Projektligji për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi duhet të hidhet poshtë

Projektligji për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi duhet të hidhet poshtë

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili sot po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, është kërkuar që projektligji të kthehet në Qeveri. Kemi një peticion me 200 mijë nënshkrime dhe nuk guxojmë ta anashkalojmë këtë vullnet të qytetarëve kundër demarkacionit me Malin e Zi, është shprehur para komisionit deputetja, Pujie Demaku. Anëtari  i këtij komisioni, Zafir Berisha, tha se Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kthehemi në Kuvend atëherë kur e shohim se ka nevojë Kosova. “Diçka që është fituar në luftë, po humbet në paqe” ka thënë ai. Kurse deputetja e Vetëvendosjes,  Albulena Haxhiu-Krasniqi ka thënë se në këtë mbledhje do të duhej të ishte edhe një përfaqësues i Qeverisë, por ajo po  e provokon situatën. Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse, ky projektligj pritet të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që Kryesia e Kuvendit do të caktojë seancën e radhës për këtë javë, ku në rendin e ditës do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …