe mendësinë demokratike të qytetarëve duhet të jetë vendi i përfaqësimit, ligjbërjes dhe kontrollit të pushtetit, u shndërrua në një skenë të një teatri improvizues, ku dominuan gjestet groteske, batutat ironike dhe prapaskenat politike. Pra, ajo që pamë gjithçka mund të quhej vetëm demokraci jo. Mbase më shumti dukej si një teatër cirku. Aty ku duhej të konstituohej pushteti përfaqësues, pamë një farsë publike, një cirk politik që dëshmoi krizën serioze të përfaqësimit dhe deformimin e demokracisë në emër të populizmit. E kur i bëjmë një vështrim, qoftë edhe sipërfaqësor historikut të konstituimit, për këto dy dekada e gjysmë të parlamentarizmit Kosovar, kjo që pamë sot nuk ishte parë asnjë herë dhe si rrjedhojë na bën të mendojmë se ende nuk kemi arritur që ta krijojmë një tempull demokracie.

Një Kuvend që nuk u bë dot Kuvend

Sipas kalendarit kushtetues dhe pritjeve qytetare, pra më 15 prill Kuvendi i Kosovës duhej të konstituohej, të verifikonte mandatet e deputetëve të rinj, të zgjidhte kryetarin dhe më pas të hapte rrugën për formimin e qeverisë. Date kjo e caktuar nga Presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Në vend të kësaj, pamë një skenar absurd ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, në vend se të udhëhiqte procesin me seriozitet institucional, shndërroi seancën në një shfaqje politike të nivelit të ulët. Pamjet që dolën nga salla e Kuvendit më shumë ngjanin me një performancë teatrale sesa me një takim solemn parlamentar. Deputetë që shkonin në sallën e kuvendit dukeshin të çakordiar, e kam fjalën pë deputetët e LVV-së, të tjerë nga që paraqitëshin duke komunikuar me rrjete sociale me tenatativa për ta ‘blerë’ ndonjë deputet, ndërsa qytetarët e thjeshtë shikonin me habi – e shumë prej tyre me zhgënjim – sesi përfaqësuesit e tyre politikë e kthenin shpresën e pas-zgjedhjeve në një farsë. Kjo mbase për dikë mund të mund të shihet si mungesë e përvojes nga partia fituese, sepse shumica nga ta kanë mungesë elementare të përvojave në punë. Këtu edhe ka të vërteta, por me pak analizim, del se e tëra është një inskenim.

Albin Kurti dhe skenari i qëllimshëm

Sipas vëzhguesve politikë, ky kaos nuk ishte thjesht një rezultat i mungesës së përgatitjes apo i ego-ve të ndryshme, por një skenar i qëllimshëm nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Duke qenë i vetëdijshëm që nuk i kishte votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, Kurti zgjodhi të sabotojë procesin, duke u fshehur pas një retorike të fuqishme populiste dhe duke e bërë opozitën fajtore për dështimin e konstituimit. Kjo tanimë dihet, sepse ky njeri nuk ka adut tjetër, pos sulmeve ndaj opozitë. Madje në faqen e tij Facebook, ai publikisht gënjeu kur tha se PDK, LDK, Lista Serbska dhe AAK votuan kundë certifikimit të deputetëve, e që dihet se Lista Serbe abstenoj. Pra ky njeri kaç i pafytyrë është dhe nuk ndien turp , por mendon për zgjdhjet dhe si mund ta shes edhe një herë at patriotizmin e tij populist. Në vend se të kërkonte marrëveshje apo kompromise politike, ai duket se ka vendosur të krijojë një situatë që i shkon për shtati: përçarje, kaos dhe mungesë përgjegjshmërie – që më pas mund t’i shërbejë si trampolinë për të legjitimuar idenë se “sistemi nuk funksionon” dhe se zgjidhja është “populli me liderin”, d.m.th. ai vetë.

Cili është cirku dhe cila është demokracia?

Në teorinë politike moderne, demokracia nuk është një shfaqje, por një mekanizëm institucional. Është përplasja e ideve në mënyrë të civilizuar, është debat, marrëveshje, kompromis, e mbi të gjitha përgjegjësi. Në cirk, gjithçka është shfaqje: klounët për të qeshur, akrobatët për të impresionuar, e gjithçka për spektakël. Mjerisht, ajo që ndodhi në Kuvendin e Republikës ishte më shumë cirk sesa demokraci.

Kur politikanët bëhen aktorë, qytetarët mbesin spektatorë të pasivizuar. Kur ligjvënia zëvendësohet nga performanca, e vërteta politike fshihet pas dritave të skenës. Dhe kur liderët qëllimisht krijojnë kaos për të shmangur përgjegjësinë, atëherë kemi të bëjmë me një populizëm të rrezikshëm që i kërcënon themelet e një shteti të ri dhe ende të brishtë si Kosova.

Cila janë dëmet ndaj shtetit dhe demokracisë

Kjo sjellje e papërgjegjshme institucionale ka pasoja serioze. Së pari, dëmton besimin qytetar ndaj institucioneve. Në një shtet ku demokracia ende është në proces konsolidimi, ku përvoja me autoritarizmin është ende e freskët, mungesa e përgjegjësisë politike është një goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike. Në vend të një modeli për shtetin e ri, Kuvendi u shndërrua në një model negativ – si të mos sillesh kur përfaqëson popullin. Janë 10 deputet nga kjo parti që po duan të ulën në dy karrige. Pra, prej Kurtit deri edhe ministrat e tij kanë dy punë; edhe kryeministër e ministra edhe deputet, ndërsa ligji që vet kjo parti e kishte nxjerrur nuk ua lejon.

Së dyti, kjo krizë institucionale e krijuar me vetëdije rrezikon të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Dhe jo pse janë të domosdoshme, por sepse lidershipi aktual kërkon një tjetër raund, një tjetër përpjekje për të forcuar pushtetin përmes retorikës populiste. Kjo do të nënkuptonte jo vetëm humbje kohe dhe energjie, por edhe thellim të polarizimit shoqëror dhe ekonomik. Ky pra Albin Kurti është regjisori dhe aktori në rolin kryesor të cirkut.

Populizmi – vegël për kontroll

Ajo që po ndodh në Kosovë nuk është ndryshe nga ajo që ka ndodhur në vende të tjera ku populizmi ka marrë përmasa të rrezikshme. Liderë që nuk i kanë numrat për të udhëhequr, krijojnë krizë për të provokuar zgjedhje të reja. Liderë që nuk arrijnë të qeverisin, fajësojnë sistemin dhe kundërshtarët. Dhe pastaj, në emër të “popullit”, kërkojnë më shumë pushtet. Albin Kurti duket se po ndjek këtë model me mjeshtëri. Duke e paraqitur veten si viktimë të “elitave” dhe sistemit, ai po përpiqet të mobilizojë emocionin qytetar kundër çdo forme të balancës institucionale. Retorika e tij e polarizon shoqërinë, duke i ndarë qytetarët në “ne dhe ata”, “popullin dhe sistemin”, “të pastrit dhe të korruptuarit”.

Nga tempulli i demokracisë në arenën e klounëve

Në vend që Kuvendi të ishte tempulli i demokracisë, ku qytetarët gjejnë përfaqësim, u kthye në arenën e klounëve politikë. Në vend që të kishte debat dhe diskutim për të ardhmen e vendit, kishte ironi dhe sarkazëm. Në vend të konstituimit dhe politikave, kishte imitime të shfaqjeve televizive. Ky degradim i debatit politik është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së një kulture të mirëfilltë demokratike. Kur politika matet me klikime në rrjete sociale dhe me “show”, e jo me rezultat dhe përgjegjësi, atëherë ajo që ndërtohet është një demokraci e rreme, e ndërtuar mbi perceptim dhe jo mbi realitet.

Në ketë kontekst duhet potencuar se demokracia është proces, punë dhe përgjegjësi. Ajo kërkon që ata që fitojnë zgjedhjet të dinë të qeverisin, dhe ata që janë në opozitë të dinë të kontribuojnë. Por mbi të gjitha, kërkon një kulturë politike ku fjala, marrëveshja dhe institucionet kanë vlerë, e jo pazare. Ajo që ndodhi më 15 prill ishte një goditje e rëndë për këtë frymë. Në vend të një Kuvendi të përgjegjshëm, pamë një trupë artistësh që, në vend të fjalës, përdorën cirkun. Dhe në vend të veprimit politik, zgjodhën kaosin e kontrolluar. Ky është një cirk që nuk argëton askënd, por dëmton seriozisht shtetin dhe të ardhmen e tij. Nëse Kosova dëshiron të ndërtojë një shtet demokratik dhe funksional, duhet të rikthehet serioziteti institucional, dhe liderët duhet të ndalojnë së përdoruri popullin si justifikim për dështimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Toshkovski–Koçevski: “Drejtësi – Më shpëto që të të shpëtoj”!

Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Ljupço …