Programi “Teach For Kosova”, mundësi e re për të rinjët e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim informues zyrtarë nga Programi “Teach For Kosova” drejtorin ekzekutiv Egzon Gashi dhe drejtorin e programit Samir Shahin. Në takim ku ishin prezen edhe Nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani dhe Menduh Vlashi Drejtori i DKA-së janë diskutuar mundësitë dhe nevojat e Komunës së Hanit të Elezit për programin “Teach For Kosova“. Programi “Teach For Kosova”, është mundësi për të gjithë të interesuarit që duan të punojnë si mësimdhënës. Sipas zyrtarëve nga Programi “Teach For Kosova” qëllimi i projektit është rekrutimi i mësimdhënësve ose individëve që kanë performancë të lartë në arsim, dhe duan të kontribuojnë në cilësin në arsim. Ne me këtë program synojmë t’i identifikojmë nevojat dhe problemet që kanë komunat. Drejtori i programit Samir Shahini tha se ky program mundëson që përmes trajnimit pesë javësh, personat të cilët kanë një CV të mirë dhe prirje të lartë për punë si mësimdhënës. Ndërsa zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit thanë se cilësia në arsim mbetet ndër prioritete e komunës dhe çdo program që ndihmon arsimin e përkrahimn dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me juve. Të gjithë të interesuarit për aplikim në programin “Teach For Kosova”, mund të klikojnë në linkun më poshtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …