Në njërën nga parashtresat e dorëzuara nga avokati, ku kërkohet lirimi me kusht, i ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmendur faktin se Qeveria aktuale po i shkarkon me radhë zyrtarët e emëruar nga ai. Ky fakt u zbulua në dokumentin që kryeprokurori i Speciales, Xhek Smit, e ka dorëzuar këtë javë si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes, pse Thaçi duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Sipas prokurorisë në Hagë, Thaçi vazhdon të ketë ndikim në politikën e Kosovës. Smith thotë se është e rrezikshme edhe nëse Thaçi lihet të mbrohet në liri, me kusht në një rezidencë të siguruar në Kosovë apo në ndonjë shtet të tretë. Ndërkohë bëhet e ditur se mbrojtja e ish kryetarit të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën për ta lejuar Hashim Thaçin të qëndrojë në disa vende, si vende të treta të mundshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …