Prof. Jusuf Jusufi: Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë

Prof. Jusuf Jusufi: Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë

Mbrëmje letrare në Münster. Është 4 qershor 2016, ora 19.00, ditë me diell, qielli i kaltër i jepte një kuptim më tepër këtij evenimenti. Në sallën e mbushur përplot hyri me përshëndetje të ngrohtë, njeriu që përjetoi për së afërmi ngjarje trishtuese, krime që vetëm të çmendurit mund që t’i bëjnë. Ky punëtor e shkencëtar i pashoq, ishte bërë pjesë e lotëve që rrokulliseshin faqeve të nënave trime krushjane, e nënave të shumta anë e kënd trojeve tona etnike që lirisë ia falën më të shtrenjtit, bijtë dhe bijat e tyre.

E mbajti fjalën edhe iu përgjigj ftesës sonë të vij në Münster. Kushtrimin e lirisë e lëshoi nga Kosova martire. Do të vij tha, nuk do të kursehem ta shpërndaj të vërtetën e hidhur, e kam bërë në Evropë, Amerikë, Australi…Erdha të ju jap mesazhin nga plagët e hapura që ende nuk janë shëruar. Ne duhet të falim(po jo pa i plotësuar kushtet armiqtë tanë shekullor), sepse këtë e duan fuqitë e mëdha, por asnjëherë mos t’i harrojmë krimet, masakrat, barbaritë dhe mizoritë e pashembullta që i bënë regjimet e vazhdueshme fashiste serbe mbi ne, aq makabre, pothuajse të papara në historinë e njerëzimit. Harresa është zhdukje, zhbërje, asimilim. Lëvizjet e tij ishin përcjellje e ndjenjave të brendshme.

Shpesh godiste me gishta gjërat në tavolinë( kërkonte falje sikur kishte bërë faj), vazhdonte të na thotë se “ju jeni shpresa ime, me ndihmën tuaj do të zbardhë edhe shumë fakte tjera”. Herë pas here e përsëriste slloganin vëllezër e motra, çdo njeri i botës le ta din se çfarë dhune e gjenocidi ushtroi pushteti serb, u vranë e u maltretuan gati gjysmë milioni shqiptarë prej vitit 1844 deri në vitin 1999. Ky ndriçues i errësirës informatike preku shumë fusha të dijes, i burgosur politik por mbi të gjitha njerí, na bëri për vete të gjithëve.

Jo se ne nuk kishim takuar profile të ndryshme, por se ai në shumëçka ishte i veçantë, ky është profesor doktor Nusret Pllana. Fokusi i masakrës në filmin dokumentar “Dëshmitë e Heshtura” që i kushtohet Krushës së  Madhe, film ky që për skenarist dhe regjisor ka Luan Kryeziun. Ky djep që lindi e përkundi trima si Bajram Curri e Ukshin Hoti ishte që moti caku i makinerisë vrastare serbe. Pamjet tonditëse që i shihnim, bënë gjithsecilin të përlotet. Unë sikur kisha një përshtypje, se u ngjallën viktimat dhe tok me ne i gëzoheshin Krushës së mbushur me fëmijë e me jetë. Ja do të thonin ata; këto filiza të ri  e ripërtërijnë gjakun tonë, këto do të na kujtojnë për jetë e mot. Kurrë nuk kisha parë tha profesor Pllana, kaq shumë gra shqiptare në promovim libri në diasporë si sot tek ju në Münster. Ju lumtë!! Gruaja ka qenë dhe do të mbetet shtylla kryesore e shoqërisë. Por ne, u habitëm sa shpejtë ora vajti dymbëdhjetë. E përshëndetëm me sa mundëm me fjalët; ju profesor nuk guxoni të lodheni, vazhdoni punën në projekte të reja, se kështu arrijmë ta shkruajmë historinë me dorën tonë. E ne, nuk do të pushojmë së përkrahuri Juve dhe shkenctarët e devotshëm. Mbetshi me shëndet dhe kondicion, dhashtë Zoti e shifemi përsëri. Dyert tona ngelen të hapura për atdhetarë. Ta duash shqiptarinë më shumë se veten është sa nder aq edhe privilegj.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …