Dialogu

Progresi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm

Progresi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje ligjore të detyrueshme përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët nga bashkëkryesuesit e KPSA-së BE-Kosovë, pas takimit të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Parlamentit Evropian sot në Strasburg. Takimi, i bashkë-kryesuar nga Memli Krasniqi dhe Tonino Picula, u shënua me diskutime gjithëpërfshirëse dhe të frytshme për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë zbatimin e MSA BE-Kosovë, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Në takim u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …