RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori Special amerikan, Jack Smith, i cili udhëhoqi dy hetime penale për kryetarin Trump, dha dorëheqjen zyrtarisht

Prokurori Special amerikan, Xhek Smith, i cili udhëhoqi dy hetime penale për Presidentin e zgjedhur Trump, dha dorëheqjen zyrtarisht nga Departamenti i Drejtësisë  të premten, sipas një dokumenti gjyqësor, prokurori Special përfundoi punën e tij dhe dorëzoi raportin përfundimtar konfidencial më 7 janar 2025 dhe u nda nga Departamenti më 10 janar. Jack Smith, prokurori federal i cili akuzoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për komplot për t’i përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, është njeriu që i çoi në paraburgimin e Gjykatës Speciale ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dorëheqja e Smith-it, e paralajmëruar më herët, shënon përfundimin e një kapitulli të tensionuar për Departamentin e Drejtësisë, gjatë të cilit Trump u përball me akuza penale historike. Të dyja çështjet e ngritura nga Smith hasën pengesa: çështja për dokumentet u hodh poshtë nga Cannon, ndërsa çështja për zgjedhjet e 2020 u shty nga Gjykata e Lartë, duke rezultuar në një vendim që konfirmoi imunitetin e gjerë presidencial.

Kontrolloni gjithashtu

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim të jashtëzakonshëm në Ferizaj

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim …