Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e avokatët i dorëzuan gjykatësit të procedurës paraprake, parashtrimet me shkrim kundër krerëve të UÇK-së

Autoritete të Gjykatës Speciale, në Hagë kanë njoftuar se në çështjen gjyqësore penale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi palët ia kanë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake, parashtrimet e tyre me shkrim. Këto parashtrime kanë të bëjnë me pikat faktike për të cilat ata pajtohen. Gjykatësi i kishte urdhëruar t’i bënin parashtrimet në përputhje me rregulloren, sipas së cilës ai duhet të evidentojë pikat për të cilat prokuroria dhe mbrojtja pajtohen. Gjykata  ka   sqaruar se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 18 nëntor, prokurori ka dorëzuar një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që prokuroria synon t’i thërrasë gjatë procesit gjyqësor. Gjykatësi i procedurës paraprake miratoi pjesërisht kërkesat e Thaçit dhe Selimit,  për apelimin e dy vendimeve të mëparshme të gjykatësit të procedurës paraprake, ku autorizonte prokurorin të ndryshonte listat e dëshmitarëve dhe të provave materiale”, është thënë në njoftim. Zyra e Prokurorit më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata paragjykohen  për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …