Profesori dhe analisti shumë i njohur amerikan, Charles Kupchan, thotë se Albin Kurti po i vendos interesat e ngushta politike para interesave të shtetit. Ngritja kundër Uashingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i një far autonomie duket se e ndihmon Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritë-shkurtër, mund të jetë e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë. Kupchan ka thënë se raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të ulët ndonjëherë dhe se Amerika e partnerët në Evropë nuk ndjehen rehat me kthesën që ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai thotë se ka qenë një kohë e gjatë kur Serbia është parë si problem për progresin në rajon, megjithatë Kurti e ka ndryshuar këtë gjë dhe se tashmë ka më shumë kritika ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë, ka thënë mes tjerash, profesori dhe analisti amerikan Kapchan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …