Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 pritet të votohet të premten, më 21 dhjetor, në seancën e Kuvendit të Kosovës, konfirmoi për ‘Radion Evropa e Lirë’ Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi, para 10 ditësh, ka debatuar për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por, debati ka përfunduar pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje. Buxheti për vitin 2019 parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.
