Aeroporti në prag të përvjetorit të tetë të pavarësisë së Kosovës lanson Programin e Ri nxitës me kohëzgjatje dy vjeqare, me zbritje deri në 30% të të gjitha tarifave të aplikueshme për shërbimet e aterimit dhe trajtimit në tokë.
Duke pasur prioritet zhvillimin e shërbimeve të reja ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, hapje të linjave ajrore në destinacione të reja, shtim të frekuencave ne destinacionet ekzistuese apo edhe duke planifikuar zgjerim të mëtejshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përveç nxitjeve që ne kemi aplikuar në vitet e fundit, tani lansojmë programin e ri nxitës, i vlefshëm nga 27 marsi 2016.
Për dallim nga vitet paraprake, me Programin e Ri Nxitës, mbështetja nga ana e kompanisë Limak për operatorët ajror pothuajse në të gjitha produktet do të jetë mbështetje me kohëzgjatje dy vjeqare, kjo tregon gatishmëri për përkrahje të qëndrueshme në industrinë e aviacionit civil në Kosovë.
Risi tjetër është skema e kompensimt finaciar në mënyrë progresive në rritjen e numrit të udhëtarëve në shkuarje nga PRN, duke ulur nivelin nga 50,000 e duke filluar me kompensim për të gjitha kompanitë ajrore që do të kenë mbi 25,000 udhëtare në shkuarje.
Element tjetër shumë i rëndësishëm është kombinimi i produkteve nxitëse për hapjen e linjave të reja dhe shtimin e frekuencave të reja në destinacionet ekzistuese, kështu me kombinimet e ofruara sidomos përmes stacionimit të aeroplanëve dhe planifikimit të fluturimeve në kohët dhe ditët me më pak trafik, zbritja totale kalon shifrën prej 30% të të gjitha kostove të shërbimeve të aterimit dhe trajtimit në tokë.