Projektet kapitale në Kaçanik hyjnë në fazën finale të implementimit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, u njoftua me ecurinë e punëve komunale, me theks të veçantë implementimin e projekteve kapitale komunale, në takimin e fillimjavës me ekzekutivin komunal.

Në takim u bë e ditur se projektet kapitale komunale tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare të implementimit. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, tashmë është bërë pranimi teknik i punëve në projektin “Sinjalizimi horizontal dhe vertikal në rrugët e Komunës së Kaçanikut”, Finalizimi i punimeve në projektin “Asfaltimi i rrugës në lagjen Pallosh” Biqec, Finalizimi i punimeve në projektin “ndërtimi i rrugës në Lagjen Neziraj” – shtrimi me kubëza i rrugës “Riza Neziraj”. Ndërsa në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut” është bërë shtrimi me shtresë zhavorri në rrugën “Rushit Luta”. Ndërkohë sektori i emergjencave është angazhuar gjatë javës që lamë pas, pas reshjeve që kapluan edhe Komunën e Kaçanikut. Ndërsa në bashkëpunim me policinë, shërbimin e zjarrfikësve dhe kompaninë “ Bifurkacioni” është intervenuar në disa raste të caktuara ku ishte e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …