Projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisioni i Pavarur për Medie, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita, Bashkimi evropian dhe shoqëria civile. Qeveria argumenton se projektligji synon rregullimin e mediave, ndërsa opozita e akuzon për përpjekje për të kapur mediat dhe për të ushtruar kontroll ndaj tyre. BE, ka shprehur shqetësime, duke vënë në dukje se projektligji nuk reflekton shumicën e rekomandimeve nga një Opinion Ligjor i Këshillit të Evropës. Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, ka deklaruar se janë të vendosur ta votojnë projektligjin ashtu siç është. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Isak Shabani, thekson se kjo është një përpjekje e Vetëvendosjes për të kapur institucionet e pavarura. KPM-ja është e varur financiarisht dhe ndikohet nga politika.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …