leoni

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Profesori, Eduard Joseph, ka kritikuar qasjen e Amerikës dhe të BE-së ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Joseph, ka kritikuar qasjen e Amerikës  dhe të BE-së ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se vazhdimi i politikës aktuale të ndëshkimit të Kosovës dhe tolerimit të Serbisë nuk ka dhënë rezultate. Aleanca perëndimore nuk i ka vënë kurrë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, një ultimatum të qartë: “O me ne, o me Rusinë”. Ai vuri në pah marrëdhëniet e ngushta të Vuçiqit me presidentin rus Vladimir Putin dhe rolin e këtyre lidhjeve në politikën rajonale. SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë. Nëse duan progres të vërtetë, ata duhet ta marrin këtë proces më seriozisht dhe të ndalojnë dërgimin e mesazheve të papërgjegjshmërisë ndaj Vuçiqit,” tha Joseph gjatë një interviste për A2CNN.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Bedri Hamza, kandidati ideal për kryeministër që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka sqaruar arsyet pse nuk ka kandiduar për postin e …