Serwer

Profesori, Daniel Serwer, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri, Albin Kurti të shpallet non-grata nga Amerika

Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri Kurti të shpallet non-grata nga Amerika,  në rast se refuzimi për shtendosje  do të jetë i skajshëm. Ai thotë se kjo është një ide e tmerrshme që do ta bëjë kryeministrin Albin Kurti edhe më të pabindur, por potencon se nuk e përjashton edhe këtë mundësi, duke sqaruar se Albin Kurti ka pasur probleme që të pajiset me vizë amerikane si opozitar. Serwer, saktësoi  me këtë rast se  nëse Kurti refuzon planin për shtendosje kjo do të thotë  qartë se Amerika  dhe BE janë të përgatitura për t’i bërë presion. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kurti të shpallet non-grata nga Amerika. I pyetur  nga Ekspress, nëse beson që Amerika do ta ndëshkojë Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti nëse s’do të ketë lëvizje të pozicionit për propozimin tre pikësh të BE-së, për shtendosje, Serwer ka thënë se Uashingtoni dhe Brukseli  janë të përgatitur për t’i bërë presion Kosovës derisa të arrijnë qëllimet e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …