Projektrezoluta që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, do të prezantohet më 17 prill në një takim të mbyllur në Kombet e Bashkuara. Për rezolutën përfundimtare, e cila ende është duke u punuar, vendet anëtare të OKB-së do të mund të deklarohen në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë programe të përshtatshme përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen. Ajo i dënon, gjithashtu, veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …