Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Projektligji për buxhetin e vitit 2025, sot pritet të shqyrtohet në parim, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Projektligji për buxhetin e vitit 2025, sot  pritet të shqyrtohet në parim gjatë  seancës së Kuvendit të Kosovës. Në Vetëvendosje, thonë se mazhoranca në Kuvend i ka votat e mjaftueshme për miratimin e buxhetit në lexim të parë. Partitë opozitare shprehen kundër këtij buxheti, pasi që sipas tyre nuk është zhvillimor dhe nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se projeksioni buxhetor i pritur për realizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Për këtë ai thekson se si Grup Parlamentar nuk do ta votojnë. Edhe nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj thotë me projektbuxhetin 2025 – nuk ka ndarje të drejtë buxhetore pasi që sipas saj nuk janë marrë parasysh kërkesat e komunave, veçanërisht nga ato që udhëhiqen nga AAK dhe parti tjera opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …