Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, nuk kanë arritur asnjëherë në Zyrën e Presidencës, ka deklaruar Kryetarja Vjosa Osmani në një konferencë për media, e cila tha se në Presidencë nuk janë dërguar as versionet e para e as ato të fundit. E pyetur se është kërkuar nga shumë akterë të ndryshëm që të kthejnë projektligjin për KPK dhe KPM-në në Kuvend, Osmani ka thënë se ligjet janë dërguar nga partitë politike në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk janë dërguar në Presidencë. Sa i përket Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Vjosa Osmani ka shtuar se AGK nuk ka kërkuar takim me Presidencën, e as nuk ka dërguar shqetësim apo ndonjë analizë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …