Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë mbajtur konferencë për media lidhur me arrestimet e sotme në Mitrovicë, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se operacioni ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. “Janë përfshi 3 lokacione, janë kryer bastisje dhe kontrolle për veprat penale organizim të grupit kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Personi i dytë i kërkuar nuk është gjetur në vendet e kontrolluara. Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni ka arritur të konfiskoj 6 armë, prej tyre 2 zyrtare por edhe gjëra të tjera”, tha Kelani. Ndërkaq, Prokurori, Sylë Hoxha, tha se “me 14 tetor është marrë vendim për zgjerim hetimesh edhe për dy zyrtarë policorë të veriut”. “Njëri është arrestuar dhe tjetri është ende në kërkim. Hetimet janë zgjeruar për veprat penale organizim ose pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. E kam intervistuar personin e arrestuar dhe kam kërkuar masën e paraburgimit për të. Sylë Hoxha tha se në veri ekzistojnë grupe kriminale që udhëhiqen nga Milan Radoiçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …