Projekt-ligji vjetor i mbrojtjes i Senatit amerikan do ta shtonte Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore, që kualifikohen për trajnime ushtarake amerikane në mes të tensioneve të rritura në Ballkan. Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, për të cilin Senati është planifikuar të fillojë debatin këtë javë, e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një qasje e tillë do t’i mundësonte Kosovës të merrte rimburësime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s, një listë e vendeve që përfshin rivalin e saj Serbinë. Komiteti vlerëson përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për të mbështetur Republikën e Kosovës ndërsa punon për të zhvilluar dhe përmirësuar forcat e saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizimin, rritjen e ndër-veprueshmërisë dhe përforcimin e aftësisë së Kosovës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride,” thuhet në një raport të komisionit.