Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Profesori, Eduard Joseph, ka folur lidhur vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë

Profesori universitar Eduard Joseph,  ka folur lidhur vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se kjo vizitë “është shqetësimi i vazhdueshëm i administratës Biden për Ballkanin”.  Ai  gjithashtu ka folur për mesazhet që mund t’ia ketë përcjellë Burns kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. Unë mendoj se ajo që Burns i ka thënë Kurtit, është mesazhi që ka dhënë edhe ambasadori Hovenier për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe për të mos destabilizuar rajonin. Si drejtor i CIA-s, Burns mund të ketë kërkuar edhe rritjen e ndërgjegjësimit për aktivitetet dhe interesimin e Rusisë në rajon thotë Joseph, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.  Ndërsa për takimin e shefit të CIA-s me Vuçqin, Joseph, tha se “besoj që edhe në Beograd, Burns ka pasur një takim të hapur me Vuçiqin, ku me terma të qartë ia ka bërë të ditur se ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, e dimë se cili ka qenë roli juaj president Vuçiq dhe i dimë aktivitetet e figurave të tjera në Qeverinë tuaj. Pra, e dimë se çfarë ka bërë Qeveria juaj për të destabilizuar situatën dhe ne presim që t’i ndaloni ato veprime”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …