Që nga periudha e Ilirisë e deri në ditët tona, gruaja shqiptare e kishte peshën e vet në shoqëri, dhe qëndroj krah burrave në të gjitha situatat e vështira në luftëra e beteja pa u lëkundur për asnjë çast, madje edhe kur kërkohej jeta dhe martirizimi. Në etapa të ndryshme historike femrën shqiptare e gjëjmë në krye të shtetit, në kuvende, grupe ilegale, organizata, demonstrata, si dhe në të gjitha lëvizjet për liri.
Përpjekjet e gruas shqiptare nuk u ndërprenë për asnjë çast nëpër etapa të ndryshme të historisë duke vazhduar deri në vitin 1981. Në këtë vitë arrestohen qindra femra shqiptare, burgosen dhe dënohen me shumë vjet burg, largohen nga procesi mësimorë, prejashtohen nga puna dhe largohen pa të drejt studimi në ndonjë vend tjetër të jugosllavisë, vetëm pse kishin marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981, me qëllim të shkatërrimit të sistemit jugosllav dhe legalizimit të kërkesës “Kosova Republikë”, e drejt kjo që ishte mohuar me shekuj. Edhe në këtë kohë sakrifica e femrës shqiptare ishte e madhe.
Në këtë lëvizje kaq të madhe që kishte filluar në vitin 1981 padyshim pjesëmarrja e femrës deçanase ishte shumë prezente, në organizime ilegale, në përgaditjen e protestave, shpërndarjen e parullave, në pjesëmarrjen në demonstrata, organizimin e tresheve, por edhe në të gjitha proceset tjera organizative, femra deçanase ishte shumë aktive. Njëra prej këtyre femrave që bëri emër të madh me guximin, dhe punën e madhe për çështje kombëtare është Drita Kuçi nga Juniku. Gjatë viteve të 80-ta Drita Kuçi së bashku me Smajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu, Nazmi Selmanaj, Xhavit Hoxha, Ali Dervishaj, Muhamet Haklaj, Dinë Ahmetaj, Emrush Lokaj, Nimon Mustafaj etj., ishin angazhuar në Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), organizatë kjo që drejtohej nga veprimtari i shquar Jusuf Gërvalla. Në kuadër të kësaj organizate, këta veprimtar të palodhshëm të çështjës kombëtare, vepronin në kuadër të Komitetit Ilegal të Deçanit i cili ishte themeluar më 28 qershor 1980. Anëtarët e Komitetit të Vendit (Komitetit Ilegal të Deçanit), në shtator të vitit 1980, e kanë mbajtë një mbledhje në periferi të Gjakovës, në të cilën, Smajl Haradinaj, i njoftoi anëtarët e Komitetit të Vendit me udhëzimet që kishte marrë nga Jusuf Gërvalla për veprimtarinë e ardhshme, duke përfshirë këtu edhe specifikimin e detyrave. Smajl Haradinaj, ishte zgjedhur kryetar i Komitetit të Vendit, Hasan Ukëhaxhaj – sekretar dhe Avdullah Hasanmetaj-arkatar.
Smajl Haradinaj ishte njëri prej ideologëve dhe organizatorëve të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare të viteve 70-80-të, bashkëveprimtar i Metush Krasniqit, Adem Demaçit, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës etj. Në aspektin organizativ, Hasan Ukëhaxhaj bashkëpunoi me Muhamet Haklaj etj., ndërsa Avdullah Hasanmetaj e angazhoi Bislim Bajramin nga rrethi i Mitrovicës dhe Zade Kuqin motrën e Drita Kuçit, kurse Dinë Ahmetaj punoi me Emrush Lokaj dhe Sylë Gjaferaj nga Raushiqi; ndërsa Drita Kuqi me Hidajete Shabanin nga Gjilani dhe Haxhi Haxhiun nga Botusha. Ndërkaq Xhavit Hoxha e angazhoi Beqë Hajrizin nga rrethina e Besianës dhe e mbante lidhjen edhe me grupin e Gjakovës që drejtohej nga Muhamet Rogova. Në këtë kohë për të vërejtur nga afër gjendjen e përgaditjeve për demonstrata Hasan Ukëhaxhaj dhe Avdullah Hasanmetaj, më 30 mars, shkojnë në Prishtinë dhe takohen edhe me Drita Kuqin. Duhet thën hapur se në periudhën e vitit 1981 kur fillojnë protestat masive në Kosovë, femra kishte rol kyq në këto organizime, edhe si pjesëtare e grupeve dhe organizatave të ndryshme ilegale, por edhe si pjesëmarrëse e drejtëpërdrejtë në demonstrata. Kishte prej tyre që u arrestuan dhe u torturuan deri në çmenduri, disa u larguan nga procesi mësimor e disa prej nxënësve dhe studentëve u larguan nga procesi mësimor pa pas të drejt regjistrimi në asnjë shkollë tjetër. Të gjithë ata që dënoheshin apo largoheshin nga shkolla izoloheshin edhe nga fshati dhe bashkësia lokale. Kështu ndodhi edhe me veprimtarët dhe pjesëtarët e Komitetit të Vendit të LNÇKVSHJ-së në Deçan, të cilët u zbuluan nga organet e UDB-së, pas një veprimtarie të gjatë. Ata dënohen me shumë vite burgim pasi torturohen dhe maltretohen me metodat më çnjerëzore të organeve të UDB-së. Pjesëtarët e Komitetit të Vendit të LNÇKVSHJ-së në Deçan arrestohen më 3 prill 1981, e më 6 gusht të të njëjtit vit, Gjykata e Qarkut në Pejë, ua shqiptoi dënimet prej 3 deri në 14 vjet burgim. Kryetari i grupit, Smajl Haradinaj, u dënua me 14 vjet burgim të rëndë; Hasan Ukëhaxhaj (11 vjet burg), Avdullah Hasanmetaj (9 vjet), Jashar Salihu (7 vjet), Drita Kuqi (6 vjet), Nazmi Selmanaj (5 vjet), Xhavit Hoxha (4 vjet), Ali Dervishaj (4 vjet), Muhamet Haklaj (3 vjet), Dinë Ahmetaj (3 vjet) dhe Nimon Mustafaj (3 vjet). Në kuadër të Komitetit të Vendit të LNÇKVSHJ-së vepronte edhe grupi i të rinjve me emrin “Shqiponja”. Bërthamën e këtij grupi e përbënin Nasim Haradinaj (kryetar), Mustafë Bajramaj, Rasim Selmanaj, Sokol Mustafaj, Rexhë Mehmetaj, etj. Pas formimit të grupit të të rinjve “Shqiponja”, këtij grupi ju bashkangjiten edhe shumë të rinj të tjerë të cilët zhvilluan një veprimtari shumë të dëndur dhe të pazëvendësueshme, shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve, por ishin kyçur edhe në një varg aktivitetesh tjera që ishin në përputhshmëri programore me politikën e Komitetit të Vendit, si: Dukagjin Gërvalla, Naim Mustafaj, Islam Mustafaj, Ramë Hasanmetaj, Faton Mehmetaj, Bajram R. Mehmetaj nga Gllogjani, Shaqë Qerimaj, Isa Hasanaj, Bajram Mazrekaj, Brahim Çekaj, Sadik N. Çekaj, Sokol Gjoci, Malë Lokaj, Isa Jasiqi, Ismet Neziraj, Saim Tahiraj, Haxhë Çestaj, Zejnije Lokaj, në këtë përjudhë unë isha e kyqur në këto procese së bashku me dy vëllëzërit Emrushin, Malën dhe motrën Fatimen, por ishim në kontakt edhe më Haxhë Çestaj me të cilin kishim lidhje familjare, pastaj Selim Bozhdaraj, Ali Selmanaj, Brahim e Sadik Çekaj etj. Brahimi dhe Sadik Çekaj ishin aktivizuar në grupin “Shqiponja” përmes Rasim Selmanajt dhe kishte krijuar treshen e tij të cilët ishin; Mehmet Çekaj, Sadik Çekaj dhe Nagjije Tolaj. Mehmeti dhe Naxhia e cila ishte gjimnaziste në atë kohë nuk ishin burgosur për shkak të qëndresës së shokëve të tyre që ishin në bashkëpunim. Brahimi dhe Sadiku ishin në bashkëpunim edhe më Mehdi Dodajn dhe Bajram M. Çekajn. Pas zbulimit të antarëve të Komitetit të Deçanit u zbulua edhe grupi ilegal i të të rinjve “Shqiponja”, i themeluar në Gllogjan nga Nasim Haradinaj, që po ashtu ishte pjesë e organizatës së LNÇKVSHJ-së. Bashkë me këtë grup në gusht të vitit 1981, nga Gjykata e Qarkut në Pejë u dënuan edhe shumë pjesëtarë të këtij grupi i cili e kishte shtrirë aktivitetin dhe celulat e veta pothuajse në të gjitha fshatrat e Deçanit, por edhe në shumë vende të Pejës, Gjakovës, Istogut, Klinës etj. Po ashtu dënime të rënda iu shqiptuan edhe pjesëtarëve të grupit të të rinjve. Nga grupi i të rinjve prej 1 deri në 7 vjet u dënuan 11 veprimtarë: Bajram Mehmetaj, Shaqë Qerimaj, Isa Zhel Hasanaj, Islam Mustafaj, Ali Selmanaj, Nasim Haradinaj, Haxhë Çestaj, Sokol Mustafaj, Selim Bozhdaraj, Mustafë Bajramaj, Ramë Hasanmetaj. Ndërkaq, për kundërvajtje u dënuan: Hatmone Haradinaj, Ibrahim Çekaj, Sadik Çekaj, Rasim Selmanaj, Ismet Neziraj, Shqipe Haradinaj, Florie Haklaj, Dukagjin Gërvalla, Naim Mustafaj, Time Mehmetaj, Dervish Krasniqi, Ismet Mehmetaj, Isa Jasiqi, Emine Mehmetaj, Xhevat Ibërhysaj, Gjejlone Gjikokaj-Haradinaj, e cila ishte pjesë e treshes bashkë me Xhevat Iberhysaj dhe Rexhep Mushkolaj, dhe tresheve tjera që vepronin në Deçan me; Nagip Cacajn (Dëshmor i Kosovës), pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe i burgosur politik pastaj Isa Berishën, Januz Mushkolaj dhe me treshen tjetër po ashtu nga Deçani që përbëhej nga Hateme Gjikokaj, Haziz Osaj dhe Musë Mushkolaj, treshe këto që lidheshin më grupin “Arbëria” të cilin e drejtonte Xhevat Dervish Iberhysaj. Pastaj si nxënëse e shkollës së mesme “Vëllëzërit Frashëri në Deçan ishte Kumrie Haklaj, e cila po ashtu ishte pjesë zingjirore e grupit “Shqiponja” etj. Shumica prej tyre ishin nxënës të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” e ndonjë prej tyre sapo i kishte lënë bankat e kësaj vatre arsimore për t’u ulur në ato të Universitetit. Ndërsa për kundërvajtje u dënuan nxënësit: Shkëlzen Mahmutaj, Zejnie Lokaj, Cenë Aliçkaj, Faik Ukëhaxhaj, Isuf Hasanmetaj, Selvie Gashi, Bajram Mulaj etj. Vlenë të ceket se gjatë vitit 1981 janë larguar nga procesi mësimor profesorët: Hajdar Salihu, Nezir Hasanmetaj, Musa Jasiqi, Halil Berisha, Binak Kuqi, Miftar Hasanmetaj, Bajram Mehmetaj me të vëllanë Ahmet Pozhari, Emrush Lokaj, Jusuf Selmanaj etj. Edhe Zenun Gjocaj e Tahir Geci kanë qenë pjesë e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” por qe u dënuan me grupet tjera ilegale në Prishtinë. Për aktivitete të organizuara politike janë dënuar edhe Hate Mustafaj, Selvije Gashi, Litafete Ahmetxhekaj dhe Valentina Tafaj. Në veprimtarinë ilegale të kohës nga familja e Smajl Haradinajt kanë qenë të aktivizuar pothuajse të gjithë anëtarët e familjës, djemtë Naimi, Nasimi e Agronin dhe vajzat Shqipja e Naimja, të cilët kush më pak e kush më shumë u burgosën e persekutuan nga regjimi i kohës. Duhet cekur edhe Myzaqete Haradinaj, gruaja e Smajl Haradinaj (e njohur tek shokët e Nasimit si Xhixha), e cila i përjetoi gjithë vuajtjet e ilegalitetit pas burgosjes së burrit ku mbeti vetëm më fëmijë. Kjo nënë është njëra ndër gratë më rezistente dhe më qëndrestare e kohës. Myzaqeti nuk u dorzua asnjëherë. Ishte mbështetja më e madhe për Bacën Smajl dhe fëmijët e saj. Xhixhen e pamë të fortë edhe në rastin e vdekjes së Agronit, dhe mungesës së Nasimit i cili ishte në burgun e Hagës, dhe nuk u lejua të vinte në varrimin e të vëllait. I gjithë ky organizim duke përfshirë këtu edhe demonstratat studentore e gjithëpopullore të vitit 1981 arritën ta demaskojnë demagogjinë titiste që ishte ndër më të rafineruarat e kohës. Demonstratat e vitit 1981, pos që shkatërruan sistemin robërues të ish-Jugosllavisë, ato krijuan një vetëdije kombëtare të cilën më vonë e shndërruan në një frymë të unitetit gjithëkombëtar. Shumica e djemve dhe vajzave që kanë qenë të inkuadruar në grupin “Shqiponja”, por edhe në Komitetin e Deçanit e vazhduan aktivitetin e tyre edhe pasi dolën nga burgu, e ata që nuk u burgosen e vazhduan aktivitetin aty ku e kishin lënë shokët e tyre pasi ishin burgosur. Në këtë kohë si sdudente ishin dënuar dhe larguar nga procesi mësimor Zyrafete Berisha-Lushaj, nga Pozhari dhe Nurije Cacaj nga Deçani, të cilat poashtu e vazhduan gjatë aktivitetin e tyre. Në kuadër të Grupit të Sali Çekut ishte arrestuar edhe motra e Selim Lokajt Have Lokaj e cila u mbajt 6 muaj në burg ku gjatë hetuesisë është maltretuar tej mase. Në vitin 1992 unë (Zejnije Lokaj), u kyqa në Grupit Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare që ishte formuar po atë vit 1992. Në këtë grup pos meje ka qenë edhe Fetnete Ramosaj nga Carrabregu (Heroinë e Kosovës), Kadri Berisha nga Pozhari (Hero i Kosovës), Izet Zenuni nga Gramoqeli, Faton Mehmetaj, Salih Mazdrekaj (profesor i gjuhës shqipe) shtëpia e tij ishte bazë e fuqishme e këtij grupi), Bajram Mazdrekaj nga Vokshi, Gani Elezajn nga Radavci i cili e përfaqësonte një grup të fuqishëm që vepronte në pjesën e Radavcit dhe kishte shtrirje edhe në Pejë, Istog e fshatrat tjera të këtij regjioni), Blerim Ferizaj nga Kodralia, i cili gjendej në emigracion, ishte në dijeni të veprimtarisë së këtij grupi, të cilin e ka mbështetur financiarisht herë pas here dhe e ka furnizuar edhe me armatim. Pjesëtar tjetër i këtij grupi ka qenë edhe Nezir Visha nga Belegu i cili ishte i caktuar për propagandë dhe agjitacion bashkë më Bajram Mehmetaj nga Pozhari. Pjesëtarët e këtij grupi më konkretisht Fatoni dhe Fetneti ishin në kontakt të vazhdueshëm edhe me Nasim Haradinaj i cili në këtë kohë gjendej në shtetet Skandinave. Pastaj ishim në kontakt me Menderes Zenelin nga Presheva i cili po ashtu ishte njëri prej struktuarave të rryera të ilegalës dhe shtëpia e tij ishte njëra nga bazat e sigurta dhe ndër më të mëdha të grupeve ilegale që vepronin në atë kohë. Në këtë kohë mbanim kontakte me Nait Hasanin, Nystret Hajdarin dhe djalin e tij Skënderin në Prishtinë ku e shtypnim gazetën “Zgjimi” dhe materialet tjera ilegale. Me Nystret Hajdarin, Faton Mehmetaj kishte qenë në burg dhe prej aty kanë vazhduar kontaktet dhe veprimtaria bashkë. Në të gjitha këto organizime roli i Fetnete Ramosaj ishte i madh dhe i palodhshëm. Fetnete Ramosaj përfaqëson tiparet e femrës shqiptare ndoshta unikat në trojet shqiptare. Fetnetja krahasohet më Teutën e Ilirisë, me Norën e Kelmandit e më femrat tjera që lan emër në historinë e popullit tonë. Ndër femrat sinonim i nënës heroinë është edhe Rukë Shaban Brahimaj-Haradinaj e cila mori tiparet e nënës legjendare, nënës që përsonifikon Atdheun, Nënës Heroinë të Kosovës. Ajo lindi dhe u rrit nga nëna Heroinë Aze Brahimaj nga Jabllanica, e cila u vra nga forcat serbe bashkë me nënën e saj Zize Sylajn, gjyshen e Ruke Haradinajt. Nëna Rukë është nënë që lindi dhjetë fëmijë: tri vajza e shtatë djem. Ajo është nëna e tre Heronjve të UÇK-së, Luanit, Shkelzenit dhe Enverit, është nëna e katër gjeneralëve, Ramushit, Luanit, Shkelzenit dhe Dautit, është nëna e heronjve që kanë rënë për këtë vend por është edhe nëna e heronjve të gjallë. Nëna Rukë përsonifikon Nënën Heroinë e cila nderohet dhe respektohet nga i gjithë kombi shqiptar. Familja e madhe Haradinaj janë familje me historinë më të dhimbshme për sakrificën, por më krenaren, sepse mbi ato sakrifica u ngrit lartë emri UÇK-Liri.