Profesori dhe analist amerikan, Edward Joseph, tha se sulmet e së dielës në veri të Kosovës mund të kishin pasur përfundim edhe më keq. Ne kemi parë prova dhe është e frikshme se sa shumë armatime kishin me vete sulmuesit serbë. Kishin madje dhe shenja të cilat kishin mbishkrimin e KFOR mbi armatimet e tyre. Mesa duket ata ishin duke u përpjekur ose do të ndërmerrnin ndonjë sulm edhe më të tmerrshëm, tha Eduard Josef në një intervistë për Euronews Albania. Çdo gjë që lidh sulmuesit me Listën Serbe është një lidhje me qeverinë e Beogradit. Për këtë zhvillim shumë serioz dua të them se ajo që Borrell e quajti agresion terrorist dhe ajo që tha Hovenier se ka qenë një plan për të destabilizuar rajonin duhet të ketë një hetim të udhëhequr nga NATO për të zbuluar të gjitha faktet për këtë ngjarje” – u shpreh analisti Eduard Xhozep.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …