Programi dhe përkrahja ne integrimin e te kthyerve vullnetare ne Kosovë

Me ftesë  dhe nën organizimin e  Komisionit Evropian dhe DRC-së në Podgoricë te Malit te Zi,  është  organizuar  një takim me temën  “Programi  dhe përkrahja ne integrimin e te kthyerve vullnetare ne Kosovë” të personave te  zhvendosur  me theks  te veçantë për  Komunitetin  Romë, Ashkali, Egjiptian nga kampet e lagjes Konik – Podgoricë.

Ne mesin e shumë pjesëmarrësve si nga DRC, Komisioni Evropian ,UNHCR, Zyrtarë të lartë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Te Malit te Zi, zyrtarë nga Ministria për Komunitete dhe kthim nga Qeveria e Republikës se Kosovës, përfaqësues të  komunave të Kosovës, e ftuare ka qenë edhe komuna e Mitrovicës, përfaqësuar nga nënkryetari për Komunitete z. Eroll Zekerija dhe koordinatori për kthim pranë ZKKK-se  z. Bedri Sadiku.

Ditën e dyte te organizimit të  ” Punëtorisë” nënkryetari Zekerija dhe koordinatori për kthim Sadiku,  prezantuan te arriturat dhe punën e deritanishme për komunitete sidomos për ndërtimin e shtëpive te tyre dhe sigurinë ne lagjen e romeve. Përveç tjerash u tha se komuna e Mitrovicës te gjithë qytetaret e saj i trajton te barabarte pa dallim nacionaliteti apo përkatësie fetare.

Pas përfundimit të diskutimit  dyditore janë vizituar pesë  familje rome të cilët jetojnë ne kampin Konik , një paralagje në kryeqytetin e Malit te Zi në Podgoricë.

Ishte një takim i cili u mirëprit nga ato  familje rome me prejardhje nga Mitrovica te cilët deri ne vitin 1999 kishin jetuar ne Lagjen e Romëve. Me ç’rast u bisedua  rreth mundësisë  se kthimit te tyre, pastaj për kushtet në te cilat kanë jetuar në kampet e shtetit te Malit te Zi  si dhe trajtimit te tyre nga organet shtetërore të Malit te Zi dhe shumë çështje te tjera me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …