Bulliqi

Prokuroria do të marrë masa ligjore, nëse kryetari, Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet e komunës së Besianës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se do të marrë masa konform dispozitave ligjore, nëse konfirmohen deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi, se kryetari Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet për ndërtime e rrënimet në Komunën e Besianës, Prokuroria është duke shqyrtuar deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, tashmë i shkarkuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, se është penguar nga ky i fundit në kryerjen e detyrave zyrtare. Mulliqi e ka akuzuar të parin e komunës për ndërhyrje në vendimet për ndërtimet në zonën e Orllanit, në reagimin e tij pasi Bulliqi e shkarkoi nga detyra të martën. Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …