Prokurori i Shtetit ka bërë thirrje që të denoncohet çdo dyshim për keqpërdorim të votës

Prokurori i Shtetit ka bërë thirrje që të denoncohet çdo dyshim për keqpërdorim të votës. Ky institucion ka njoftuar se me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe vënien para drejtësisë të kujtdo që pengojnë mbarëvajtjen e këtij procesi, janë angazhuar 100 prokuror. “Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë” thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …