Arsim Bajrami

Profesor, Arsim Bajrami, ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që Kosova ka para vetës

Profesor, Arsim Bajrami,  ka kërkuar unitet të spektrit politik për t’u ballafaquar me sfidat që Kosova ka para vetës. Ai ka deklaruar se  Kosova duhet të formojë qeveri gjithëpërfshirëse.Në këtë moment të rëndësishëm për shtetin tonë, ne ndjehemi të detyruar për të propozuar një unitet të nevojshëm politik mes të gjitha partive dhe liderëve politik. Kosova po përballet me sfida të shumta, dhe është koha që të bashkojmë forcat tona për t’i përballuar ato me sukses. Kjo është një imperativ i kohës, në momente, kur rendi i ri botëror po ndryshon me shpejtësi të paparashikueshme. Po kalojmë në momente kritike të rikonfigurimit politik në botë, kur vetëm me një unitet të partive politike në çështje shtetërore, Kosova mund të rreshtohet drejtë karshi sfidave me të cilat po përballemi. Uniteti politik është themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit tonë. Bashkëpunimi ndërpartiak nuk është vetëm një alternativë, por një domosdoshmëri që do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve tona. Situatë akoma më të mjegullt e kanë krijuar zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, të cilat mund të shkaktojnë vonesa në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti këmbëngul që dëshminë ta jap në Kryeministri, duke i kërkuar gjykatës ta urdhërojë Prokurorinë për një veprim të tillë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ta detyrojë Prokurorinë …