Projekti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë prezanton Rezultatet e Gradimit të Komunës së Hanit të Elezit

Në një takim të përbashkët të zyrtarëve të lartë të projekti të USAID-it dhe të Komunës së Hanit të Elezit, prezantohen Rezultatet e Gradimit të Komunës së Hanit të Elezit. Në takimin përmbyllës të këtij projektit, Jeton Cana nga USAID-i, Afërdita Mekuli drejtor i projektit të USAID Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse si dhe  Agim Salihu zëvendësdrejtor i projektit USAID TEAM si dhe Avni Sahiti, e njoftuan Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma se që nga kryerja e vlerësimit fillestar në vitin 2019, Komuna e Hanit të Elezit është përmirësuar me 85%. duke shënuar 46 pikë në vlerësimin fillestar, ku komuna është përmirësuar në 77 pikë në vitin 2020, dhe më pas në 84,38 pikë në vlerësimin e kryer në shtator 2021.

Ky raport bazohet në rezultatet e Mjetit për Matjen e Gatishmërisë për Gradim që përfshinë matje sasiore dhe cilësore të arritjeve. Projekti për të matur performancën e komunave ka përdorur 12 tregues (të paraqitur në seksionet e metodologjisë) që mbulon tri fushat kryesore:prokurimin publik, auditimin, menaxhimin e financave publike dhe transparencën.

Ata vlerësuan lartë angazhimin dhe profesionalizmin e zyrtarëve të angazhuar në këtë rezultat duke e radhitur komunën e Hanit të Elezit ndër komunat më të mira nga 15 komuna në kuadër të këtij projekti

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …