leoni

David Kanin: Ndarja e shumëpërfolur e Kosovës nuk është qëllimi i vërtetë i manovrave të Serbisë

Profesori, David Kanin, deklaroi se Amerika disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë-Kurti për veprime të pakoordinuara në veriun e Kosovës

Profesori i Studimeve Evropiane, në Uashington, Dejvid Kanin thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Kanin thotë se nëse Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me Amerikën do të bëhen më mirë. Por, është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit amerikan, Donald Trump, janë të pakënaqur me të, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth ish-presidentit Joe Biden”, thotë Kanin. Viteve të fundit, Amerika disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara. Kanin thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …