Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Prokurori i Shtetit: Asnjë rast penal lidhur me procesin e rivotimit në komunën e Burimit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në ora 20:30, në rivotimin për kryetar të komunës së Burimit, janë raportuar vetëm 4 raste lidhur me këtë proces zgjedhor. Pas marrjes së informatave se një anëtar i një subjekti politik në Burim, ka dhënë para për të blerë vota, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari, ndërkaq rasti është iniciuar me raport të veçantë për procedim të mëtejshëm. Ndërkaq, pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët, të cilët kanë përcjellur për së afërmi procesin e rivotimit, rezulton se nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor. Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të përcjellë situatën deri në përfundim të procesit zgjedhor si dhe për çdo rast do të njoftojë opinionin. Prokurori i Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këtë proces të rivotimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …