Program i veçantë punësimi për të rinjtë

Programi për Zhvillim i OKB-së ka qenë dhe do të mbetet partner i rëndësishëm i ministrisë. Kështu e vlerësoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, këtë mekanizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë, në një takim me Përfaqësuesin dhe Koordinatorin e UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh që kanë të bëjnë me politikat dhe angazhimet konkrete të MKRS-së, me theks u bisedua për fushën e rinisë dhe të trashëgimisë kulturore. Ndër temat e takimi ishte edhe çështja e krijimit të një programi të veçantë të punësimit të të rinjve, për të cilin palët u pajtuan. Ministri Gashi e ka njoftuar përfaqësuesin e UNDP-së, Russell, për planet dhe objektivat që ka MKRS-ja në fushën e rinisë, për hartimin e Strategjisë për Rininë dhe Planin e Ri të Veprimit ku rëndësi e veçantë do të rezervohet për përfshirjen dhe angazhimin sa më të madh të rinisë. Ministri shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e tij me partnerët e rëndësishëm, siç është edhe UNDP-ja e cila ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e veçanërisht në ato që janë përgjegjësi e MKRS-së. Ndërkaq, përfaqësuesi i UNDP-së, Andrew Russell, e falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për fuqizimin dhe përkrahjen e rinisë. Ai e uroi ministrin Gashi për marrjen e detyrës dhe ofroi bashkëpunimin e UNDP-së për projekte që janë të interesit të përbashkët, sidomos ato që janë të planifikuara për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu, Russell, theksoi se në fushën e trashëgimisë UNDP-ja do të mbështesë MKRS-në dhe inkurajon në avancimin e kësaj fushe, duke identifikuar objekte dhe lokalitete të reja, duke i konservuar e restauruar ato në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …