leoni

Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor që po mbahet për zgjedhjet parlamentare. “Sot, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar  88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediet dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në komunikuatën e Prokurorisë së Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …