leoni

Arsim Bajrami

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se mund ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti lidhur me Asociacionin

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se mund ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti lidhur me Asociacionin. Unë i  jap një këshillë miqësore, profesionale edhe jam i gatshëm ta ndihmoj në këtë proces që ai të tregojë lidership dhe të veprojë si lider i vërtetë. Por, gjithsesi do ta përkrahi që të mos lejojë asnjë krijesë asnjë Asociacion, i cili bie ndesh me Kushtetutën, dhe të kërkojë prej të gjitha institucioneve të Kosovës që i ka në dispozicion të parandalojë një monstrum të tillë kushtetues që mund të shkaktojë problem, por duhet të veprojë me mjetet e shtetit ligjor”, Arsim Bajrami, i bëri thirrje qeverisë që ta dërgojë në kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, në mënyrë që siç tha ai ta hedhë topin te Serbia. Albin bëhu pak pragmatik në pikëpamje diplomatike. Ti je nën sanksione, Serbia nuk është nën sanksione. Ti trego pak pragmatizëm që gjuaje fajësinë për sabotimin e Asociacionit te Serbia, e cila nuk është e interesuar për të. Gjykata Kushtetuese është absolutisht e pavarur. Ka dhënë prova në shumë raste shumë raste sensitive edhe në rastin e Asociacionit kur e ka vlerësuar. Nuk besoj që bashkësia ndërkombëtarë përfshirë ambasadorët këtu do të ushtrojnë presion, sepse këta e dinë që çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese”, tha profesor, Arsim  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …