Prokurori, Rasim Maloku: Në aksionin “Brezovica” kemi ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit e familjarët e tyre

Prokurori, Rasim Maloku: Në aksionin “Brezovica” kemi ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit e familjarët e tyre

Lidhur me aksionin  e quajtur “Brezovica”,  Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur një konferencë për medie.  Prokurori i çështjes,  Rasim Maloku, ka thënë se nga ky aksion kanë ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit dhe familjarët e tyre. Ai ka paralajmëruar se ky nuk do të jetë aksioni i fundit. Ne kemi zbatuar një urdhër në disa lokacione, 4 persona janë në kërkim pasi nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa prova matertiale, vetura e armë. E rëndësishme është se gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetor deri më tani, nga të dhënat financiare që kemi siguruar, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale. Ky proces do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, ka thënë Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …