Projekti i Bibliotekës në Prishtinë

Në 25 shkolla të Kryeqytetit, 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe kanë filluar orën e leximit, një iniciativë për të adresuar krizën e lexim-kuptimit tek fëmijët, bazuar në rezultatet e PISA.

The Library Project Kosova, financuar nga Kryeqyteti, ka trajnuar këta mësimdhënës me strategji moderne të lexim-kuptimit dhe i ka pajisur me libra për lexim të përbashkët, të cilin e zhvillojnë të paktën një herë në javë.

Ky program, i mbështetur në hulumtime shkencore, përmirëson kuptimin, zgjeron imagjinatën, pasuron fjalorin dhe motivon fëmijët të bëhen lexues të përhershëm.

Përmes leximit të thellë dhe diskutimeve, nxënësit zhvillojnë aftësi kritike dhe janë më të entuziazmuar se kurrë më parë për të lexuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …