leoni

Limaj: Rënia e "Katanës" ishte humbje e madhe por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë

Prof. Mr. Nezir Beqiri: Përvjetori i Lavdisë – Beteja e Koshares

Pikërisht më 9 Prill të vitit 1999, në Kosharen legjendare, aty ky luftohej për lirinë e çlirimin e trojeve Dardane, bashkëveprojnë prapë sot përsëri dëshmorët e kombit aty ku filluan të çlirojnë atdheun dhe sot përsëri bëjnë kuvendin për bashkimin e kombit, në këtë ditë të bekuar, ishin të gjithë të një zëri se do të jenë të bashkuar si në luftë e ashtu sot në liri për të shtrenjtën tokë arbërore shqiptare.

Se më në këto vise shqiptare kurrë më nuk do të ketë kufi, në mesin e shqiptarëve. Kosharja ishte dhe do të jetë një përkujtim i përjetshëm, për të gjithë të rënit e saj, për trimat që ja sollën lirinë atdheut të tyre, Kosovës trimëroshe. Varg malet e Koshares jepnin lajmin në ato ditë të vështira,  se do të jemi përsëri si më parë për mbrojtjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Në këtë ditë të shkruar me shkronja të arta, të bekuara bëhet përkujtimi i të gjithë të rënëve në luftën e shenjtë të Koshares. Agim Ramadani dhe Sali Çeku me shokët e idealit ishin projektuesit e planit të Betejës së lavdishme të Koshares, pikërisht të datës 09. 04. 1999. Agimi ishte një njohës shumë i mirë dhe një strateg i artit të luftës. Agimi ishte emblema e kombit, ishte një figurë e ndritshme kombëtare. Beteja e Koshares ishte një fitore e radhës e cila betejë ishte triumfuese.

Agim Ramdani strateg i luftës çlirimtare për liri të atdheut

Në para ditën e 10 prillit Agimi me bashkë luftëtarët e tij ngritën flamurin kuq e zi në kazermën e Koshares, aty pranë kufirit që kishte ndarë padrejtësisht Kosovën nga Shqipëria. Agim Ramadani më 11 Prill 1999 në Koshare kishte rënë dëshmorë në Rrasën e  Koshares, në vijën e parë të frontit.

Ishte një ditë shumë e dhimbshme për luftëtarët trima të UÇK-së dhe gjithë kombin. Por ishte dhe një forcë e betim se qëllimi, vendosmëria, vizioni për lirinë e atdheut që kishte Agimi dhe amaneti i tij duhet të shkojë deri në fund që të çlirohet Kosova. Në Koshare ju printe luftëtari, si gjitherë aty ishte diamanti i Kosovës, vigani i Dardanisë Agim Ramadani Katana.

Zëri i Agimit dëgjohej po sot dëgjohet shpat më shpat prej Koshares e deri në Karadak, pranë tij në krahë të djathtë ishte dëshmori i kombit Sali Çekaj sy shqiponje, pastaj të rreshtuar si në luftë aty janë: Xhemail Fetahu, Muhedin Aliu, e shumë të tjerë.

Dëshmorët ishin të renduar si në vijë të frontit, cicërimat e zogjve aty pranë tyre këndonin meloditë, bashkë me zërat e dëshmorëve që ishin aty pranë 114 dëshmorët e Epopesë së Koshares, që ishin të bashkuar deri në fitore që dhe ja arritën qëllimit të tyre, nën flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare. Dëshmorët të së lavdishmes UÇK-së qëndrojnë të qetë në token e të parëve të tyre, për të cilën ata ranë në altarin e lirisë. Dëshmorët e Koshares dhe mbarë trojeve shqiptare nuk do të vdesin kurrë, por do të jenë të gjallë për jetë e do të rilindin përsëri, se Kosova është Shqipëri anembanë trojeve Pellazgo-Iliro- Arbërore-Shqiptare. Nga kjo natyrë e bukur e këtyre bjeshkëve të Jasiqit e të Koshares të këtij trualli që i dhanë gjallëri dëshmorët, luftuan që të kthejnë buzëqeshjen tek fëmijët e gjithë Kosovës, të cilëve ju mungonte prej dekadash lumturia. Kosharja na kujton më mirë se çdo gjë tjetër, se si duhet atdheu dhe si fitohet liria, ku një njëherit dhe vlerat e saja janë të lartësuara deri në qiell.

Beteja e Koshares ishte lufta heroike, sakrifica se si kontribuuan luftëtarët për të ditur se si flakadani i lirisë është afër. Çlirimin e Kosovës dëshmorët e fituan me gjakun e tyre të njom e kjo liri nuk falet kurrë sa të ketë jetë dhe shqiptari I fundit në këtë shqiptari. Në asnjë kohë e as një moment nuk I lëshojm këto troje tona, se liria është meritore nga më të dashurit tanë dëshmorët atdheut, të Kosovës Nënë. Ishin djemt dhe vashat trimëroshe të lavdishmes së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, që ndryshuan historinë e gjithë kombit që i dhanë kuptim jetës për gjithë ne për të mbrojtur këtë të dashur fole.

Dëshmori i Kombit,  Agim Ramdani

Beteja e Koshares na jep dëshminë se si nderohet atdheu dhe si flijohet jeta për atdheun, se për liri dhe çmimi kryesor dhënja e gjakut që të jetë bazament në ri përtëritjen e fortesës së atdheut që themelet e saja janë të ujitura me gjakun e tyre të njomë. Dëshmorët kishin të vetmin ideal, çlirimin e tokave nga pushtuesi shekullor serbo-slllav. Ëndrra e tyre ishte çlirimi që të ketë kuptimin fuqiplotë që shqip të flitet anembanë atdheut. Dëshmorët sot janë betim për gjithë kombin, janë piëknisja e vullnetit të popullit shqiptar. Para 17 viteve aty në Kosharen legjendare u tubuan gjithë populli shqiptar nga të katër anët shqiptare për t’ju dhënë nderimin bijve më të mirë të kombit, dhe për t,ju dhënë besën se do të jenë të pandarë përjetësisht, pa të cilët nuk do të kishte kuptim liria të cilën jemi duke e parë e prekur, e duke shijuar e gëzuar shqiptarët sot.

Kosharja 17 viteve e ndryshoi historinë e shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, për çlirimin e atdheut luftëtarët më të mirë të kombit shqiptar luftonin për çdo pëllëmbë të tokës arbërore, për të larguar një herë e përgjithmonë bishat kriminel serbe nga këto troje Ilire.

Në vitin 1999 filloi një epokë e re për Kosovën, pikërisht në vijën ndarëse të kufirit shqiptaro-shqiptarë, thyhet muri i hekurt guri i mallkuar në mes shqiptarëve, rrëzohet për jetë ai gur nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së shenjtë të cilën kufi e kishin ngritur hordhitë barbare serbosllave. Beteja në ato ditë lufte nuk ndalej dot deri në çlirimin  e atdheut në tërësi.

Në Kosharen trime kishin ardhur djalëria nga gjithë viset shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Ulqini, nga diaspora si nga Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Austria, Anglia, Italia e Amerika erdhën për ti dal zot këtij vatani me të madhin e kombit Agim Ramadani, për të bashkuar trojet pjesët e trungut të Nënës Shqipëri.

Dëshmorëve, pishtarëve të atdheut ju ngritën monumente e përmendore ju skalitën në buste të lartësuara në çdo pjesë të atdheut dhe ju kushtuan libra me prozë e poezi e ju kushtuan këngët më të mira që dinë populli shqiptarë t,ju këndojë djemve e vashave  të veta, se dëshmorët na sollën lirin e sotshme, fal Zotit dhe gjakut tyre Kosova është e lirë sot.

Po ndër orët e para ishin ushtarët e UÇK-së emblema e kombit, që kishin lënë familjet e tyre, në perëndim dhe punën e gjithë pasurinë, për të ardhur në mbrojtje të atdheut, kishin dhënë kushtrimin se për tokën e shtrenjtë të Kosovës duhet luftohet dhe të flijohet jeta, se armiku gjakatar po e shkatërron Kosovën, vret e djeg, e bënë tokën e djegur, e mizoria serbosllave shpërngulte shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Vallë dhe toka gjëmonte ato ditë gjatë luftës për liri. Do t’i përkujtojmë  dëshmorët e kombit gjithmonë, se e kaluara mundet të përsëritet se po i kujtojmë, do të kemi një ardhmëri më të ndritur e më të sigurt. Falë gjakut të dëshmorëve të kombit që ranë në Betejën e Kosharës dhe në Betejat të tjera në mbarë Kosovën që ishin ne shqiptarët jemi të lirë sot.

Kurorëzimi i fitores ishin ditët vendimtare të luftës së shenjët të luftëtarëve të Kosharës triumfuese, që dhe largohet ai guri i zi prej mesit kufirit Shqipëri-Kosovë. Porosia e dëshmorëve ishte të mos të vdiset pa lirinë e atdheut. Dëshmorët paraftyronin dhe e ndienin fitoren deri në qoftë se duhet dhënë dhe jetën për lirinë e Kosovës dhe ata e bën këtë e ne na duhet vetëm se bashkimi në mes nesh.

Përvjetorët për dëshmorët e kombit janë udhërrëfyesi ynë për nderim atdheut

Agimi ishte frymëzues, ishte flakadan i pashuar deri në çlirimin e gjithë atdheut, tregojnë për trimin e Karadakut të Gjilanit bashkëluftëtarët e tij sot, që kujtimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm për të gjithë ne. Me krenari i kujtojnë Agimin e  Salihun e gjithë shokët e tyre të rënë në luftën heroike. Dëshmorët e Koshares në asnjë moment nuk u ndalën deri në fitore të plot vazhduan aty ku ishin në malet e Kosharës e të Jasiqit. Po në Koshare prapë janë sot së bashku si në luftë e sot në liri e ata kishin një qëllim të vetëm se bashkimi sjellë fuqi si që kishte thënë dhe i madhi Skënderbeu në kohën e tij të luftës çlirimtare par pesë shekujve.

Duke përkujtuar dëshmorët dhe respektuar familjet e tyre i bëjmë nder gjithë atdheut. Më e mira për ne sot është të kujtojmë heroizmin dhe trimërinë e dëshmorëve tanë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë Dëshmorët e kombit dhe ju qoftë i lehtë dheu i shtrenjtë i tokës Ilire mbi varret e tyre.

Dëshmorët e kombit janë ajri, dielli, fuqia, frymëzimi, krenaria, besnikëria, ardhmëria, ngrohtësia e gjithë Kombit shqiptarë. Nga aty ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë. Përkujtimi për përvjetorët për Dëshmorët e kombit janë udhërrëfyesi ynë për nderim të atdheut dhe do të vazhdohet ne deri në përjetësi. Do të kujtohet çdoherë trimëria e guximi i tyre ajo nuk do të shuhet kurrë, por do të lartësohet. Lavdi gjithë Dëshmorëve Koshares e të tërë Kosovës dhe të mbarë trojeve Etnike të Shqipërisë Natyrale Lavdi.

 Lavdi!.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …